Dekretet e presidentit, Ruçi: Meta të mos veprojë sipas orekseve partiake, kam pritur që ai të zbatojë Kushtetutën

18 Janar 2019, 11:53Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka komentuar përplasjen mes Presidencës dhe qeverisë në lidhje me mos dekretimet nga Ilir Meta. 

Në një komunikim me gazetarët Ruçi u shpreh se “Meta të mos veprojë sipas orekseve partiake dhe se kur të ngrihet gjykata Kushtetuese dhe të shprehet për dekretet ne do heshtim”.  

Në tej teksa  u pyet nëse ishte penduar për votën pro zgjedhjes së Metës president, Ruçi u shpreh se nuk ishte bërë pishman për këtë zgjedhje. 

“Nuk vendos në diskutim a ka të drejtë Presidenti apo jo, Kushtetuta thotë se Presidenti duhet të shprehet me dekret. 

 Do të thotë se edhe kur jep ose pëlqimin duhet të ketë dekret, se është kompetencë e kuvendit që të shprehet si me pëlqimin edhe për mos pëlqimin.  

Kur të ngrihet gjykata të Kushtetuesja të shprehet ajo dhe ne të heshtim të gjithë. 

 Absolutisht nuk jam bërë pishman.  

Por nuk kam pritur që presidenti të operojë sipas orekseve politike, elektorale apo partiake të asnjë pale.  

Kam pritur dhe pres që Meta të zbatojë Kushtetutën.  

Edhe për kthimet e ligjeve është në kompetencat e tij”- tha Ruçi.

Ndërkohë i pyetur nga gazetarët pse në qeverisjes nuk ka anëtarët të Partisë Socialiste, por ministra që vijnë nga jashtë kësaj force politike, Ruçi është përgjigjur se ka ikur koha e partisë shtet.

“Sistemi që lamë pas ishte sistemi i partisë-shtet. Sistemi që jemi është sistemi i partisë në pushtet, kjo s’do të thotë që kur është kjo parti në pushtet, s’do të thotë që të jenë anëtarët e forumeve në pushtet.

Çdo parti që vjen në pushtet, nuk vjen vetëm me votat e anëtarësisë së vet, por i duhen mbi 700 mijë vota.

Motoja e asaj partie ka qenë bashkëqeverisje me qytetaret, kështu që është brenda filozofisë se alternatives që ka marrë gjatë fushatës”, tha Ruçi. (TemA) 

4 komente në “Dekretet e presidentit, Ruçi: Meta të mos veprojë sipas orekseve partiake, kam pritur që ai të zbatojë Kushtetutën”

  1. BRSS says:

    PO KY TEDI BLUSHI ÇA PIDHIN E MOTRES SE TIJ KERKON NE PRESIDENCE KY ZAGAR NUK DI TE FSHIJ QURRET JO TE JAPI MENT TIP BYTHQIRI

    1. Rama po qeverise says:

      Brss, fol shqip se e shkerrdheve shqipen ??????

    2. Kalec Dega says:

      U cna the o beu yne, ty kena me t’ba President neser.. do ti zesh venin mikut dhe shokut te PP Ilir Meta..

  2. Eri says:

    C’fare fytyrash..ashtu surratesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje