Krimet e Rënda nuk kanë prova, zgjasin hetimet edhe me 3 muaj për Saimir Tahirin

18 Janar 2019, 10:57Kronika TEMA

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur hetimet edhe me tre muaj të tjerë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, kjo pasi afati për përfundimin e hetimeve skadoi dje më 17 janar.

Shkak për shtyrjen e hetimeve, sipas Prokurorisë pritet përgjigjja për ndihmë juridike nga Mali i Zi dhe përkthimi i akteve të marra nga Italia.

Hetimet ndaj ish-ministrit nisën në tetor të vitit të kaluar, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur disa herë afat e hetimet, pasi nuk ka mundur të sigurojë të gjitha provat që implikojnë Tahirin në trafikun e drogës me Habilajt.

Vendimi i Prokurorisë:

Ne Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe Arens Çela, Prokurorë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda pasi studiuam aktet e procedimit penal Nr. 134 të vitit 2016,
Konstatuam

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë me iniciativë konform nenit 287 të Kodit të Procedurës Penale ka regjistruar procedimin penal Nr. 313 të vitit 2017 për veprat penale të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 283/a/28 dhe 333/a të Kodit Penal dhe Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, vepra këto të dyshuara si të kryera nga shtetasi Saimir Tahiri, lindur më 30.10.1979.

Në lidhje me këtë çështje janë në hetim dhe subjekte të tjera të dyshuara si bashkëpunëtorë të personit në hetim Saimir Tahiri. Në lidhje me këto fakte penale dhe subjektet e tjera të dyshuara si të përfshira, Moisi Habilaj, Florian Habilaj dhe disa persona të tjerë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, është zhvilluar hetimi në rang të procedimeve penale me Nr. 134 të vitit 2016 dhe 164 të vitit 2017. Konform nenit 79 të Kodit të Procedurës Penale më datë 18.10.2017 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë ka vendosur bashkimin e procedimeve penale me Nr. 134 të vitit 2016, 164 të vitit 2017 dhe 313 të vitit 2017 në një procedim të vetëm dhe konkretisht procedimin penal me Nr. 134 të vitit 2016.

Me procedimin 134/v2016 është bashkuar dhe procedimi Nr.320 i regjistruar bazuar në aktet e procedimit penal Nr. 1901 të Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Elbasan. Kjo Prokurori pas hetimeve të zhvilluara ka vendosur shpalljen e moskompetencës lëndore dhe kalimin e akteve në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda.

Për hetimet që po zhvillohen në funksion të procedimit penal me Nr. 134 të vitit 2016, në datë 17.10.2017 për shkak të bashkimit të procedimeve rezulton të jetë shënuar emri i shtetasit Saimir Tahiri, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, si person që i atribuohen veprat penale të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 283/a/28 dhe 333/a të Kodit Penal dhe Korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

Nga ana e autoriteteve italiane të drejtësisë është arrestuar personi në hetim Moisi Habilaj dhe disa persona të tjerë si të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikimit të narkotikëve kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal”.

Arrestimi i këtyre shtetasve është kryer në funksion të hetimeve që autoritetet italiane të drejtësisë po zhvillonin në lidhje me kapjen dhe sekuestrimin e sasisë prej 3.5 tonësh lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa në territorin e shtetit italian. Konkretisht, nga autoritetet ligjzbatuese italiane, grupit kriminal me organizator shtetasin Moisi Habilaj i janë sekuestruar lëndë narkotike në katër raste.

Rasti i parë është në datë 25.10.2013 ku në vendin e quajtur “Augusta” janë sekuestruar 1650 kg lëndë narkotike canabis sativa, rasti i dytë në datë 27.02.2014 në vendin e quajtur Palogonia ku u sekuestruan 290 kg lëndë narkotike cannabis sativa, rasti i tretë në datë 29.07.2014 në qytetin e Catanias ku u sekuestruan 294 lëndë narkotike cannabis sativa dhe rasti i katërt në vendin e quajtur Risposto ku u sekuestruan 880 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe dy armë luftarake automatike.

Në dijeni të këtyre detajeve dhe me veprime konkrete dyshohet të jetë përfshirë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të grupit kriminal me strukturat e policisë së shtetit, ku dyshohet që një pjesë e përfitimeve monetare shkonin tek ish-ministri i Brendshëm, shtetasi në hetim Saimir Tahiri.

Më datë 10.12.2018 nga ana jonë është dërguar kërkesa për ndihmë juridike Autoriteteve të Drejtësisë të Malit të Zi (në vijim të letërporosive të tjera) dhe akoma nuk janë administruar aktet në ekzekutim të kësaj letërporosie.
Po ashtu, në vijim të kërkesave për ndihmë juridike, më datë 04.01.2019 janë administruar në mënyrë të drejtpërdrejtë aktet në ekzekutim të letërporosisë dërguar Autoriteteve italiane të Drejtësisë më datë 31.12.2018. Këto akte aktualisht po përkthehen në gjuhën shqipe.

Meqenëse afati hetimor mbaron në datë 17.01.2019 është e nevojshme zgjatja e afatit hetimor për 3 (tre) muaj, për të realizuar dhe disa veprime të tjera hetimore si: Administrimi i përgjigjes së kërkesës për ndihmë juridike dërguar në Republikën e Malit të Zi, përkthimi i akteve të administruar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Autoritetet Italiane të Drejtësisë, si dhe kryerja e veprimeve hetimore të tjera që mund të dalin nga dinamika e hetimit.

Vendosëm:
Zgjatjen e afatit të hetimeve në procedimin penal Nr.134 të vitit 2016 në ngarkim të personit nën hetim, shtetasit Saimir Tahiri, për 3 (muaj), nga data 17.01.2019-17.04.2019. Të njoftojë me këtë vendim shtetasin Saimir Tahiri dhe mbrojtësit e tij, të cilët kanë të drejtën e ankimit në gjykatë brenda dhjetë ditëve nga njoftimi.

(TemA)

2 komente në “Krimet e Rënda nuk kanë prova, zgjasin hetimet edhe me 3 muaj për Saimir Tahirin”

  1. Flutura says:

    O trapa, jeni te paafte dhe frikacake.
    Nese nuk keni te dhena e prova, mbylleni ceshtjen se e bete si pelhura e Pebelopes. Megjithese ju nuk e dini c’eshte kjo qe po them.
    Sipas jush, nuk kane limit hetimet. Idiota te kompletuar.

  2. Ke te drejt Flutura ! Met te vertet ne nuk e dim se kush esht Pebelopa ? Por Penelopen e Greqis se lashte e dim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje