A duhet të ketë mësime për masturbimin në shkolla që 8 vjeç? Ja deklarata e ekspertes që shkaktoi reagime nga prindërit në rrjet

20 Janar 2019, 13:39Sociale TEMA

E ftuar në shfaqjen “This Morning” së fundmi ishte ekspertja e edukimit seksual dhe kërkimit në pornografi, Kate Dawson.

Ajo u shpreh se edukimi në shkolla për këto tema duhet të jetë më intensiv dhe më i hershëm. Por deklarata e saj që mësimet për masturbimin në shkolla duhet të fillojnë që në moshën 8 vjeçare, nuk është pritur mirë nga publiku.

“Shumica e punës sime është në shkollat 9-vjeçare, por kur shkojmë në shkollat fillore, mendoj se është vertetë e rëndësishme të flasim për sa normale është te eksplorosh trupin tënd në hapësirën private, nëse është diçka që do ta bësh dhe se mund të të bëjë të ndihesh mirë. Takojmë shumë vajza të reja që ja shpifin organet e veta gjenitale. Kur tregojmë penisin, të gjithë qeshin, ndërkohë kur tregojmë vulvën, dëgjon “Oh zot, është e shpifur.” Mendoj se ka shumë presion tek vajzat e reja që organet e tyre gjenitale të duken në një mënyrë të caktuar”, u shpreh Kate.

Ndërkohë e pyetur pse masturbimi është i rëndësishëm për t’u trajtuar si temë, ajo u shpreh se është diçka që shumica e njerëzve e bëjnë, por vetëm djemtë ndihen rehat kur flasin për të.

Komentet në rrjetet sociale mendojnë se kjo është shumë e papërshtatshme, sepse fëmijët janë shumë të vegjël për tema të tilla.

“Jo faleminderit, nuk dua që fëmija im i vogël të mësojë për masturbimin. A mund t’i lini fëmijët të jenë fëmijë?”

“Po sikur t’i mësojmë fëmijëve rrezikun e thikave, si të gatuajnë vakte të shëndetshme, sit ë respektojnë veten dhe të tjerët?? Ndoshta mësojini si të menaxhojnë paratë dhe të jenë të pavarur!! Lërini të jenë fëmijë!!”

Këto ishin disa nga komentet, të cilat vazhdojnë të shpërndahen.

2 komente në “A duhet të ketë mësime për masturbimin në shkolla që 8 vjeç? Ja deklarata e ekspertes që shkaktoi reagime nga prindërit në rrjet”

  1. Kaonia says:

    E u qifsha ropt me gjithe keto mesime, po do ta mesojne vete si gjithe bota siç kane bere te paret tane pellazget.

  2. Merturi says:

    Çfarè filozofije !!! ,lerni more rinin ta gezojne lirin e nanes natyrè.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje