Pakti për Universitetin, Bledi Çuçi: Gati punësimi për 50 studentë ekselentë të Universitetit Bujqësor

18 Janar 2019, 12:05Sociale TEMA

”Në ditët e para të janarit kemi biseduar me gjithë stafin e Universitetit Bujqësor dhe kemi bërë një projekt partneriteti i cili është bazuar në 3 shtylla kryesore. E para është punësimi i gjithë studentëve që mbarojnë universitetin, e dyta është financimi i universitetit nëpërmjet mekanizmave që do krijojmë në ministri dhe e treta është kërkimi shkencor”.

Kështu deklaroi sot Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi gjatë prezantimit të Paktit për Universitetin, një takim i organizuar me ministrat e përfshirë në grupin e punës, rektorë, dekanë, pedagogë dhe studentë.

”Në lidhje me punësimin kemi rënë dakord që jo vetëm praktikat mësimore që të gjitha agjencitë e varësisë së ministrisë po ashtu dhe aparati ministrisë është i gatshëm që të pranoj studentët e Universitetit Bujqësor por edhe praktikat profesionale mbas përfundimit të studimeve, të gjitha agjencitë do të vendosen në dispozicion të studentëve ekselentë për praktikat profesionale. Janë 50 vende të lira për 50 studentë që mbarojnë ekselentë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës”, tha Çuçi.

Ai shtoi se, ”përsa i përket financimit po krijojmë atë që ne e quajmë ”fondi i përgjegjësisë sociale” dhe nëpërmjet këtij fondi ne do ndihmojmë me infrastrukturë dhe pajisje Universitetin Bujqësor.Kemi rënë dakord në terma të përgjithshëm që do financojmë kryesisht atë që universiteti e ka shumë të shenjtë që është ferma e universitetit që janë 130 hektarë që Universiteti Bujqësor i ka në dispozicion dhe ne do kontribuojmë drejtpërdrejt në infrastrukturë që atë ta kthejmë në një nga fermat më moderne në Shqipëri”.

”Gjithashtu përsa i përket financimit kemi rënë dakort që ekspertizën e Universitetit Bujqësor ne ta përdorim gjatë kërkesave që ne do kemi për marrje ekspertize në projekte të ndryshme qoftë me donator, qoftë me financim të buxhetit të shtetit. Është një dokument që po definohet, jemi duke u marr me detajet e fundit dhe shpresoj që shumë shpejt do ta konkretizojmë në një marrëveshje midis ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Universiteti Bujqësor të Tiranës”, përfundoi Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi.

3 komente në “Pakti për Universitetin, Bledi Çuçi: Gati punësimi për 50 studentë ekselentë të Universitetit Bujqësor”

  1. Kstrati Group says:

    Qenka hapur tenderi i Studenteve Ekselente !
    Ish ministrja e Arsimit me siguri qe nuk fiton

  2. IVONI says:

    ore ti minister i bujqesise a c`fare je , specialiste ke sa te duash , agranome dhe shume te zote qe punuan me mish e me shpirt , qe arriten rrendimente rekord ne Europe , e tani po matin rruget apo po luajne letra ne lulishtet e qyteteve se para nuk kane as per cigare e kafe . Bujqesia nuk zhvillohet ne auditoret e universiteteve , por ne arrat , , krah per krah me prinderit e rtyre , per prodhimin e farrerave qe do te shtojne prodhimin , per qarkullimin e kulturave bujqesore , plehrimin . luftimin e semundjeve , ujitjen qe eshte kryesore . C`fare punesimi do tu besh ketyre agranomeve ti ?! Do tu japesh karrike ? Do te shtosh taksat e bujkut qe nuk harrin dot te perballoje shpenzimet e punimeve , qe te paguash ata ? Apo do te mjellesh “kanabis” se ja keni marre doren.. ?. Nuk i shihni se tokat kane mbetur djer , se njerezit po shkulen te gjithe nga fshati , drejt Tiranes , per nje jete me te mire dhe ata qe kane mbetur ne fshat nuk kane fuqi , “po vdesin duke shkuar ne pune “..! Ju i vute minat fshatit se bashku me te tjerret para jush dhe zoti ju mallkofte ..!

  3. Dekani i UBT says:

    Daku ke ngatru adrese. Lindita Salca ka master ne drejtesi nga ish UFO dhe duhet te shkoje anej nga drejtesia ene jo nga bujqesori ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje