Donald Trump ka udhëzuar avokatin e tij të gënjejë Kongresin?

18 Janar 2019, 19:06Bota TEMA

Presidenti amerikan Donald Trump ka udhëzuar avokatin e tij të gënjejë Kongresin lidhur me përpjekjet për të ndërtuar një kullë Trump në Moskë.

Të enjten “BuzzFeed News” njoftoi se dy zyrtarë federalë të zbatimit të ligjit, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, janë burimi i informacionit lidhur me presidentin dhe ish-avokatin e tij Michael Cohen. Burimet thonë se zoti Cohen i ka thënë Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller se Presidenti e pati udhëzuar atë të gënjente Kongresit rreth marrëdhënieve të zotit Trump me Rusinë.

“BuzzFeed” njofton se dy zyrtarët federalë janë “të përfshirë në hetimin lidhur me këtë çështje”.

Po sipas shkrimit, zoti Trump dhe dy fëmijët e tij, Ivanka dhe Donald Jr. “kanë marrë rregullisht infomacioneve të hollësishme rreth çështjeve të lidhura me pasuritë e paluajtshme, prej zotit Cohen i cili ishte ngarkuar me këtë projekt”.

Në të njëjtën kohë që zoti Cohen i ofronte zotit Trump informacione rreth negociatave me Rusinë, zoti Trump ishte angazhuar në zgjedhjet presidenciale. Ai ka mohuar të ketë patur ndonjë marrëveshje biznesi me Rusinë.

“Pretendimi se Presidenti i Shteteve të Bashkuara mund të ketë kryer një akt të paligjshëm përpara komisionit tonë në një përpjekje për të kufizuar hetimin dhe mbuluar marrëveshjet e tij të biznesit me Rusinë është ndër më seriozët deri më tani”, shkruante në një postim në tweeter ligjvënësi Adam Schiff. “Ne do të bëjmë gjithçka është e nevojshme për të gjetur nëse kjo është e vërtetë.”

Ligjvënësi Joaquin Castro në një postim në Twitter shkruante se nëse shkrimi i publikuar nga “BuzzFeed” është i vërtetë, zoti Trump “duhet të japë dorëheqjen ose të nisn procedurat për shkarkimin e tij”.

Në artikullin e tij, “BuzzFeed” shkruan se mësoi rreth përpjekjeve të zotit Trump që zoti Cohen të gënjente Kongresin “përmes intervistave me dëshmitarë të shumtë nga organizata Trump, email-e të brendshme të kompanisë, mesazheve telefonike si dhe dokumenteve të tjera”.

Ndërkohë të mërkurën Rudy Giuliani, një nga avokatët e zotit Trump, pranoi se disa zyrtarë të fushatës së zotit Trump mund të kenë bashkëpunuar me Rusinë për ta ndihmuar atë të fitojë, por tha se vetë zoti Trump nuk është i përfshirë në këto përpjekje.

Të enjten zoti Giuliani u përpoq të sqarojë deklaratën e tij duke thënë se: “unë përfaqësoj vetëm Presidentin Trump dhe jo njerëzit e fushatës së tij. Nuk ka asnjë lloj marrëveshjeje të fshehtë nga ana e Presidentit Trump të asnjë mënyre a forme. Gjithashtu nuk jam në dijeni nëse mijëra njerëz të fushatës së tij kanë bashkëpunuar në mënyrë të fshehtë.”- tha ai.

2 komente në “Donald Trump ka udhëzuar avokatin e tij të gënjejë Kongresin?”

  1. Zigur Qarri says:

    Mashtrimi i Donald Trump,nuk eshte as 1% e mashtrimit te Edvin Rames,qe genjen dhe vetem genjen,haptazi,pa ju dridhur qerpiku fare.Dikur prishej paksa ne fytyre kur genjente,dhe kuptohej,
    kurse tani normal fare,as skuqet dhe as zverdhet .Pothuaj e gjith”rilindja” dhe zyrtaret shtetrore gjenjejn me urdher te Kryeministrit,megjithate asgje nuk i ka ndodhur deri tani.

    1. Gjon says:

      A ti je koqe oO zigur mavria

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje