DOSSIER/ “Arratisen në Greqi se janë të uritur: Krim politik, të forcojmë kufirin!”

19 Janar 2019, 14:08Dossier TEMA

Për shkak të urisë në zonën e Gjirokastrës në fillim të vitit 1947, ishin shtuar rastet e arratisjevedrejt Greqisëpor edhe Amerikës, duke ngitur kështu alarmin për regjimin komunist, pasi arratisja konsiderohej si një prej krimeve politike më të dënueshme.

Dy radiograme shkëmbyer mes drejtuesve të Partisë Komuniste, Manush  Myftiu në Tiranë dhe Mihal Bishës në Gjirokastër, zbulon se arratisjet ishin shtuar vetëm se popullsia nuk furnizohej si duhet me bereqet dhe se masat për mbrojtjeën e kufirit ishin të pamjaftueshme.

 Drejtuesit komunistë propozojnë të forcohej kufiri, të mbahej sekret  ky fenomen dhe të furnizoheshin me bereqet e ushqime gjithë zona, për të frenuar disi arratisjet.

Kujto.al i sjell të plota këto dokumente, si dëshmi e izolimit të paprecedentë të vendit që në vitet e para të regjimit, duke i konsideruar krime politike edhe arratisjet për arsye ekonomike.  

Radjogram

Mihal Bisha

Nr.ekstra

Datë, 4/III/47

Gjinokastër

Muarëm vesh  se nga qarku juaj janë arratisur gjashtë veta nga shkaku i mungesësë bukës. Familjet e tyre dhe të tjerëpërgatiten t’ikin. Ky është n akt politik, andaj të meren me një herë masa me anë të organeve të Sigurimit, tëpolicisë dhe me anën e shokëve në fshatra që një gjë e tillëtë ndalohet.

Na informoni pa vonesë me radjogram se si qëndron puna.

Manush  Myftiu.

PKSH

Komiteti Qarkor për Gjinokastrën

Vdekje Fashizmit Liri Popullit

Nr. Ekstra

Gjinokastër më 6/III/947

Komitetit Qendror të PKSH.

Tiranë

Në lidhje me radiogramin t’uaj Nr.extra datë 4/III/947 ju njoftojmë sa më poshtë:

Gjatë tyre kohëve të fundit kemi pasur 12 veta që  kanëtentuar të arratiseshin për në Greqi; gjashtë prej tyre janëkapur dhe gjashtë të tjerë, n familje, ka ikur.

Ka pasur edhe shenja të tjera. Për t’evituar këto, dy masa janë të domosdoshme: forcimi i kufirit me forca të tjera, me që forcat janë të pakta;

anë furnizimi i regulltë me sende ushqimore e posaçerisht  me bereqet; vajguri e vaj ulliri.

Shenjat për dezertim janë nër elementa që kanë njerëzit e tyre në Greqi e për më tepër  për elementat që kanë njerëzit e tyre në Amerikë, letrat që u vinë këtyre nga Amerika u shkruajnëvazhdimishtë që të shkojnë atje nëpërmejet Greqisë.

U porositën gjithë organet e Sigurimit të policisë dhe organizata afër kufirit që të ketë kujdesi tëposacme nëlidhje me kët.

Me këtë rast u njoftojmë se gjendja në lidhje me mungesën e bereqetit gjatë tij muaji  e posaçërisht gjatë këtyre ditëve të fundit ka qenë mjaftë e vështirë. Edhe sot me anën  në qendrat e N/Prefekturavet popull që presin tëfurnizohen me bereqet jo vetëm në krahinat minoritare por mëtepër në krahinat e tjera.

Për këtë i është raportuar nga ana e Pushtetit Ministrisë Tregtisë por nuk na është përgjegjur. Nërast se nuk na vjen shpejt bereqet gjendja ka për për t’u vështirësuar edhe më; kjo pengon gjithëpunën e posaçërisht ne lidhje me mbjelljet.

Me që parashifet që këto ditë të vijnë në qarkun tonë edhe komisioni UNOS që ndodhet në Greqi, në bazë tënjoftimeve që ka Seksioni i Sigurimit, për të mos pasur grumbullime në qendra propozojmë dhe e shikojmë tëdomosdoshme të ndërmjetësohet pranë Minsitrisë Tregtisëtë na furnizojë rregullisht e shpejt me sasitë e nevojshme tëbereqetit.

P. Komitetin Qarkor

Mihal Bisha

Firma(kujto.al)

6 komente në “DOSSIER/ “Arratisen në Greqi se janë të uritur: Krim politik, të forcojmë kufirin!””

  1. Flm says:

    Ooooopa, prap histori emigrimi drejt Greqis per shkak te urise ????
    Se ketu Arnautat na thone qe e mbanim Greqin me miell Shqiptar.

    1. Doni says:

      @Flm. Para komunizmit ore debil ju mbanim me buke. Ketu behet fjale pasi hyri komunizmi. Ku Enveri bashke me bandat partizane pasi i vodhen tokat dhe bagetite e shqiptareve i vodhi dhe mbi 300 ton flori. Ku nje pjese i futi ne xhepat e tij dhe nje pjese e dergoj ne Jugosllavi. Keto spo i them nga vetja ime. Por jane procesverbalet qe gjenden ne arkiven shtetrore. Sa kishim florit dhe pasurite te trasheguar nga perandoria Osmane jo 200 gomere nga ju por dhe e gjithe Greqia te vinte e mbanim me buke.Por komunizmi fatkeqesisht ndryshoj fatin e shqiptareve.

  2. uhahahaaaaaa says:

    Uhahahahahaaaaaaaaaaaaaa ne ’47 vazhdonte Lufta Civile ne Greqi! Askush nuk donte te shkonte atje, se mund te hante koken. Mesa sqarohet ketu shume qarte, familje te varfra qe kishin njerez ne Amerike donin te shkonin atje (jo ne Greqi). Po ashtu shume familje greke ne Greqi kerkonin te iknin ne Amerike. Ku eshte “cudia” ketu? Kohe te veshtira te pasluftes per gjithe popujt e Evropes, kohe varferie e veshtresie. Pastaj nje gje mos harroni, deri ne 1948 kufinjte ishin te hapur dhe njerezit mund te shkonin e te vinin lirshem. Natyrisht me Greqine kishte me shume probleme, per shkak te Luftes Civile qe zhvillohej atje dhe per shkak te provokimeve te monarko-fashisteve greke ndaj Shqiperise. Pas 1948-s kufinjte u mbyllen dhe levizja ishte sipas rregullave strikte shteterore.
    Kjo “kujto.al” eshte pak a shume si “jeta osht qejf” ? ? ?

  3. jon says:

    Disa gjera s’jane te veshtira te kuptohen. Kur shkruhet per kohen e monizmit qellimi eshte qe te thone pjese se te vertetes dhe ti mbajne njerezit te ndare ne 2 kampe. Pro dhe kundera. Pra kufijte jane ndare , cdo grup e shikon shkrimin sipas botkuptimit te tij. Te 2 grupet perdorin te njejtat metoda. Ofendimet dhe te sharet kur eshte e ditur dhe shume e thjeshte te kuptohet se kejo metode sbie asnje te mire per asnje. Thjeshte eshte shprehje e egoizmit te theksuar personal. Nqs merr si shembull djepin e komunizmit Rusine, propaganden antikomusiste e drejton shtypi perndimor me qellim percarjen e Rusise, ata gjithmone bombardojne se Stalini , apo mbas Stalinit sistemi ishte i temerrshem diktatorial. Kejo eshte pjeserish e vertete. Por qellimi i qeverise ruse duke ditur opinionin publik ( pro dhe kundra) perpiqet te ndjeke nje vije moderuese per te mbajtur vendin te bashuar. Ne Shqiperei ndodh e kunderta. Propaganden percarese per te kaluaren e beje vete shqiptaret pa ndihmen e askujt. Duket se urrejtja me e madhe per shqiptarin eshte shqiptari , pavaresisht se ne kete menyre te gjitha faktet tregojne se ecim mbrapa. Por per te kaluaren disa mendoj se jane fakte te padiskutueshme. Pavaresisht se disa thone perparimet ekonomike. arsimore, qetesine qytetare etj etj si e tregon edhe fotografia edhe artikulli, Shqiperia ishte pa diskutim nje kap perqendrimi. Te gjitha faktet vertetojne kete. Menyra se si njerezit u larguan ne 93 e verteton kete. E verteton ket gjithashtu artikulli se gjeja minimale qe duhet te besh ne kamp perqendrimi eshte qe te pakten njerezit duhet ti ushqesh. Ne kampet e perqendrimit njerezit duhen te hane , te vishen njelloje, te punojne pothuaj 7 dite, ta fillojne punen kolektive qe ne shkollen fillore etj. Mundesa e lirise ishte e theksuar. Kush e mohon? Pavaresisht se mendoj se vete Enveri dhe pas tij bene perpjekje te medha per ta rregulluar sistemin. Por kejo ishte e pamundur. C’do gje ishte ngritur ne themele te gabuara dhe destinacioni ishte vetem shkaterrimi. Problemi ishte si do shkaterroheshim. Sigurisht disa thone “ah nqs se sdo ishte Enveri ku do ishim ne sot”. Kejo eshte perseri utopi, perderisa njerezit vazhdojne ta shikojne Shqiperein vetem nga kendveshtrimi ekonomik. Te 2 sistemet shikojne nga i njeti kendveshtrim, vetem ekonomik dhe kejo se nxjerr asgjikund. Por nga ana tjeter Shqiperia ne 93 ishte gati si shume vende te botes per nje zvillim te madh. Por per arsye te elites se re edhe kete moment perseri e humbem. Perseri te gjithe e pane nga kenveshtrimi ekonomiko- financiar. Te kritikosh te kaluaren nga pozita e sotme eshte absurditet me i madh. Pervec lirise se shfrenuar dmth vrasim dhe shajme njeri tjeteri seshte asnje parameter se Shqiperia eshte me mire sot sesa dje. Mbase do na duhe 40 vite si Moses ne shkretetire qe te arrijme dica. Kemi akoma 15 vite per te pritur.

    1. ca po thua says:

      Sa klase shkolle ke mor Jon derdimeni ?

  4. V.F.L.P says:

    Po te mos kishte kaq shume mjete informacioni dhe per ata qe ikin sot ne Gjermani,France,Angli etj do thoshin mbas 50 vjetesh se ata iken se s’kishin per te ngrene,se po vdisnin rrugeve per buke….!!!!! Po ku ishin ballistet pse fshihnin grurin pse fshihnin misrin “patriotet”e medhenj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje