Rama: Gjykatësit e ’21 Janarit’ sot janë rrugëve, nesër do të jenë pas hekurave! Në burg duheshin edhe këta që ikën

21 Janar 2019, 18:08Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend ditën e sotme, ka kujtuar 21 janarin.

Ndërsa ai mori fjalën, deputetët e PD-së u ngritën dhe ikën.

Por Rama ka replikuar në distancë me Sali Berishën.

“Lëreni Doktorin se ka hall sot. Sali ta qaj hallin që ke për mesazhin që ke marrë sot…”, tha Rama.

“Këta vranë katër persona 8 vite më parë dhe janë akoma të karikuar nga idea se drejtësia nuk do të vijë.

Dikush sot duhej të ishte në burg.

Por gjykatësit e 21 janarit sot janë rrugëve dhe nesër do të jenë pas hekurave”, tha Rama gjatë fjalës së tij.(TemA)

4 komente në “Rama: Gjykatësit e ’21 Janarit’ sot janë rrugëve, nesër do të jenë pas hekurave! Në burg duheshin edhe këta që ikën”

  1. vlonjati says:

    NE BURG DUHET TE ISHTE SALIU,,BASHA,,SEPSE KETA DHANE URDHER PER TE VRARE 4 VETA NE BULEVARD ,,,,DHE DUAM TI SHOHIM KETA DY KRIMINELE SA ME PARE NE LITAR SE BURGU ESHTE PAK PER TA,,///

    1. K. M. Tusi says:

      Vlonjat, nuk shkohet te Saliu menjehere se nuk je ti dhe ume qe japim drejtesi.
      Shkohet te ata qe terrhoqen kembezen njehere. Po qe se ata nxjerrin Saliun, do veje edhe ai me ta ne burg.

  2. Boston says:

    Shpresojme. sa me shpejt me mire per popullin.

  3. shqip says:

    Nese kjo ndodh, sepse ka gjithnje skepticizem, ti do qeverisesh edhe pas 2021. Por, ka gjithnje nje por, kjo behet e besueshme kur brenda te shkojne urdheruesit e maskres. Kush dha urdher per te qelluar me fisheke luftarake. Kush dha urdher per te penguar fletearrestet e prokorores se pergjithshme. Kush urdheroi prishjen e provave, nderhyrje ne serverin e km. Kush deshmoi per qitje nga afer, kur pamjet filmike treguan se qellohej nga godina e km. Kush inskenoi puç shteti duke perfshire deri kupolen shterore. Po jeni ne gjendje te beni nje Nuremberg me krimet e ketij shteti, e fituat davane. Ndryshe zvarrituni e perlyhuni ne llumin e kohes te gjithe sa jeni, nga pd te ps e me radhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje