Interi ndalet nga Sassuolo në "San Siro"

19 Janar 2019, 23:55Sport TEMA

Çfarë gafe e Interin në sfidën e parë të 2019-ës në Serinë A! Zikaltrit, edhe pse luanin para publikut të tyre në “San Siro” e patën trë pamundur t’i shënonin qoftë një gol Sassuolos, duke barazuan me rrjeta të paprekura.

Por jo vetëm kaq, Interi duhet të përgëzojë portierin Samir Handanovic, që gola të sigurt, siç ishte rasti me kokë i Kevin Prince Boteng në minutën e 55-të, ndërsa në pjesën e parë ishte më pranë golit Locatelli.

Duket se edhe përplasjet e fundit mes Wanda Naras dhe drejtuesve të Interit kanë ndikuar negativisht në formën e Mauro Icardit, që nuk tregoi asnjë nga cilësitë e tij në këtë sfidë.

Interi mbetet në vendin e tretë me 40 pikë, por Napoli i vendit të dytë, nëse do të fitojë me Lazion do të krijojë një distancë më të ndjeshme me zikaltrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje