INTERVISTA/ Idea e Ramës për Konfederatën me Kosovën, Paskal Milo: Është i parakohshëm bashkimi, duhet kujdes. Zgjedhjet me proporcional kombëtar

20 Janar 2019, 19:10Politika TEMA

Nga Fernada Cenko, TemA Javore

Ish-shefi i diplomacisë  shqiptare, Paskal Milo, nuk e fsheh kundërshtinë për idenë e një Konfederate me Kosovën, tezë që Edi Rama po e elaboron mjaft hapur.

Milo, në një intervsitë për TemA, deklaron se kjo ide është e parakohshme dhe kritikon kreun e qeverisë.

Milo, i cili në zgjedhjet e shkuara lokale ishte në formacion politik me LSI-në, deklaron se nuk e ka vendosur ende se me kë d të bëjë koalicion.

Kreu i PDS-së analizon edhe situatën brenda së majtës, pas disa kritikave të ardhura për qeverinë nga ish-deputetë të Ps-së si Arta Dade…

Sa i takon Kodit Zgjedhor, Milo nuk është aspak optimist se partitë e mëdha do të bejnë levizje në Kod për të favorizuar të vegjlit në politikë.

Milo, marrja e postit të Ministrisë së Jashtme nga Rama, nëse Meta e dekreton, do e bëjë më aktive dipomacinë e Jashtme? Apo për shkak të karakterit pak konfliktual të komunikimit të Ramës edhe diplomacia jonë e re do të ketë këtë format?

Rama edhe si kryeministër e ka patur dhe e ka detyrë kushtetuese përgjegjësinë në hartimin e zbatimin e politikës së jashtme. Duke marrë edhe postin e ministrit të Punëve të Jashtme patjetër që roli i tij bëhet më aktiv dhe më i drejtëpërdrejtë në marrëdhëniet me jashtë. Por nuk duhet pritur shumë dhe as ndonjë ndryshim i madh cilësor për dy arsye: e para se kryeministri nuk ka kohë dhe nuk do të merret me drejtimin operativ, të përditshëm të ministrisë së jashtme; e dyta, Rama si kryeministër i ka dhënë ndër vite politikës së jashtme shqiptare stilin dhe frymën e vet, madje edhe shfaqje aspak tradicionale diplomatike. Ndofta disa “inovacione” të tjera do të mund të shfaqen në formën e “dhunimit” të protokollit diplomatik apo edhe të deklaratave e qëndrimeve dykuptimore e rebeluese ndaj vlerësimeve evropiane për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE. Për aq sa kemi parë fjalori diplomatik i Ramës do të spërkatet me më tepër retorikë e frymë polemiste e nuanca sarkazme. Veç në marrëdhëniet me SHBA nuk besoj se do të ketë tejkalime të diplomacisë tradicionale apo edhe me Gjermaninë e Francën.

Nga KM dhe këshilltarë afër tij po lancohet ideja e një Konfederate Shqipëri-Kosovë. Në cilësinë e ish Ministrit të Jashtëm si e shihni?

Idea e konfederatës Shqipëri- Kosovë është shprehur disa herë në deklaratat e Ramës por edhe në disa marrëveshje e veprime të qeverisë shqiptare. Për mendimin  tim është ide e parakohshme, në kundërshtim me qëndrimin aktual zyrtar të Shqipërisë dhe me pozitën juridike-kushtetuese të Kosovës. Realizimi i saj nuk mund të bëhet pa mbështetjen e faktorëve kryesorë ndërkombëtarë dhe nëse do tentohej do të cënonte raportet e brishta gjeopolitike në rajon që mund të kishin rrjedhoja të paparashikuara apo edhe ëndrrën e bashkimit, por që është larg për t’i shërbyer llogarive realiste të ditës.

Po dalin zëra kundër frymës që Rama ka ftur në parti; Arta Dade, Arben Malaj… . Duke qenë i vjetër në politikë, a ka ndryshuar PS-ja nën drejtimin e Ramës?

Zërat kundër Ramës në PS janë shprehur që herët e veçanërisht pas zgjedhjeve të vitit 2009. Ato u përpoqën edhe të grupoheshin (Malaj, Islami, Blushi, etj) e të përfaqësonin një alternativë ndryshe në PS, por dështuan. Reagimet aktuale kundër Ramës po artikulohen nga figura të njohura të PS por që tani janë jashtë strukturave drejtuese të saj. Pesha e mendimit të tyre është e rëndësishme, por nuk besoj se mund të ketë ndikim të madh brënda rradhëve të PS. Aq më tepër që nga brënda vetë partisë nuk duket se ka ndonjë zë kundërshtues. Kjo nuk do të thotë se në PS, duke filluar nga kryesia e saj e më poshtë nuk ka njerëz të pakënaqur e në opozitë me kryetarin e partisë. Me siguri që ka, sidomos nga brezi i përfaqësuesve më me përvojë por që nuk guxojnë të shfaqen sepse kryetari ka edhe gurin edhe arën dhe nuk të fut më në listat e ardhshme për zgjedhjet parlamentare.Partia Socialiste nën drejtimin e Ramës patjetër që ka ndryshuar thuajse në gjithçka me përjashtim të emrit, që edhe ky konkurohet nga apelacioni “Rilindja”. Ka ndryshuar në program, në simbole, në ngjyra, ka humbur simbolikën e përfaqësimit të së majtës tradicionale dhe është çvendosur djathtas, ka humbur frymën e klimën e hershme liberale të debateve e të vendimmarrjes kolektive dhe institucionale.

Nano më liberal?

Nëse më pyesni për Fatos Nanon, ai e ka bërë me kohë zgjedhjen e tij duke u tërhequr me ndërgjegje nga politika aktive. Pra ka kontribuar vetë që të harrohet si aktor politik. Sigurisht jo nga miqtë e shokët. Fatos Nano tani i takon historisë politike dhe do të kujtohet si politikan liberal i të majtës shqiptare.

Ndryshimet e Ramës në qeveri ishin se ju kish ardhur koha për ndryshim, apo?

Kryeministri Rama kishte paralajmëruar me kohë ndryshime në qeveri për në muajin shtator të vitit të kaluar. Por nuk i bëri se qeverisja kishte rënë në rutinën tradicionale dhe mund të vazhdonte edhe më tej, kështu përsa kohë që opozita ende nuk përfaqëson një kërcënim real dhe një alternativë bindëse për ndryshim. Për më tepër shqiptarët janë kthyer në protestues të kafeneve, u ka humbur edhe ai pak nerv opozitar për të protestuar për motive thelbësore të demokracisë e të keqqeverisjes. Në Shqipëri nuk ka sindikata, nuk ka institucion të përfaqësimit dhe të organizimit kolektiv të protestës masive popullore. Partitë opozitare nuk mund të luajnë këtë rol, janë të pabesueshme.

Kemi protesta tashmë, Unaza e Madhe, studentët…

Po u  desh lëvizja studentore dhe në një farë mënyre edhe skandali i tenderimeve në “Astir” që shkundi qeverinë dhe kryeministrin, që shërbeu si një zile alarmi dhe që u bë arsyeja kryesore për rikompozimin e qeverisë. Nuk është arsye e arsyeshme ajo që thuhet se motivi për të ndryshuar qeverinë ishte qëndrimi prej 5 vitesh në detyrë i shumicës së ministrave dhe idea që përmes zëvëndësimit të tyre do ti jepnin impulse të reja qeverisjes. Arsyet e vërteta për lëvizjen e disa ministrave janë tepër të lexueshme në dritën e zhvillimeve më të fundit, por për disa të tjerë mbeten diskrete, në sirtaret e mëndjes së kryeministrit.

Partia Socialiste deklaroi dy ditë më parë se Reforma Zgjedhore do të votohet shumë shpejt në Kuvend. Edhe ndërkombëtarët kanë kërkuar votimin e saj sa më parë. Ju si drejtues partie, jeni informuar mbi ndryshimet e reja ligjore dhe cili është qëllimi i saj?

Ne jemi informuar pjesërisht për ndryshimet e mundshme në Ligjin zgjedhor. Nuk kemi informacion transparent nga opozita se ku qëndrojnë kërkesat e kundërshtitë e saj. Është bërë e njohur se po debatohet për votën e emigrantëve. PD është tërhequr nga kërkesat e saj të panegociueshme për votim dhe numërim elektronik të votave në zgjedhje. Është pajtuar me projekte pilot por si dhe ku nuk dihet.

Ndryshimet edhe po u bënë janë kozmetike. Nuk prekin thelbin e problemit që është domosdoshmëria e ndryshimit të sistemit zgjedhor të imponuar nga PS dhe PD në vitin 2008. Ky sistem monopolizon procesin zgjedhor, përjashton një garë të ndershme e demokratike mes alternativave politike dhe mohon konkurencën mes kandidatëve brënda partive politike duke krijuar diktaturën e kryetarëve. Partia që është në pushtet është shumë e favorizuar nga ky sistem e nga ky Kod për ta ruajtur atë me çkusht. Me sa duket PD pajtohet për të qëndruar gjatë në opozitë.

Kur mbeten dhe pak muaj para zgjedhjeve vendore, cili është qëndrimi i PDS? Do të jeni në koalicion me qeverinë socialiste, apo po shihni dhe mundësitë për koalicion me partitë e tjera?

PDS ka filluar përgatitjet për zgjedhjet. Ndodhet në fazën e seleksionimit të kandidaturave për listat zgjedhore dhe kandidatët e mundshëm për kryetarë bashkie. Përsa u përket koalicioneve është ende herët të shprehemi. Ka opsione të ndryshme. Ne do të vëzhgojmë dhe do të gjykojmë me kujdes e në përputhje me synimet e interesat tona të përfaqësimit do të vendosim në momentin e duhur me modesti dhe pa eufori.

Ka zëra nga opozita që flasin për zgjedhje vendore që mund të mbahen bashkë me zgjedhjet parlamentare. Duke parë dhe zhvillimet e fundit politike, sa gjasa ka që të kemi një skenar të tillë në 2019?

Opozita është në të drejtën e saj që të shfaq opinionet e ambicjet e saj, qoftë edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por duhet të ketë parasysh se retorika e tepruar pa u shoqëruar me veprime bindëse programore  e organizative mund të kthehet në bumerang. Qeverisja socialiste vërtetë është në rënie, por ajo ende zotëron si parti më shumë mbështetje në elektorat. Është e vërtetë dhe e provuar se ndryshimi i pushtetit në Shqipëri më tepër ka ardhur si rezultat i votës kundër ndaj keqqeverisjes dhe jo për meritë të alternativës opozitare. A është ky rast aktualisht? Nuk jam i bindur.

Kemi të bëjmë me një reformë që synon të përmirësojë procesin zgjedhor, apo edhe këtë herë kemi ndryshime ligjore që janë bërë vetëm për të mbrojtur interesat e partive kryesore PD-PS?

E nënvizova edhe më lart, arnimet që rekomandohen të bëhen në Ligjin zgjedhor nuk garantojnë zgjedhje të ndershme. Ato veç rregullojnë disa raporte në konkurencën e dy partive të mëdha, të cilat nga ana e tyre bëjnë çmos që të fitojnë avantazhe paraprake në kurriz të njëra-tjetrës për zgjedhjet. Ky është thelbi i grindjes midis tyre.

Cilin model përkrahni ju: Propocional të pastër, mazhoritar të pastër, të përzierë me propocional kombëtar apo sistemin aktual?

Ne i kemi artikuluar kërkesat tona bashkë me partitë e tjera. Këto janë: sistem proporcional të pastër ose të përzier, heqja e neneve që pengojnë konkurencën brënda partive përmes listave të mbyllura, financim më proporcional mes partive për garën zgjedhore, komisione zgjedhore dhe grupe numërimi të votave apartiake, numërim elektronik të votave në përfundim të procesit zgjedhor.(TemA Javore)

 

27 komente në “INTERVISTA/ Idea e Ramës për Konfederatën me Kosovën, Paskal Milo: Është i parakohshëm bashkimi, duhet kujdes. Zgjedhjet me proporcional kombëtar”

  1. ? says:

    Kosovart ose Dardania nuk e kanë nivelin e inteligjencës së popullsis tonë ndaj na duhet kohë të kuptohemi.

    1. Mo says:

      Konfederate po ama jo bashkim. Shqiperia ka shume grek dhe nuk dua te me vie naj grek nga jugu e tme behet komshi te dera ime. Apo naj jevg! Sorry ama racist nuk jam. Thjesht dua shoqerie homogjene

      1. mb says:

        Ne Shqiperi nuk ka grek, ka njerze te qorentuar, si puna jote.

      2. Iliri says:

        O Mo……? Po di di edhe anglisht a ??? A e di o injo .. se ka pakica ne shumicen e trojeve shqiptare..dhe do gezojne te drejten te gjithe ne SHqiperine Natyrale si ti ne katundin tend ose atje ku je azilant ne EU ! Bashkimi kombetar eshte aspirate e shqiptareve…O injo…(jo armik) per cfare luftuan shqiptaret tash 150 vite ???? Ti mund te kesh edhe genet e deformuara..dhe nje vote e ytja do jete si e atyre qe nuk i do komshinj! Jeni pakica! Do ngrihet Boletini…Ademi…..e duhet te fshiheni……..

    2. Iliri says:

      Kush je ti qe ndan ‘inteligjencen’ sipas katundit tend! Kosova eshte krahine shqiptare e madhe, krahina camerise,laberise devollit Malesise mallakastres..krahinat shqip ne maqedoni, serbi malizi..etj eetj.. ….perfshi edhe katundin tend ..jane Shqiperia jone !!! Te hane mut cdo injorant a tradhetare se do marrin pergjegjen e duhur!

  2. Jimi says:

    Mund qe te paragjykoj, pasi lexova vetem titullin e intervistes! Por nje gje e them me bindje se ju dipllomatet dhe akademiket e brezit tend, keni mbetur peng i klisheve te politikes se shkuar qe nuk na coi asgjekundi! Natyrisht ne jemi nje vend i vogel dhe si i tille nuk pretendojme te bejme politike te madhe. Por kjo nuk do te thote qe tere kohen ne duhet te aplikojme nje politike pritshmenie, pasive, kur per c’do hap te hedhur me patjeter duhet se pari te marrim doren e aleateve tane te medhenj, pavaresisht se sa dashamires jane ndaj nesh. Mendoj se nje nga arsyet e ndryshimit te kreut te dipllomacise tone nga Edi ishte pikerisht kjo. Si ne c’do fushe edhe ne diplomaci sipas rrethanave te krijuara edhe duhet vepruar, ndonjehere edhe duke rrezikuar ,por gjithmon per interes te vendit.
    Shembull kuptimplot eshte politika e Izraelit, popull i cili nga nje komunitet qe po bridhte neper”shkretetire”, arriti te krijoje shtetin e vete, madje qe me politiken e tij te kete rol dominante, jo vetem ne rajonin e lindjes por edhe ne bote! Besoj se ka perenduar edhe per Shqiperine koha e “dipllomateve me kollare”, te cilet zbatonin ne menyre standarte gjithe normat e diplomacise klasike. Realiteti i ri kerkon njertez te rinj dhe nje shkolle te re!

    1. Nik says:

      Plotesisht ne nje mendje me “Jimi”! Paskal Milo ka mbetura pas kalit! Eshte kunder bashkimit Shqiptar! Keshtu duan dhe sllavet e greket si Milua.
      Nik

    2. Bureto says:

      Izraeli ?!
      Nuk është kaq e thjeshtë të flitet për të, për historinë e tij. Një shembull që nuk përkon fare me rastin e Shqipërisë. Po të ishte për izraelitët, ata aspiruan e pritën afro 2000 vjet të krijonin një shtet, aty ku janë sot dhe nuk e bënë dot. Por duhet thënë se, pavarësisht aspiratës së tyre, Izraelin e krijuan interesat e fuqive të mëdha, sidomos interesat e komplikuara të tyre në tregun e naftës në Lindjen e Mesme. Një dorë të fuqishme në favor të tyre qe çmenduria naziste e holokaustit. Kishte një solidaritet botëror në ato vite të mbas luftës që më në fund të krijohej një strehë edhe për ata. Kështu ndodhi në 1948, dhe me këtë rast mijra e mijra çifutë nga tërë bota pranuan të shkonin në shtetin e tyre. Nuk duhet harruar se në këtë proces një rol të rëndësishëm luajtën financat miliardëshe të lobit çifut kudo në Europë dhe në Amerikë si Rotshild etj, si dhe mbështetja e jashtëzakonshme e kësaj të fundit në fushën diplomatike dhe ushtarake. Parë kështu a jemi ne një shembull i ngjajshëm me ta? Që është shumë i komplikuar problemi gjeostrategjik e gjeopolitik, për të dy rastet, e tregon mosnjohja, në dukje e pakuptimtë, e Kosovës nga Izraeli.Aspiratat janë aspirata. Në çështjen kombëtare, në këto 100 vjet pavarësi, ne kemi avancuar mjaft, por do të duhet ende kohë, mundësi, mbështetje në fushën e ndërlikuar të diplomacisë, ku interesat në rajon janë tepër të mëdha. E rëndësishme është që faktori shqiptar, kudo në rajon dhe botë të jetë i vendosur dhe i bashkuar, duke shfrytëzuar konjukturën ndërkombëtare me shumë mençuri. Në këtë aspekt po, duhet të bëhemi ca çifutë edhe ne.

  3. Kuq e zi says:

    Bashkimi eshte i vonuar…
    Ajo qe zduhet pranuar dhe duhet luftuar eshte ideja e rames dhe thacit per kete bashkim

  4. beni says:

    Duhet njëher Shqiperia të bëhet konfederatë
    ose federate më pas Kosova ose Maqedonia!
    Ky sistem plotëson standarte e të drejtat fetare e Nacionale!
    Në një republikë si mundet të kuptohet një korçar ortodoks me një kosovar mysliman?
    Konfederatë ose federate jam tërësisht dakort,bile këtë ide kam shum vite që e prapagandoj!
    Ne flasim një gjuhë,atë shqipe,por kemi divergjenca mes vetes,në politikë nuk vjen zhvillimi kur konfrontohen,sidomos në kapitalizëm?

    1. pirdhuni ne qipro ! says:

      O gerek ..te doli gjumi????/ po kush ju pyet ??/ keni nje vote 0,5% Pirdhuni Shqiperia Unike po ndertohet .Pyeten shqiptaret USA EU NATO

    2. undefined says:

      Ik o b…q…i Anastas buces shkoj laj ndonje hale ne bordello Greqi ate bej ti dhe leri “idete” e tua se nuk shlohet as ne hale me ato “idet” e tua kokrra e mercenarit…kolon i ndyre

  5. katarakti says:

    Shqiptaret duhet te luftojne fort per ndryshimin e sistemit zgjedhor. Duhet te perpiqen per nje sistem zgjedhor qe eshte ne favor te zgjedhesve, dhe jo te kryetareve te partive, si deri me sot. Sistemi i instaluar me 2008-ten nga Rama dhe Berisha i kthen keta kryetare partish ne sulltane, ndersa deputetet ne eunuke te tyre. Nevojitet nje sistem zgjedhor ku te zgjidhet deputeti me i mire, me i zoti, me i ndershem, pa pyetur shume per ngjyren e tij partiake. Kjo eshte alfa e demokracise. Nuk ka demokraci, kur kryetaret e partive dalin me lista te mbyllura dhe kur zgjedhesi eshte i detyruar te votoje per partine, dhe jo per deputetin qe mendon se me se miri mund ta perfaqesoje ne Kuvend. Nga nje sistem i tille vijne te gjitha te keqijat. Edhe niveli i ulet i ministrave. Edhe mungesa e guximit per te kritikuar kryetarin, pa pasur frike se ai te heq nga lista. Te gjitha zgjedhjet ne parti, si te PD-ja ashtu edhe te PS-ja, bazohen ne vullnetin e Njeshit. Eshte ai qe te ve ne asamble, kryesi etj etj. ose qe ta zhduk fare emrin. Dhe ne qoftese me partite e tyre kryetaret kane te drejte te bejne çfare te duan, nese i le anetaresia, nuk eshte e njejta gje per zgjedhjet kombetare.Qytetari ka te drejte te kerkoje sistemin zgjedhor me perfaqesues dhe me demokratik. Demokracine nuk mund ta marrin peng as Rama, as Basha dhe askush. Prandaj shqiptaret duhet te ngrihen dhe te kerkojne me force, ndryshimin e sistemit te tashem zgjedhor. Ndryshim qe duhet te ngjase me hir apo me pahir. I do apo jo bytha Edi Rames apo Lul Bashes. Eshte çeshtje jetike per demokracine ne Shqiperi dhe perparimin e vendit. Manifestime, demonstrata, bllokime rrugesh etj etj , – jane te gjitha metoda te pranueshme te luftes per demokraci, qe e kane marre peng kryetaret e PS-se dhe PD-se. Per mua sistemi me i mire zgjedhor, qe respekton plotesisht vullnetin e zgjedhesve, eshte ai maxhioritar me korrigjim proporcional.

  6. Saranda says:

    Taksa Ne rrugen e kuksit te behet nga 5 ne 20 euro per makine kjo rritje duhet bere sepse QEVERIA e edi rames Nuk ka futur taksen e ndotjes te mjedisit,,pra EDI RAMA NGRIJE TAKSEN E RRUGES NE 20 EURO…..

  7. anastasi says:

    Medoj ne asnje menyre nuk duhet nderuar-ndryshar emri.Kosova shume shpejt do te bashkohet me shqiperine nuk ka diskutime per asnje person i degraduar nga jeta apo mos dija e tyre apo cfare thote njeri apo tjeteri eshte Serb apo mercenar,eshte kaur apo mysliman.Kosova dhe shqiperia jane shqipetar dhe eshte nje kohe e gjate qe kan ngelur te ndare,asnje kaur apo politikan i huaj te mos nderhyje ne punet e brendeshme te shqipetareve kudo ku jane ne bote. Shqipetaret jane nje dhe te pa ndare,ndermjete kosoves dhe shqiperise te largohen me nje here kufite.Te jeni te sigurt se asnje shtet nuk mund te nderhyje ne punet brendeshme te shqipetareve,shqipetaret jane raca me e vjeter ne bote dhe eshte raca me e paster boterore Raca-ILIRIANE.

  8. Pa emer says:

    Paskal Milo ne kete interviste dhe konkretisht per Konfederaten me Kosoven, thjeshte tregon vehten qe eshte nje teoricien I mbaruar. Paskal Milo teorikisht ka mesuar qe politika eshte shkenca e arritjes se pamundures. Ai duhet te niset pikerisht prej ketij perkufizimi dhe ta mbeshtese bashkimin e Kosoves me Shqiperine. Paskali per te kundershtuar kete thote qe kjo bie ne kundershtim me deklarimin e deritanishem te Shqiperise. Pyetja eshte qe me kete deklarate Paskali eshte nje njeri I trash dhe nuk kupton se deklarimet ne diplomacy jane ne perputhje me situaten. Une deri tani nuk e kam degjuar Edin te beje deklarata te tilla te bashkohemi me Kosoven ose jo dhe une e mbeshtese kete taktike. Kjo qe thote P.Milio eshte ta bej Edin pis ne syte e botes, sidomos te terheqe vemendjen e qarqeve reaksionare ne Greqi. Them ne Greqi dhe jo Serbi sepse edhe Serbi mund te jete dakort me bashkimin tone kombetare, sepse edhe populli Serb tani pesoi te njejtin fat:ndare ne shtete te ndryshme dhe futja e lementeve te bashkimit kombetar i leveredise dhe atij. Pra ne momentet qe Edi nuk ka thene kete qe mendon, nuk e lejon Paskalin te thote qe ai e ka thene, ne se ka nje pike gjaku shqipar ne deje. Argumenti I dyte sipas tij eshte pozita aktuale politiko juridike e Kosoves, Me duket se kjo eshte nje fjali bosh qe as Paskali nuk e di pse e thote. Kosova eshte shtet I pavarur dhe cfare kerkon me shume Paskali? Paskali kerkon qe te ndryshohet fillimisht kjo pozite e Kosves dhe pastaj te bashkohemi. Kjo nga llogjika do te thote qe te bashkohemi, ndryshojme statusin e Kosoves dhe bashkohemi prape. Paskal a e kupton qe bashkimi vjen gradualisht dhe statusi qe ti kerkon eshte thjesht konfirmim I gjendjes. Kjo thene e tij eshte shume e ngjashme me “argumentat” e Srbise per ushtrine e Kosoves. Serbet dhe Rusia argumentojne se statusi I Kosoves nuk e lejon ushtrine e Kosoves, por qe u kundershtua na SHBA…Ketu tericjeni Paskal bie edhe argumenti yt I fundit sipas te cilav bashkimi nuk mund te behet pa mbeshtetjen e faktoreve nderkombetare. Varet I dashur Paskal se ke do pyesesh per kete. Sitata nuk eshte bardhe e zi si e paraqet ti dhe nuk eshte e thene qe te gjithe te jene dakort me kete ide. E rendesishme eshte sidomos mbeshtetja Amerikane….etj, etj….Paskal, te lutem mos fol per gjera qe I takojne atyre qe dine me shume dhe kane me shume informacion, sic eshte Kryeministri dhe Ministri e Jashtme dhe po qe se majhaselli nuk te le pa folur, mundohu te flasesh per interesat Shqiptare dhe jo greke….

    1. Himarjoti says:

      Pa Emer shiko mbase gjen ndonje emer pastaj kalo ne komente ndaj Prof,Paskal Milo.Kur Milo merrej me politiken e jashtme e,rama luante basketboll rrjedhimisht komentues te kamufluar si supaxhinj 300 evro Pa emer shko e fshi me menderen.

    2. Vlora says:

      Te gjithe keta qe komentojne kundra Prof.Pasaklit jane kokra e gomereve. edhe sdine edhe japin ment.Ky pa emer , eshte pa emer, ç’ti thuash. Ky derdimen qe jep dhe mend, e meson Pasaklin se si duhet apo te marri leje nga Kryeministri dhe ministri i jashtem per te bere analiza ne lidhje me Kosoven.Ky koqe, nuk e di qe te gjithe ministrat e jashtem dhe kryeministrat ne çdo kohe mbas viteve 90, pa perjashtim dhe sot e gjithe diten marrin keshilla nga Profesori i nderuar per njohjen e tij te gjere ne fushen diplomatike dhe nderkombetare, jo vetem te Shqiperise por edhe te rajonit e me gjere. Me nje fjale ky pa emer ta ha pa dale…jo per gje po ky pret te marri urdher nga Rama apo ndonje tjeter per te folur….

  9. Nik says:

    Rama pèrpara bashkimit duhet tè pastroj kosovèn nga dhe shqipèrin nga islamizmi ekstremist,burkat,mjekèr cjapèt ,shami verdhat ,hoxhallarèt qè kanè studiuar nè vendet arabe,turqi por gjithashtu analfabetèt shqiptar qè predikojn se paskemi njè gjak me turq arabè e me nder po,,dhi kali nè derè tè hanit thot populli.Rama nuk èshtè zoti qè krijon bashkim me shkopin magjik,nqse nuk ka njè fushat ku tè mobilizohet gjithè shoqèria civile kemi pèr ta paguar shtrènjt shpèrbèrjen dhe ekstremizmin islamist pè r tè ardhmen sikundèr po ndodh nè ish gjermanin lindore .
    Pèr gjermanin lindore bashkimi me gjermanin perndimore ishte njè bashkim mjaft i forcuar dhe rezultatet i kemi nè duar,ekstremizmi i djatht nè gjermanin lindore po ecèn me hapa galopant dhe u kthye nè njè rrezik nr njè pèr tè gjith europèn dhe merkel qè vjen nga ky vend pèr momentin nuk ka asnjè recet .

  10. tonia says:

    Zoti PaskalNuk jam aspak dakord me nje ceshtje qe ju trajtoni!Ose Shqiperia behet tashti,ose kurre!Nuk ka nevoje te behen deklarata poliitike por duhet krijuar nje gjendje fakti te kryer.Duhet siguruar lirija e levizjes se lire pa asnje kufizim e te gjithe shqiptareve ,kudo qe jane. Duhet te hiqen te gjitha kufizimet per te lejuar investimet, tregetine ,biznesin e lire e te barabarte , pa asnje kufizim, ndermjet shqiptareve,kudo qe jane.Duhen bere programe te perbashket ekonomik,kulturor e sportiv.Duhen krijuar kushtet per te punesuar cdo shqiptar,kudo qe mundet.Duhen derguar kudo, sa me shume mesues te gjuhes shqipe per te promovuar e mesuar te brezi I ri gjuhen standarte shqipe.Per gjera te tilla nuk ka askush se c’thote. ne kuptimin ligjor.Le t’ia vene emerin si te duan ketij veprimi qe ,ne fakt, permban te gjitha prerogativat e nje shteti te vetem .Kemi humbur shume kohe e nuk mund te pritet deri ne pafundesi.Perpara shqiptare!Eshte “Moti I Arberit”

  11. undefined says:

    Ik or zagare i Athines jevgjite na u hiq qafe…qelbesh era mercenare legen….nje i tille ka qenevedhe ministri o jashtem….Cmenduri

  12. Tonny says:

    Feja shqiptarit eshte shqiptarija. Identiteti Jon eshte gjaku, gjuha dhe kombesia. Te tjerat vec na percajne, nuk na bashkojne. Shekujt kalojne por endrra e shqiptarve per bashkim ka qen nje amanet qe nuk harrohet. Vetem serbet dhe greket nuk duan bashkimin tone sepse, po u bashkuam ata nuk realizojne endrren e tyre te vjeter qe fle ne sirtaret e ministrive te tyre te jashme, per coptimin e tokave shqiptare. Rrofte Kombi kuq e zi:)

  13. Drenicak says:

    Dihet që në shqiptarët e Kosovës e duam pa mas Shqipërin por kjo nuk është nga ana e shqiptarve të Shqiperis.
    Unë çdo vit nga 4 her vizitoj Shqipërin dhe kame miq nga Fieri, Vlora, Shkodra, Elbasani, Kruma ndërsa kta miq të mi asnjëherë nuk e kanë vizitu Kosovën.
    Kur bëhet fjala për luftën e fundit sa pak shqiptar kanë marr pjes në luft për troje shqiptare e po te kishte ndodh një luft në territorin shqiptar kishte më pas shumë më shumë luftëtar nga Kosova.
    Unë jame drenicake por e ndjej vetin si një tiranas, vlonjate apo Tropojan.
    Jame krenar që jame shqiptar. Ju qe e urreni kombin qoft nga Kosova apo Shqipëria hangsh m…..!

  14. Kola says:

    Ideja e Rames! Nuk ka ide. Nuk di te qeverise. I pa afte. Nje nga fatkeqesite qe ndodhin rendom. Kaq. Ne presim Mesine, por Mesia nuk ka ardhur, per fatin tone te keq. Presim, presim ne pafundesi, infinit….

  15. Kola says:

    Z.Milo, ik nga kjo skene. Ti nuk ke asnje veper… Ti vetem na kujton vuajtjet….Kaq.

  16. Kola says:

    Shquperise i duhet tregu, kaq.

  17. maga says:

    idenë e konfederatës e shtyjnë ata që janë kunder bashkimit kombëtar. ne nuk duam të bëjmë jugosllavi,po shqipëri. një komb,një shtet. federatat janë për kombe të ndryshëm. shtet unitar. e vetmja gjë që kërkohet është shtimi i qarqeve nga 12 në 20. kaq. ne fazën e parë do bashkangjitet dardania. me vonë,kur të shpërbëhet maqedonia,edhe pjesa tjetër. kur të vimë në këtë pikë flasim për malin e zi dhe greqinë. gadishulli ilirik ka filluar rrugën pakthim drejt ”kthimit të pronave te i zoti”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje