Grupi Balfin shpall fituesin e edicionit të tretë “Ideja Jote për Biznes”, ja projekti inovator që ia doli mbanë

18 Janar 2019, 12:14Ekonomia TEMA
Grupi Balfin shpall fituesin e edicionit të tretë “Ideja Jote

Edmond Marku, me projektin e “Kompaktorit Ekologjik”, u shpall fituesi i edicionit të tretë të konkursit “Ideja Jote për Biznes”, të kthyer në një traditë tashmë në Grupin Balfin.

Marku arriti që të shpallej fitues ndërmjet 25 konkurrentëve që ishin kualifikuar në fazën e parë nga qindra aplikues dhe tashmë, përveç një suporti financiar, do të ketë edhe konsulencën e vazhdueshme të ekspertëve të Grupit Balfin, për të ndërtuar një plan ambicioz biznesi dhe për ta vënë në jetë projektin e tij.

Një pjesë e mirë e aplikuesve dhe të kualifikuarve për këtë vit kishin ardhur nga Kosova dhe Maqedonia, duke shënuar një rritje me rreth 20% të aplikuesve, në krahasim me një vit më parë.

Idetë për biznes, në këtë edicion të tretë të zhvillimit të konkursit, e kishin kryesisht fokusin në fusha si IT (Aplikacione, Software etj), Ndërtim, Turizëm, Ndërmjetësim, Riciklim, Edukim, Shërbime, Siguri, etj.

Ideja fituese, pra ajo e “Kompaktorit Ekologjik”, konsiston në riciklimin e lehtë të mbeturinave, falë kombinimit të prakticitetit me dobinë e riciklimit. Kompaktori ekologjik është një makineri që kombinon më së miri këto dy karakteristika. Përveç ruajtjes së mjedisit, kjo iniciativë inkurajon qytetarin që të riciklojë përmes një sistemi nxitjeje. Në vetëm pak hapa, duke vendosur kanaçet, shishet plastike dhe shishet e qelqit në hapsirat përkatëse të makinerisë, qytetari mund të marrë kuponin që mund ta përdorë për blerje në biznese të ndryshme.

Çfarë është “Ideja Jote për Biznes”?

Programi “Ideja jote për Biznes” identifikon sipërmarrësit me idetë më premtuese përmes një procesi konkurrues, duke ofruar shpërblime për fituesit dhe ndihmë intensive follow-up.

“Ideja jote për Biznes” është një program që shndërron ide të mëdha në biznese të mëdha. Përmes një tradite të përvitshme, ky program ndihmon sipërmarrësit shqiptarë që kanë një ide biznesi, që të ndërtojnë një biznes të mirëfilltë.

Fitues i edicionit të vjetëm u shpall Enea Jorgo me projektin e tij “Select App”. Bëhet fjalë për një platfomë dixhitale e cila operon si B2B ndërmjet furnitorëve dhe bizneseve të pakicës. Kjo platformë dixhitale përfshin një aplikacion për IOS /Android si dhe Web.

 

2 komente në “Grupi Balfin shpall fituesin e edicionit të tretë “Ideja Jote për Biznes”, ja projekti inovator që ia doli mbanë”

  1. Xiii says:

    Si ide e kopjuar ne perendim me duket

  2. Sit back and relaks■●▪ says:

    cdo supermarket ne perendim ka nje makineri te tille ku ti fut shishet apo kanocet dhe makineria te jep parate sipas llojit dhe sasise se kanoceve apo shisheve qe ke futur. kete zakonisht e bejne ata qe jane keq per 25 cent dhe ata qe mbledhin shishe e kanoce neper koshat e plehrave dhe duan te nxjerrin naj lek, gje e cila ska asnje te keqe por qe doja te thoja qe nqs behet fjale per kete inovacion mjafton te porosisesh makinerine ne perendim ose edhe ne kine…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje