VIDEO/ Arben Ahmetaj bën postimin e fundit si ministër i Financave: Kam një dedikim ndryshe për "ushtarët" e panjohur të ekonomisë tonë

17 Janar 2019, 12:15Ekonomia TEMA

Arben Ahmetaj ka bërë postimin e fundit si ministër i Financave.

Ai shprehet se sot ka një detikim për të gjithë bashkëpuntorët të cilët ai i quan ” “ushtarët e panjohur të ekonomisë dhe financave.

Ndër të tjera Ahmetaj shkruan:

“Sot mund të flisnim shumë për sfidat, arritjet, vështirësitë dhe sukseset e ekonomisë, që kanë qenë jo të pakta, as pak të larmishme përgjatë tre viteve në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Por shifrat janë aty, flasin vetë për diferencën dhe arritjet. Për rritjen ekonomike me mbi katër herë, për punësimin, tregtinë, investimet, konsumin, të ardhurat, për konsolidimin fiskal, apo lehtësimin e ngarkesës fiskale vit pas viti për sipërmarrjet shqiptare.

Prandaj kam një dedikim ndryshe, për ata që shpesh i quaj “ushtarët e panjohur të ekonomisë e financave”, që e kanë pasur sfidën cdo ditë mbi tryezën e punës dhe aspak kohë për të njohur arritjet.

Gjithësecilit prej jush, Faleminderit!”, nënvizon Ahmetaj. (TemA)

1 komente në “VIDEO/ Arben Ahmetaj bën postimin e fundit si ministër i Financave: Kam një dedikim ndryshe për “ushtarët” e panjohur të ekonomisë tonë”

  1. Hajro Limaj says:

    IK MORE ZHDUKU NGA TELEVIZORI SE TI U SHKATERROVE JETEN 650 MIJE PENSIONISTEVE .U HOQE EDHE INDEKSIMIN 3 % TE PENSIONEVE PER VITIN 2019, DUKE U VARFERUAR AKOMA ME SHUME,TE CILET FLASIN ME VEHTE NE TORTUARE DHE NUK MARRIN DOT AS ILACET QE SHUMICA NUK RIMBURSOHEN.
    JU NUK KENI GJAK SHQIPTARI DHE NDJENJA NJEREZORE.SE PO TE KISHIT NUK DO TU ZINTE GJUMI PER KETE DRAME EKONOMIKE DHE FINACIARE TE SHTRESAVE TE VARFERA, PENSIONISTEVE DHE SHTRS SE MESME.JUVE NUK JU LIDH ASGJE ME TE MAJTEN ,POR MEPASURIMIN TUAJ DHE TE GRUPEVE QE JU RRETHOJNE.PRANDAJ EDHE TE MAJTET TANI JU URREJNE.U ANKUAM NGA E DJATHTA DHE JU DOLET ME TE KEQINJE SE ATA.POR KOHA DO TU DENOJE JO VETEM MORALISHT,SE KETE DENIM E KENI MARRE PERJETESISHT,POR INSHALLAH SA ME SHPEJT EDHE LIGJERISHT ME SPAKUN.
    Hajro LIMAJ
    DREJTOR I INSTITUTIT TE POLITIKAVE TE SIGURISE KOMBETARE (ojq)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje