Andi Bushati i "thyen" në mes Bashës kauzën për qeveri provizore: Rama është i parrëzueshëm

21 Janar 2019, 21:39Politika TEMA

Në studion e emisionit “A Show” në News 24 me Adi Krastën ishte i ftuar këtë mbrëmje analisti Andi Bushati, i cili komentoi aktualitetin politik dhe figurat kryesore të saj.

Duke analizuar kryeministrin Rama, Bushati tha se kërkesa e opozitës për një qeveri provizore është e pamundur, kjo pasi kryeministri, siç tha ai e ka mbështetur pushtetin e tij në tre kolona të fuqishme.

Pjesë nga intervista për News 24:

Bushati: Nuk kam në fakt ndonjë surprizë, është në vazhdën e gjithë asajt që po bëjnë të gjitha partitë, po kthehen çdo ditë e më shumë në parti të kryetarit. Unë pash disa kolegë të mitë që kishin bërë statuse ditët e fundit në Facebook, në rrjetet sociale ku krahasonin kryesinë e vjetër që ka pasur PD-ja me këtë të sotmen. Dhe po të bëje këtë krahasim shikoje se ka një tendencë ndaj njerëzve pa identitet, ndaj njerëzve që cilësinë e tyre kryesore kanë devotshmërinë apo kokëuljen ndaj kryetarit të partisë. Në këtë drejtim, PD-ja ka konfirmuar se është një parti edhe më shumë e personalizuar sesa dje.

Krasta: Si e sheh ti këtë logjikën e një qeverie provizore, të ofruar ose kërkuar nga Partia Demokratike?
Bushati: E parealizueshme. Sepse Edi Rama sot ka krijuar një pushtet të fuqishëm, një pushtet I cili mbështetet mbi tre kolona: Kolona e parë janë oligarkët, me të cilët ai ka një lidhje të fuqishme. U jep para dhe pritet që ata ta kthejnë këtë investim në një investim politik në zgjedhje, në mbështetje për qeverinë, në burime financiare për qeverinë. E dyta janë lidhjet me krimin. Dhe e treta janë lidhjet me pronarët kryesor të mediave.

Ky trinom e bën një kryeministër në pushtet pothuajse të palexueshëm. Pra në këtë kuptim duket tejet absurd t’i thuash atij “Ik tani se do bëjmë një qeveri teknike”. Por si është pikëpyetja… Ai që thotë se do bëjmë qeveri teknike pa dhënë rrugën se si është e pamundur.

Prandaj unë deri tani me keqardhje e them se e vetmja rrugë për t’u përballur sot me Ramën nuk është më që kur ha shpullë, t’i kthesh faqen tjetër. Duhet një rrugë më radikale, më e egër, sepse me mjetet demokratike, qoftë edhe me votë është e pamundur sot që Rama të rrëzohet.

Krasta: Kur thua ti mjete radikale, nuk ke parasysh një atentat me një nga këto pushkët… me plumb 1800 metra larg.
Bushati: Jo nuk kam parasysh atë. Domethënë, ajo që vetë Rama e thotë. Çuarja e tij në jetën e tretë nuk prezumon që jeta e dytë t’i ndërpritet fizikisht, por ama politika përveç votës ka edhe mjete të tjera. Shqiptarët, Sali Berishën në 97-n nuk e rrëzuan me votë, pavarësisht se proçesi në fund u kanalizua te vota. Por iu desh për një regjim që iu vidhte votat dhe iu vidhte paratë.

Bushati: Rama është peng i vetvetes por edhe i atyre dhjetë oligarkëve që ka rreth vetes. Nuk mundet Rama ta dorëzoj një pushtet, të cilin e ka korracuar aq shumë sa mund ta bëjë të pabesueshëm për ta future në proçesin demokratik.

Bushati: Une mendoj që Rama është më tepër pranë një profili putinian pushteti ku Rama vetë bën ose shbën oligarkë. Sot mund të ngrejmë pikëpyetjen: Mos paskan pasur të drejtë të gjithë ata të cilët thanë “Ej, këta studentë nuk janë vetëm aty për tarifat e universitetit, por se ndihen si qytetarë të shtypur, të paprivilegjuar, me perspektivë të hequr të këtij vendi sepse paratë i shkojnë dhjetë vetave dhe jo auditorëve, laboratorëve, etj-etj”. Pra kjo është pyetja e parë. Pyetja e dytë është: Goditja e njërit nga oligarkët, a tregon se po kriset sistemi oligarkik i Ramës? Apsolutisht jo, sepse une i qëndroj asaj idesë… Jemi në një model putinian pushteti. E mbani mend kur Putini erdhi në pushtet si i shkarkoi të gjithë oligarkët që kishte trashëguar nga Jelcini? Por ama thelbin oligarkik të pushtetit e ruajti po aq të fortë dhe ngriti oligarkë të tjerë.

Bushati: Në psikologjinë shqiptare ka disa gjëra që thuhen: Mos u merr me shtëpinë! Mos u merr me vjeshje! Mos u merr me të dashurat! Mos u merr me atë që quhet si jeta private e një personaliteti publik. Nuk është Shqipëria rasti i vetëm që kjo ndodh, por këtu ka një vijë të qartë demarkacioni.

Në qoftë se ka qytetarë, në qoftë se ka politikanë të cilët jetën e vet personale dhe private e afishojnë mbi profilin e tyre publik, atëhere edhe gazetarëve, shoqërisë, gjykatësve, prokurorëve i lind e drejta të hetojnë edhe mbi këtë.

Mua nuk mund të më thuash pse merret me Ramën që del në dush, kur Rama vet ka guximin dhe i del publikut lakuriq përballë. Mua, ose kolegëve të mi, nuk ka të drejtën njeri t’ju thotë pse merreni me jetën private të Edi Ramës, kur Edi Rama ka hyrë në politik me një batutë: Unë nuk vras, nuk vjedh dhe nuk shkoj me gruan e shokut. Këto kritere morale ia ka caktuar ai si vijë demarkacioni shoqërisë.

7 komente në “Andi Bushati i “thyen” në mes Bashës kauzën për qeveri provizore: Rama është i parrëzueshëm”

  1. Antoni says:

    Sa të jetë Bërisha, Rama do mbretëroj .

  2. Fiqop says:

    BRAVO , RAMA ! ?

  3. Tirona says:

    Ti shet nenen per eurot e Greqise e Serbise e jo me Shqiperine apo Ramen.

  4. 5G says:

    Hajde pyetje dhe pergjigje,hajde.Kjo tregon se si ka degjeneruar analiza e ketyre kadrinjve.Ad buzshtremti,pyet mos duhet me e vra me snajper Ramen,e tmerrshme.Super Kazan,duan me çdo menyre te kene habitatin qe krijon Sala.

  5. uskania says:

    Na ka dale dhe ky komunist revolucionar! Le te hedhe kandidaturen per PKSH.

  6. rrok cubi says:

    Po si ju beri palavoze te gjithe juve te kazanit,ky i gjati,po pse nuk shef pak me miire ti me shoke,,po pse nuk mundohesh te shofesh ndonje pune te bere,po pse kaq mohus dhe njerez me mllef,po pse kaq kafshe njerzore sa llogaritni dhe ditet e jetes se tij,po pse jani kaq plehra dhe te pafte te perbelleni me te me argumenta,po nje gje eshte e sakte,per sa kohe ju jeni keta qe jeni dhe shumica te mos ju a var juve,mire e ke ti,ai eshte ai nuk rrezohet,se zeme te fundit fare,cfare mund te bejne keta me peper se 14 shtatori i 98,prandaj shifni andrra se ne nje fare menyre ju largohet dhe ankthi qe keni

  7. Jake Malindi says:

    O nipi i Hysni Kapos, i dyti pas Enver Hoxhes.
    O nipi (e ke daje – vellane e mama Veres) i Pellumb Kapos, kryesigurims i klasit te larte.
    O djali i Mehdi Bushatit, kryetar i deges tete te ministrise brendeshme te Enverit, qe ndiqte antipartite.
    O nipi i Vito Kapos, gruaja e Hysni Kapos, mamaja e mamase tende Vera, ministre e enver hoxhes.
    O nip me rikoshete i Gaqo neshos, mbasi gruaja e tije, eshte teze e mamase tende Vera.
    Ka edhe me, por boll me kaq, mjaftojne e teprojne.
    O And Bushati, i pederast nga trute.
    Boll hengre mut.
    Keto sa siper, te dalin e teprojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje