Ancelotti: Zidane më ndryshoi si trajner, me Milanin vitet më të mira

19 Janar 2019, 21:05Sport TEMA

Ancelotti është një nga trajnerët më fitues në botën e futbollit. Trajneri i Napolit shkroi historinë me Milanin, duke krijuar një ekip të mrekullueshëm, ndërsa riktheu pas shumë vitesh Champions League-n te Real Madridi.

Mes tyre janë dhe eksperiencat me Parmën, Juventusin, Çelsin, PSG dhe Bajernin e Mynihut.

Italiani ka dhënë një prononcim të gjatë për “Corriere dello Sport”, aty ku tregon episode interesante.

Ancelotti e nis me momentin kur zgjodhi të drejtonte Napolin, mikun e tij Arrigo Sachin, me të cilin bisedon dhe diskuton pafund, njeriun që i ndryshoi pikëpamjet e futbollit.

“E mbajta sekret ardhjen time te Napoli, sepse De Laurentis ishte në bisedime të thella me Sarrin dhe nuk kisha ndërmend të përfundoja mes tyre.

Më pyetën për disponueshmërinë time, nëse nuk do të arrihej akordi me Mauricion dhe u dhashë fjalën. Në atë periudhë shprehën interes konkret për mua Napoli dhe Italia.

Në Premier League nuk kishte hapësira dhe unë dëshirojë të kthehesha për të stërvitur çdo ditë. Napoli ishte zgjedhja perfekte.

De Laurentisin e takova për herë të parë në hotel në Romë, kur do të nënshkruaja kontratën, pikërisht ditën që na kapën mediat. Nuk jemi takuar shpesh me të më parë dhe ka ndodhur për arsye të tjera”.

Zidane ndryshoi stilin- “Nuk lodhem kurrë me Sachi-n, ndërsa me një lloj të caktuar futbolli po. Kam kuptuar se nuk ekziston një sistem i vetëm, mund të fitohet në shumë mënyra.

Dëshiron ta dish se falë kujt ka ndodhur kjo gjë? Zinedine Zidane te Juventusi ndryshoi idenë time të futbollit.

Kisha frenuar Parmën të firmoste me Roberto Baggion, i cili kishte një marrëveshje me klubin. Baggio ishte një nga talentet më të mëdhenj të historisë së futbollit italian, por unë kisha në ekip Enrico Chiesa-n dhe Hernan Crespon.

Përgjithësisht kisha një stil futbolli që nuk kishte trekuartist, rolin që Baggio kishte kërkuar. Nëse Bagggio do të kishte ardhur, pasi Zidane ndryshoi karrierën time, do të kisha punuar me shumë kënaqësi me Robin”.

Vitet më të mira-“Tetë vitet te Milani qëndrojnë larg çdo gjëje tjetër, por nëse doni të dini të vërtetën për pjesën tjetër: do të thoja Madridi. Reali është Reali dhe të gjithë trajnerët duhet të kenë shansin të punojnë në një qytet si Madridi”

Champions dhe kampionati- “Anfield është një stadium i komplikuar. Mos harroni që Liverpooli i shënoi tre gola aty City-it të Guardiolës.

Bëmë gjithçka mundëm, kjo është çfarë u thashë djemve në fund. Mos harroni që për pak e barazuam ndeshjen në fund.

U eliminuam për shkak të golit të barazimit të Di Marias në Paris, në një ndeshje ku e meritonim fitoren përballë PSG. Kishim në grupin tonë dy skuadra kandidate për fitimin e Champions Ligës dhe ishim në garë deri në sekondën e fundit.

Seria A? Do të përpiqemi deri në fund që të fitojmë, por nëse Juventusi do të fitojë titullin nuk do të jetë një ndryshim i madh”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje