Policia apel shoferëve: Kujdes ku parkoni, në një ditë janë gjobitur 478 persona

20 Janar 2019, 12:12Kronika TEMA

Policia e Tiranës u ka bërë sërish thirrje shoferëve që të mos thyejnë rregullat e qarkullimit, pasi do të ndëshkohen.

Në një video të publikuarnë faqen e saj zyrtare policia shton se në një ditë janë gjobitur 478 mjete, të cilat ishin të parkuara në rreshtin e dytë

“Me hapësirat dhe numrin e mjeteve që qarkullojnë në kryeqytet, sigurisht që parkimi mbetet problem, por nuk ka absolutisht asnjë justifikim që për të konsumuar kafe, të parkosh ku të mundesh, në trotuar, në rresht të dytë, në vendkalim këmbësorësh, në korsitë e dedikuara apo në vendin e rezervuar për mjetet e shërbimit publik dhe nuk janë disa raste sporadike të tilla, por plot 478 mjete të konstatuara dhe gjobitura për këtë shkelje, në një ditë.

Kryeqyteti është i të gjithë qytetarëve, dhe nëse dëshironi që të ngjajë si i tillë, duhet më shumë përgjegjshmëri, respekt ndaj tjetrit dhe sigurisht bindje ndaj rregullit.”- shkruan policia teksa poston videon. (TemA)

1 komente në “Policia apel shoferëve: Kujdes ku parkoni, në një ditë janë gjobitur 478 persona”

  1. Ben says:

    Policia ose më mirë Ministria e Brendshme duhet së pari të respektojë vetë rregullat e qarkullimit. Më poshtë është një shembull se si përgjigjet Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat i Ministrisë së Brendshme ndaj një ankese që automjetet e Ministrisë së Brendshme shkelin rregullat e qarkullimit.
    Përgjigje më kontradiktore nuk besoj se mund të ketë sepse pasi jepen disa arsye/justifikime pse shkelet ligji [gjë që është e PAJUSTIFIKUESHME] thuhet se …iu është bërë me dije që të zbatojnë me rigorozitet, rregullat dhe kërkesat e Kodit Rrugor. Sa për dijeni shkeljet vazhdojnë…

    [justifikimi i parë]
    Drejtuesit e mjeteve në fjalë, janë pjesë e strukturës së Drejtorisë së ruajtjes dhe mbrojtjes së anëtarëve të Vettingut në Gardën e Republikës. Për arsye sigurie fizike të anëtarëve të rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, ata qëndrojnë në rrugën “Sh.. A…. P…..”, në një hapësire kohore jo më shumë se 5 minuta, gjithnjë duke mos u bërë pengesë për qarkullimin e mjeteve.

    [justifikimi i dytë]
    Ky qëndrim nga ana a tyre është i detyrueshëm në funksion të zbatimit të rregullave për ruajtjen dhe sigurinë fizikë të komisionerëve nga hyrja e godinës A….. 3, për në mjet, në një distancë sa më të shkurtër, për të shmangur sa më shumë që të jetë e mundur premisat për ndonjë situatë të pakëndshme dhe të jashtëzakonshme.

    [justifikimi i tretë]
    Lidhur me pretendimet tuaja, nga një grup oficerësh të Gardës, së bashku me drejtuesit e mjeteve në fjalë, është marrë kontakt me banorë të kësaj zone, nga ku rezultoi se qëndrimi i detyruar i mjeteve, nuk përbën asnjë shqetësim për ta.

    Gjithashtu për sa më sipër, të gjithë drejtuesit e automjeteve në Gardën e Republikës, janë udhëzuar që të mos jenë shqetësim dhe të shmangin situata të tilla. Gjithashtu, iu është bërë me dije që të zbatojnë me rigorozitet, rregullat dhe kërkesat e Kodit Rrugor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje