Jari jep vlerësimet për shkatërrimin e grupeve të fundit armiqësore në PD

21 Janar 2019, 21:34Antena TEMA

Dy ditët e fundit kanë qenë historike për Jarin, pasi mendoi se u rikthye fuqishëm në politikë duke u zgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Por urimet dhe telefonatat e shumta që kishte pritur dhe ëndërruar prej kohësh, për çudinë e tij nuk erdhën.

Madje as 3 demokratët e Kombinatit dhe demokrati Thërmija i Durrësit nuk e morën në telefon, bile as një sms nuk i dërguan.

E megjithëse nuk i vinte fare mirë për këtë, Jari prapëseprapë nuk e dha veten që të dekurajohej.

“Nuk kanë nga të venë, do të kujtohen një ditë dhe do ta kuptojnë që jam bërë i rëndësishëm, e do të kthehen”, mendoi, dhe nisi të ndiqte i qetë reagimet për ekipin e ri të Lulit, ku bënte pjesë edhe ai.

Nga të gjitha deklaratat, veçoi atë të Salianusit, dhe vendosi menjëherë që të shkruajë mesazhin e meposhtëm:

“Të nderuar demokratë, Jari ju informon.

Me zgjedhjet e fundit në PD, Doktori dhe Luli shkatërruan plotësisht edhe grupet e fundit armiqësore që kishin mbetur ende brenda nesh, madje disa prej tyre, e nxorrën vetë kokën, sepse askush nuk kishte dijeni për ekzistencën e tyre.

Më i rrezikshmi prej tyre ishte Salianusi, i cili u vetëdemaskua ditët e fundit, duke na treguar se në gjithë këto vite e kishim mbajtur gjarprin në gji.

Dhe për këtë duhet t’i jemi mirënjohës Doktorit, i cili pati mençurinë që t’i heqë vështrimin që përpara një viti, kur ky tradhtar i ndyrë guxoi bashkë me Grigjën, që ta kundërshtojë atë në një mbledhje grupi.

Sepse të ishte për Lulin, ndoshta ky grup puçist nuk do të ishte zbuluar ende.

Ai sot shkroi shumë më shumë edhe se armiq të tjerë të rrezikshëm të PD-së, sepse gati kërkoi dorëheqjen e Lulit, gjë që nuk ka guxuar ta bëjë as Tomor Alizoti, kur u mërzit që nuk e zgjodhëm deputet para një viti.

Ndaj edhe dalja e tij hapur sot do të na shërbejë si një shembull se nuk duhet ta ulim kurrë vigjilencën, sepse uji fle, por armiku jo.

Në këto momente të lavdishme për opozitën gjej rastin të shpreh mirënjohjen për kryetarin e përhershëm të komisioneve zgjedhore të PD, një zbulim fantastik i Lulit, që kur u bë kryetar partie e deri më sot.

Faleminderit që ekziston Jemin!

Pa ty, asgjë nuk do të ishte e mundur.

Vetëm një talent si ti mund të mblidhje dhe zbrisje votat për të skualifikuar të gjithë armiqtë dhe tradhtarët e Doktorit dhe të Lulit.

Duke filluar me atë bibën, Rudina Hajdarin, që e mori dënimin e merituar, e deri tek çdo bukëshkalë tjetër që ka guxuar të flasë kundër publikisht dhe fshehtas.

Por meritën e tij më të madhe Jemini e ka për pastrimin e partisë nga disa tipa, që mund të mos jenë armiq, por e hanë bukën kot, se i kanë zënë vendin ndonjë tjetri që mund të kishte paguar lekët tek kunati i Lulit, ose tek Zeni.

Të tillë jamë Tritani, Strazo, Aldo Bumçi, Romeo i Shkodrës, Luçiano Boçi, Valentina Duka e plot të tjerë si këta, që duhet të mbledhin që tani mendjen se nuk ka më qofte te daja, kur të vijnë zgjedhjet e tjera dhe të bëhet lista e deputetëve.

Ndaj edhe ta dini se falë këtyre faktorëve, tashmë kemi një parti të pastër, të pastruar nga të gjithë tradhtarët dhe ata që janë mësuar ta hanë qyl prej vitesh.

Fitorja është çështje ditësh.

i juaji, Jari!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje