Një sfidë me të ftohtin në malin e Tomorrit

20 Janar 2019, 16:55Turizëm TEMA

Ditët e ftohta e me dëborë, nuk kanë penguar një grup të rinjsh nga Berati dhe Tirana, të zgjedhin si aventurë force e guximi, ngjitjen në lartësitë e Malit të Tomorrit.

Peizazhi i bardhë ka mbuluar gjithçka që rrethon këtë mal, por bora ka zbritur edhe në  fshatrat pranë qytetit.

Ditët me diell kanë inkurajuar të rinjtë të organizohen dhe nën drejtimin e mjeshtrave alpinist të qytetit, janë nisur në një aventurë argëtuese drejt lartësive.

Ata fillimisht kanë qëndruan në Shtëpinë e Pritjes së Vizitorëve në fshatin Tomorr, ku specialistët e AdZM Berat i njohën me historikun e parkut, zonën rreth tij, florën dhe faunën, por edhe për të pa priturat që mund të hasnin gjatë udhëtimit.

Rangersat e AdZM-së Berat që i shoqëruan, u treguan të rinjve për legjendat e malit dhe historinë e zonës, për “Vrromin e Madh”, për Hanin e Perisnakës, për Qypërllinjtë që drejtuan Stambollin dhe plot histori të tjera që lidhen me këtë zonë.

Më pas, grupi i të rinjve i pajisur me mjetet e transportit malor, u kthyen në qytetin e Beratit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje