FOTOT: Të fshehur në tenxhere me fasule, kapen tre celualrë në burgun e Lezhës

19 Janar 2019, 14:59Kronika TEMA
FOTOT: Të fshehur në tenxhere me fasule, kapen tre celualrë

Ditët e fundit në Burgun e Lezhës, policia e burgjeve mes sendeve që tentoheshin të futeshin në qeli, ka zbuluar se në një tenxhere ishin fshehur 3 celularë dhe aksesorët përkatës.

Tenxherja ishte e mbushur me gjellë (fasule) dhe poshtë kishte një fund të dyfishtë.

Punonjësit e policisë së burgjeve i kanë bërë një kontroll të imtësishëm, dhe kanë mundur të zbulojnë celularët e fshehur, megjithëse fundi i dyfishtë ishte maskuar shumë mirë.

Materialet e çështjes i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për të vijuar hetimin e kësaj çështjeje dhe zbulimin e autorëve të saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje