Lufta për "Këpucën e Artë"; Leo Messi iu "tregon targën" Mbappe dhe Salah

21 Janar 2019, 14:03Sport TEMA

Në ligat përkatëse garohet për titullin kampion, por mes tyre, në ato më të rëndësishmet në Europë, ekziston edhe një luftë tjetër e ashpër, për të ditur se kush është shënuesi më i mirë në kontinentin tonë.

Kjo garë është bërë më e nxehtë se kurrë.

Pas ndeshjes së luajtur nga Barcelona kundër Leganes, Messi shfrytëzoi avantazhin ndaj Mbappe dhe tashmë ka 18 gola. Salah ka dy gola më pak se ylli i Barçës dhe një më pak se francezi.

Të shtunën, të dyja skuadrat, PSG dhe Liverpool jetuan një pasdite mbresëlënëse.

Kampioni francez mori hak ndaj Guingamp, ekipit që e eliminoi nga Kupa e Ligës.

Fitorja e jashtëzakonshme 9-0 i shërbeu edhe Kylian Mbappé për të shënuar dhe ngjitur përkohësisht në krye të tabelës për “Këpucën e Artë”, me 17 gola.

Një ditë më pas, atë e parakaloi pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Leo Messi.

Në vendin e tretë të këtij klasifikimi shfaqet Mohamed Salah, me 16 gola. Egjiptiani, me pak fat, shënoi një dopietë kundër Crystal Palace në fitoren e të tijve për të mbetur lider të Premier League.

KLASIFIKIMI AKTUAL PËR “KËPUCËN E ARTË” (2018-2019)

1 komente në “Lufta për “Këpucën e Artë”; Leo Messi iu “tregon targën” Mbappe dhe Salah”

  1. kodra pas bregut says:

    MESSI ne radhe te pare eshte Rrace Superiore .
    Se Dyti Ai eshte Lojtari Me i Mire i te gjitha Koherave .
    Se Treti MESSI eshte aq i thjeshte sa nuk e ka shokun ne bote
    Se Katerti MESSI ka thyer rekorde 100 vjecare ne Futboll .
    Se Pesti Bota e Futbollit nuk njeh nje Te Dute sikurse Ai qe me Nje Klub ka shenuar ne te gjitha Garat 580 Gola dhe ka dhene gjithashtu dhe 230 Asiste per gol .
    Se Gjashti , ata qe e kritikojne Pleshtin jane Tifozet e BATDHOSHKAVE dhe tani te ZEBRAVE te Juvdntusit .
    Se Shtati “Pleshti “ perkunder Dashakeqsve ka shenuar me Albiçelestet (Argjentinen ) 63 Gola dhe ka dhene gjithashtu 41 Asiste !
    Se Teti MESSI grafiken e shenimit te golave qysh prej 2009 dhe deri me sot e ka si nje Drejtez , sepse per 9 Sezone rresht ka shenuar ne te gjitha garat mbi 50 gola.
    Se Nenti Viti 2012 kur Ai brenda 1 viti shenoi 92 gola ( bile ishte i lenduar dhe mungoi 1 muaj ) nuk do te arrihet Kurre nga asnje lojtar tjeter .
    Se Dhjeti MESSI eshte GJENIU i Futbollit i njevlershem ( siç e permend dikush tjeter ne kete link ) me EINSTEININ , pavarsisht se nuk ka fituar nje KUPE Bote .
    Ne 11 lojtaret Me te Mire te te gjitha Koherave Jane 5 Lojtare qe Kurre nuk e Fituan Nje Kupe Bote , ku ne mesin e tyre ndodhet edhe Pleshti .
    Perndryshe MESSI eshte i vetmi Lojtar pjesmarres ne 11- te me te miret e te gjithe koherave qe u fut ne formacion qysh ne 2011 dhe eshte AKTIV .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje