21 janari në sytë e mi (dëshmia e një gazetari të rrahur barbarisht)

Nga Elton Dono

MËNGJESI

Një ditë që nis si të gjitha të tjerat. Është e  premte, 21 janar. Zgjedh të kaloj nga bulevardi përballë kryeministrisë, ku pak më vonë do të mbahet edhe demonstrata e paralajmëruar nga opozita. Një prezencë e ulët njerëzish. “Është normale” – them me vete, “pak më vonë këtu do të jetë një panoramë krejt tjetër”. Detyra ime si gazetar sot është të mbuloj demonstratën për televizionin ku punoj. Por kam kohë deri atëherë, edhe 3 orë të tjera.

Diku pranë presidencës takoj Gentin, simpatizant i Partisë Socialiste nga Vlora. Gentin e kam njohur 3 vjet më parë në Tiranë. “Ku je mo gazetar”, – me thotë. Do jesh në demonstratë ti?”- Sigurisht – ia kthej, në krye të detyrës, siç bëjmë gjithmonë”. “Kujdes ë, ta pasqyrosh mirë, se mos flasësh pro atij!!!” – ma kthen ai.  Përshëndetemi dhe vijoj rrugën drejt fakultetit. Minutat kalojnë me vrap dhe afron ora 14 ose 2 siç i thotë populli, kur do të zhvillohet edhe demonstrata përballë kryeministrisë.

Nuk çuditem se trafiku është zhdukur. Më tepër këmbësorë. Disa dhjetëra studentë, nxënës shkollash. Në rrugë ndeshem me biseda qytetarësh.

Pranë stadiumit “Qemal Stafa janë stacionuar nja 10 a më shumë autobusë me targa të Korçës, Fierit, Vlorës. Ja dhe një i Sarandës. Eci.

Opozita ka planifikuar disa nisje nga pika të ndryshme të kryeqytetit, veçanërisht me qytetarë të ardhur nga rrethet e tjera. Vendtakimi është në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orën 14, përballë godinës së kryeministrisë.

FILLIMI I DEMONSTRATËS

Mbërrij në bulevard. Takoj disa kolegë televizionesh. Kryesisht. Të gjithë presin me qetësi demonstratën, gazetarë, operatorë, por edhe qytetarë protestues në pritje të demonstruesve të tjerë që do të vijnë nga rrugët e Kavajës, Durrësit, Elbasanit.

Ndërkohë në shesh kanë mbërritur edhe disa deputetë të Partisë Socialiste, Dokle, Veliaj, Vasilika Hysi, disa të rinj që nuk ua kujtoj emrin, në pritje të të tjerëve që po vijnë me qytetarët. Ora po afron 14. Më zë syri disa pankarta dhe banderola të protestuesve. “Sali banditi”, “Qeveri hajdutësh”, “Sali – Varfëri”. Bulevardi duket si një koshere që mbushet çdo sekondë. Gumëzhin. Thirrje të ndonjërit nga protestuesit. Pjesa qendrore e tij është pothuajse bosh. Anët, te trotuaret qëndrojnë protestuesit në pritje. Policia në gatishmëri, në rresht.

Hedh sytë nga kryeministria dhe shoh krerët më të lartë të policisë, Burgaj, Muça e disa të tjerë që nuk i njoh, duke i dhënë direktivat e fundit kordonit të parë të policisë përreth kryeministrisë. Më tepër se 200 policë. Më tej në brendësi të gardhit përreth shoh disa gardistë, e sipër kryeministrisë, Hotel “Rognerit”, e kryesisë së Kuvendit, disa snajpera, gjithmonë të gatshëm në raste të përkeqësimit të situatave.

Ndjej në fytyrë flladin e ftohtë, çka më bën të mbështillem mirë. “Ishalla nuk bie shi, se nuk kam marrë as çadrën” – mendoj me vete. Ndërkohë që hedh sytë nga qielli dhe shoh re të zeza.

Zhvendosem disa metra drejt kryeministrisë, duke vendosur edhe kartën e gazetarit në qafë. Protestuesit e parë janë duke ardhur. Në krye të tyre janë disa të rinj që brohorasin duke u drejtuar me vrap drejt vendit ku janë vendosur policët. Një banderolë e madhe me mbishkrimin “Me kthetra të pastra”, është drejtuesja e turmës, e shoqëruar nga thirrjet për largim nga pushteti të qeverisë dhe të kryeministrit Berisha”. Në të është vizatuar një karikaturë ku duket qartë fytyra e kryeministrit në trupin e një tigri a maceje. Bëhem pak kurioz, por edhe buzëqesh paksa.

Largohem për pak drejt urës së madhe të bulevardit e në mes të saj shquaj kreun e opozitës, Edi Rama, i shoqëruar nga disa deputetë të PS– së si dhe protestues.

Herë pas herë bëj dhe ndonjë lidhje telefonike me televizionin për të pasqyruar situatën në shesh. Afrohem sërish tek kryeministria. Disa metra nga krahu i Piramidës, së bashku me disa kolegë të tjerë. Pranë punonjësve të policisë. Koka e turmës e ardhur me vrull bashkohet dalëngadalë me trungun e saj. Vija e parë e protestuesve fillon të afrohet më tepër me forcat e rendit, e për një moment fillojnë të godasin me dërrasat e hequra nga banderolat apo edhe me çadra. Një çast krijohet një klimë tensioni. Dikush është gjakosur nga protestuesit. Edhe një polic. Në shesh dëgjohen thirrje. Turma nga pas shtyn para drejt kryeministrisë. Vazhdon përleshja. Tashmë bëhen disa të gjakosur. Njëri prej tyre më tërheq vëmendjen. Thinjosh. Kokën e ka të mbuluar me gjak, por nuk pranon t’i vijnë në ndihmë. Me duart lart ai sillet vërdallë.

Diku mes turmës shquaj herë pas here edhe ndonjë deputet të PS–së. Kjo gjendje zgjat më tepër se 30 minuta. Turma është e tensionuar. Të moshuar, gra, të rinj që godasin drejt forcave të rendit.

Më pas vjen një ndërhyrje e policisë me gaz lotsjellës e me ujë për të shpërndarë turmën. Dy makina të mëdha lëvizin përballë selisë qeveritare duke lëshuar drejt turmës shatërvane uji për t’i shpërndarë ata. Largohem paksa edhe vetë. Por vijoj të qëndroj pranë furgonit të Ora News. Ndjej lotim në sy. Pak ankth. Pasiguri.   Në bulevard mbeten disa banderola, turma vrapon në anë të ndryshme, më tepër nga ura e Lanës.  Shpërndahet nga forca e gazit. Erioni, operatori, e ka vendosur stativën e kameras mbi furgon dhe përpiqet të filmojë çdo gjë. – Erion, eja poshtë të largohemi pak sa të ikë era e gazit” – i them. “– S’ka gjë” – më thotë, po qëndroj këtu unë”. E çmoj për kurajon. Sytë më lotojnë më keq. Përveç demonstruesve shoh edhe policë që largohen nga kordoni përballë kryeministrisë. Me vrap. Disa të plagosur nga goditjet e protestuesve që ndihmohen nga kolegët, e pjesa tjetër të papajisur me maska kundragazi, detyrohen të largohen. Një gjendje tërësisht kaotike. Gurë që hidhen pa pushim në vrapim e sipër.

Njerëz me sy të përskuqur nga gazi. Të tjerë që vjellin në rrugë, e disa që kolliten rëndshëm.  Nuk di cilat janë efektet e gazit e për disa çaste më kap paniku. Herë pas here shoh kartën e gazetarit. Është e vetmja gjë që më dallon nga pjesa tjetër e protestuesve. Ndjej që syri i majtë më mbyllet tërësisht. Detyrohem të heq kapuçin e xhupit për të mbuluar fytyrën me të. Për rreth 2 minuta qëndroj i palëvizur nga cepi i Piramidës. Ndjej frikë, ankth. Çfarë do të ndodhë tani? Çfarë efektesh ka gazi? Po sytë?

Midis turmës dëgjoj disa protestues të moshuar: “Mos e fërkoni fytyrën me duar. Vetëm laheni me ujë”. Pranë urës së madhe të bulevardit qëndroj për pak.

Përballë kryeministrisë forcat e policisë nuk janë më. Janë larguar krejtësisht. Edhe makinat e ujit nuk janë më në rrugë. Midis turmës dëgjoj njerëz që u kthehen të tjerëve me fjalët: “Pse largoheni? Ku shkoni? Ta hedhim! Iku!Iku!Iku!Iku!” Kjo fjalë më përsëritet në vesh më fuqishëm. Turma bëhet edhe më energjike. Ndihet e fuqishme.

Ç’është kjo?- pyes veten. Mua s’më thanë gjë. Të jetë larguar vërtet? Jo, s’ma merr mendja. Bëj këtë monolog me veten vazhdimisht, deri sa e kuptoj se gjithçka ishte efekt i turmës së përfshirë në vorbullën e shkatërrimit. Era e gazit ulet e turma afrohet sërish drejt kryeministrisë. Këtë herë më e irrituar. Më me nerv. Gardhi përreth kryeministrisë nuk mbrohet nga policët. Është vetëm garda e republikës brenda gardhit e gatshme për të mbrojtur institucionin. Mbi ndërtesat përreth shoh edhe snajperat. Disa kapuçë të zinj tregojnë gardistët dhe tytat e armëve të tyre të zgjatura mbi tarraca. Të gatshëm.

Gurët e shkulur nga bulevardi, pllakat e hequra, janë armët e protestuesve. Kudo tym. Vetëm tym. Flakë. Gurë. Rrëmujë. Rrëmujë. Kaos.  Dalëngadalë po duket edhe skeleti i makinave që u është vënë flaka të parat. Për një moment policia kundërpërgjigjet me plumba gome. Të shtëna në ajër. Sërish hidhet gaz. Turma tërhiqet paksa. Por këtë herë efekti është më i ulët. Piramida është kthyer në një strehë qëndrimi për shumë “spektatorë”, që qëndrojnë neutralë, duke hipur kush e kush më lart. Disa kacavirren në të, hidhen nga një krah në tjetrin. Ku të duket më mirë. Ata që qëndrojnë në krye të saj janë më të privilegjuarit. A thua se është një teatër. Skandal. Vijojnë gurët. Pllakat thyhen në copa më të vogla, e më pas në duart e turmës kthehen në breshëri drejt gardës, pas gardhit. Diku afër hekurave që rrethojnë kryeministrinë më zë syri një protestues. Është afruar, dhe bën me shenja nga garda, sikur do të thotë: “Ja ku jam, më qëlloni”. Protestuesit janë të ndarë në disa rreshta, si një kolonë me pararojë. Të parët janë ata më aktivët. Më pas vijnë shkulësit e pllakave të bulevardit. Pas tyre ndonjë tek – tek i nxehur nga gjendja, që lëshon ndonjë thirrje e ndonjë gur drejt gardës.

Aty qëndroj edhe unë, bashkë me operatorin tim dhe disa gazetarë të tjerë.

Më kujtohen me pasazhe të shkurtra disa elementë të turmës së Le Bonit të mësuara në fakultet. Përpiqem të bëj një lidhje me realitetin që po jetoj. Turma është shkatërruese, degraduese, merr para çfarë gjen………etj etj. Po djegin? Vazhdojnë!

Aty pranë Kryesisë së Kuvendit mes turmës takoj Erion Veliajn, anëtarin e PS – së dhe ish drejtuesin e Mjaftit.-  Po përpiqemi t’i qetësojmë, – më thotë. Më kap një nerv i momentit. Po ç’bëni kështu i them? Pse nuk i ndalni? E shikoni ç’po bëjnë?”– – Po përpiqemi, –  më thotë,- por është vështirë. Janë të irrituar.

Turma tashmë këndon edhe këngë patriotike, “eja mblidhuni këtu- këtu, Eja mblidhuni këtu këtu”- është refreni shoqërues i saj. Situata duket e nderë. Turma hapën edhe derën e kryeministrisë nga krahu i Bulevardit, i Kullave. Disa protestues përpiqen të futen brenda. Përpiqen të flasin me efektivët e gardës. Diçka po dialogojnë. Nuk di. Jam disa metra larg. Por nuk afrohem aty. Për pak minuta kjo gjendje. Garda kthen pas turmën. Brenda portës së hapur të kryeministrisë tashmë vendoset një bllok i madh hekuri. Në turmë shquaj disa personazhe të njohur. Midis tyre edhe Juta Benzenberg, fotografe e njohur. Është duke bërë foto. Në një çast ajo afrohet pranë një protestuesi që shkul  pllaka bulevardi për të bërë një foto. I irrituar ai i kthehet: “Ik moj, ç’bën?” Shan. Juta largohet për pak, ok i thotë me shenja.

Disa kolegë operatorë janë goditur nga plumbat e gomës. Në turmë ka të plagosur, afrohet ambulanca. Merr disa të goditur nga gurët, çadrat, mjetet e forta të përdorura. Disa protestues të irrituar godasin me gurë edhe ambulancat. Të tjerë përpiqen t’i qetësojnë.

Afrohet një makinë tip Benz, është i gjelbër. Nuk i shquaj dot targën. Dikush hipën në të. Lëshohet drejt kryeministrisë. Vrapoj më afër. Përplaset me bllokun e vendosur, dhe qëndron aty. Disa protestues afrohen, vijojnë të qëllojnë me gurë. Kaos. Gurë. Plumba gome qëllohen nga garda. Disa prej tyre kanë kapur edhe kolegë të mi.

VRASJET

Dëgjoj disa të shtëna të shkëputura. Pastaj një breshëri. Vazhdojnë krismat. Dikush rrëzohet. Qëlluan. Vdiq. Kush? Gjak? Afrohem. Nga pemët përreth kryeministrisë këputen degë të rrezuara nga plumbat e gardës. Shquaj në fragmente ndonjë gardist që shkëputet nga të tjerët, qëllon dhe bashkohet sërish me të tjerët. Më kap paniku për pak. Kanë qëlluar drejt turmës. A janë plumba të vërtetë? Si ka mundësi? Turma mblidhet përreth. Gjak në bulevard. Shoh 2 protestues përtokë, të gjakosur tërësisht, e disa të tjerë që përpiqen t’i ndihmojnë për t’i larguar që aty drejt ambulancës, që afrohet me shpejtësi nga krahu tjetër. Gjendja bëhet më kaotike. Nuk kuptoj. Si janë?-  pyes njërin prej protestuesve që ndihmoi të plagosurin e gjakosur pranë kryeministrisë. – Nuk di. Po na vrasin. Ai dukej si i vdekur – më thotë. Nga krahu tjetër i bulevardit, pranë kullave binjake, 2 protestues të tjerë janë gjakosur. Përpiqem të afrohem. Shoh njërin prej tyre me shami të lidhur në kokën e gjakosur. Nja 6 veta e marrin në krahë dhe me vrap drejtohen për nga ambulanca.

Bulevardi duket si një arenë gladiatorësh. Gjak kudo. Marr vesh se të plagosurit i kanë çuar në Spitalin Ushtarak. Ende nuk dihet gjendja e tyre. Vdiqën? Njëri? 2? Turma përhap fjalë se 2 prej të plagosurve kanë vdekur. Ende nuk di gjë. Sidoqoftë turma irritohet më tepër. Tani nuk ka frikë. Lajmi i përhapur se 2 protestues janë qëlluar dhe kanë vdekur e bën më nervoze. Disa dhjetëra demonstrues qëllojnë pa pushim me gurë. Herë pas here vijoj të bëj ndonjë lidhje telefonike me redaksinë, për të transmetuar live atë që po ndodh. Pyetjet janë të shumta nga studioja. Pasiguria bëhet edhe më e madhe. Mbizotëron kaosi. Minutat duken si një jetë. Nuk e shoh orën. Telefoni vijon të bjerë pa pushim, miq, familjarë, puna. Tension. Ende nuk e di se si janë të plagosurit e çuar në spital. Në shesh ndodhen ende të tjerë të gjakosur. Por turma nuk ndalet. Dalëngadalë fillon të errësohet. Tashmë turma është reduktuar. Nga ura e Lanës e tutje janë larguar pjesa më e madhe e protestuesve. Ata që janë më aktivë qëndrojnë pranë kryeministrisë, megjithëse janë shkëputur paksa. Nga krahu i Piramidës shoh të lëvizin forcat e ndërhyrjes së shpejtë, që quhen ndryshe dhe FNSH, të specializuara për në raste të tilla. Ato afrohen drejt bulevardit, dhe në disa rreshta qëndrojnë në gatishmëri. Me skafandra, kaska mbrojtëse ata duken të gatshëm për të ndërhyrë. Por turma nuk ndalet. Qëllon, qëllon pa pushim. Sheshi, rruga i përngjan një fushe shahu të boshatisur nga gurët, pa një fitues.  Ata gurë që disa dhjetëvjeçarë më parë u vendosën nga italianët në kohën e Zogut.

Errësira tashmë ka mbërritur, pothuajse totalisht.

RRAHJET

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë hidhen papritur në sulm ndaj demonstruesve. Të gjithë bashkë. Nga vetëm 4 metra furgonit vazhdoj raportimin telefonik. Në bulevard tashmë bëhet një arenë ndeshjesh. Furia e shkopinjve të gomës bie pa pushim mbi çdo fytyrë, trup, kokë protestuesi që gjejnë para. Ngre zërin për t’u dëgjuar më mirë në telefon.

3 policë disa metra larg meje qëllojnë e vazhdojnë të qëllojnë me skafandra, shkopinj gome e shkelma një djalosh jo më shumë se 15 vjeç. 2 vija gjaku rrjedhin nga hundët e tij, ndërkohë që bërtet pa fund. Ndihem keq, dua t’i vij në ndihmë, por nuk mundem.

Nga studioja më bëhet një ndërhyrje për të më pyetur diçka tjetër, kush po qëllon, kë? Kaq mund të dëgjoj. Kthej kokën nga ana tjetër, ndërkohë që një polic i FNSH – së më vjen përballë me shpejtësi? – Po ti mo qen? – thërret. – Jam gazetar, jam gazetar, – bërtas me të madhe sa kam në kokë, e përpiqem t’i bëj të dallueshëm kartën e gazetarit të varur në qafë. Por më vjen i fuqishëm një shkop gome në bark. Më përkul pak. Mundohem të largohem nja 2 metra pas, ndërkohë që më vjen një tjetër polic nga ana tjetër. Tensioni më ka pushtuar të gjithin. Nuk di më ç’po bëj. Vetëm bërtas, thërras, ulëras, jam gazetar, jam gazetar. Mendoj se kjo do të më shpëtojë nga kthetrat e tyre. Por nuk mjaftohen me kaq. Polici që më vjen përballë më godet në kokë me skafandrën e tij duke më shtrirë në tokë.- Komunist, donit të rrëzonit shtetin? Maskara i m…. Të q… Shan pa fund. Më pas i rrëzuar në gjunjë shoh edhe 3 forca të tjera që më rrethojnë e më qëllojnë pa fund me shkopinj gome e shkelma në kokë,e trup. Dalloj një civil që vjen përballë, e me shpejtësi më godet me gju në mjekër. Ndjej dhimbje. Nuk di ç’bëj. Vetëm thërras, jam gazetar, jam gazetar. Vijoj të thërras. Nuk dëgjojnë. U janë errësuar sytë. Mundohem të shpëtoj. Nuk di se si. Një tjetër civil që më ka rrethuar, më merr kartën e gazetarit nga qafa, për ta dalluar më mirë. – Po ti gazetar je o k.. – Po gazetar jam nuk e shikoni, – përgjigjem gjysëm i pandërgjegjshëm. –Largohen! Të 8 – të. Ndiej dhimbje në trup. Nofullën nuk e ndjej, për një moment mendoj se ma kanë thyer. Ngrihem me vështirësi, ndërkohë që ata largohen me vrap për të kapur të tjerë, për të rrahur të tjerë mizorisht. Më hipën një inat. Dua të vrapoj edhe unë të godas ndonjërin. Por s’më bëjnë këmbët.

Eci si përgjumësh. Jam ende i turbullt. Nofullën nuk e ndjej fare. Xhupi më është grisur, në disa anë të tij. Jam tërësisht i baltosur në pantallona. Por nuk ndjej gjë. Kurrizi më dhemb. Edhe koka. Duart më dridhen nga inati. Disa lot më rrjedhin nga sytë. Kam mllef. Por nuk di. Kam një të çarë në mjekër, por nuk e ndjej, nofulla më duket si e thyer. Fjalët që them nuk i ndjej. Kam shumë dhimbje.

SPITALI

Altini, shoferi, më kap përkrahu. “Eja të të çoj në spital, të mjekohesh. Je carë në mjekër” –  më thotë. Nisemi! Jam ende i tensionuar. Më dalin lot nga inati. Dhimbjen në trup e ndjej pak, në kurriz. Futemi në spitalin Nënë Tereza, afrohemi pranë urgjencës. Disa të tjerë të plagosur, të gjakosur përreth. Dikush thërret nga dhimbjet. Në dhomën e urgjencës janë 3 krevate. Te i fundit, pranë dritares, ngrihet një djalosh, moshatari im. E ka mbaruar mjekimin. Më merr doktori dhe më ul aty. – Shtrihu. Ke dhimbje në trup përveç mjekrës? -më pyet. Më ngre kokën lart.

Afrohet një femër. Është police. E pashë që tek dera. “– Si e ke emrin cuni? – më pyet. – Nuk mjafton që na vrisni, që na rrihni, por do na fusni edhe në burg tani?” – përgjigjem i inatosur, ndjej disa të dridhura në trup. Inat. Ndjej inat. Po, po. Ajo largohet.

Pranë meje është një tjetër i gjakosur. Demonstrues. Është pa ndjenja pothuajse. Vetëm belbëzon. Këmbët i ka të gjakosura, fytyrën gjithashtu, dhe në faqe i duket qartë një shenjë kamzhiku. Një vijë e kuqe e qartë. Ndërkohë kthej kokën paksa, dhe dëgjoj doktorin: “- Mos lëviz 2 sekonda”. Dora e tij tërhiqet prej mjekrës sime dhe shoh një fije me gjilpërën. “– Po e qep. Të është carë pak. Por do ta bëj të mos dallohet fare. Të duket sikur nuk të është carë”, – më inkurajon doktori me këto fjalë. Nuk ndjej dhimbje në mjekër. Mesa duket është ende e nxehtë. “– S’ke pse nevrikosesh. As të mërzitesh. Kështu është këtu te ne. Ti shiko shëndetin tënd! Unë të vendosa 4 penjë në mjekër. Por nuk do të të duken fare, hiç, edhe pasi të shërohesh!” – më thotë mjeku i thinjur në kokë.

Çohem prej aty. Doktori më fashon. Më jep një qese akull për ta mbajtur në faqe, te plaga. Një tjetër i gjakosur vjen në radhë. Edhe një tjetër. Nuk kanë fund. Qëndrojnë te dera. Por ende mendoj për demonstruesin ngjitur me mua në dhomën e mjekimit.  Ja ku del në një krevat. “ – Ka hemorragji të brendshme nga goditjet,  – dëgjoj një infermiere aty pranë. Ndihem keq. Si  ai janë goditur shumë, shumë!

Qëndroj në këmbë jashtë në korridor. Herë pas here dëgjohet ndonjë e bërtitur nga dhimbjet. Arena qendrore tani është kaluar nga bulevardi në spital. Një listë emrash është e gatshme nga policja me uniformë te dera për të shënuar në apel këdo që hyn e del. I gjithë stafi i urgjencës në këmbë. Doktorët. Infermieret. Ata me më shumë probleme, më rëndë i kalojnë nga reparti tjetër i ndërhyrjeve kirurgjikale. Një kaos i organizuar në spital. Disa prej infermiereve shohin. E dinë që jemi gazetarë. Bashkë me kolegët. Shoferi, Altini më thotë se po vjen prokurori për të bërë denoncimin.  Qëndrojmë rreth 5 minuta aty. Ndërkohë mbaj qesen e akullit në mjekër. Dhimbjet fillojnë të shtohen në trup.

Prokurori quhet Fatos. Më vjen përballë bashkë me 2 ndihmësit e tij. “–Si je? Do të bësh denoncim? – më pyet. – Po, po, do bëj, – ia kthej. Ndërkohë ai i drejtohet ndihmësit të tij, merr bllokun e fillon të më pyesë për ngjarjen. Kush më goditi, ku isha, e të tjera formalitete si këto. Përgjigjem dalëngadalë. Mjekrën tani e ndjej më shumë. Erblina më thotë se 2 nga protestuesit kishin vdekur. Kap kokën me dorë. Nuk flas. Hesht. S’di ç’të them. 2 jetë kanë ikur tashmë. Atje, pikërisht atje në sheshin ku isha unë. O Zot i madh!

Përfundoj denoncimin. Jap gjeneralitetet. Fatosi më merr numrin e telefonit e më thotë se duhet të shkoj ditën tjetër të bëj ekspertizën mjeko – ligjore. Largohemi prej aty. I afrohem doktorit, e falenderoj edhe njëherë për punën. Pas lemë 2 kolegët si dhe disa dhjetëra të rrahur, plagosur, goditur, që presin të marrin mjekim. Hipim në makinë e largohemi drejt punës. Telefoni ndërkohë bie pa pushim, puna, familja, shokë, miq të shqetësuar. Kishin marrë vesh pjesa më e madhe. Përpiqem të flas më disa prej tyre.

Temperatura më rritet, dua të largohem sa më shpejt. Hipi në makinë bashkë me grupin e xhirimit. Ndihem për herë të dytë pas goditjeve i pandërgjegjshëm. Qëndroj për pak në një farmaci e marr disa qetësues për dhimbjet. Rruga më duket një përjetësi. Qyteti më jep përshtypjen e një varreze. Asgjë nuk lëviz. Ndonjë makinë tek– tuk. Si asnjëherë tjetër. Përshëndetem me shoferin e hyj në shtëpi. Përpiqem të shtrihem pak, të qetësohem. Nuk mundem. Hap pak televizorin. Flitet për demonstratën. Të vdekur. Ka të vdekur. Nuk më hiqet nga mendja ai djaloshi që rrahën barbarisht policët. Vetëm gjak shquhej në fytyrën e tij. E ata të papërgjegjshëm e gjuanin, e vazhdonin sërish, pa pushim.

O Zot, ku po jetojmë. Në një vend të pasigurt. Ndjej se edhe unë mund të isha njëri prej viktimave në një shesh pa emër, një bulevard vrasës. Jo thjesht i rrahur.

Katastrofë. Është ende 21 Janar…

REMOTE_ADDR:[]

29 komente në “21 janari në sytë e mi (dëshmia e një gazetari të rrahur barbarisht)”

    1. Mentari says:

      keto adresa qe jep nuk hapen.si te veproj?

      1. sunitet nuk bejne ''shtet''...........lloji i kafshes! says:

        kjo eshte haleja islamike ,ketu jeta ka vleren e nje pule,ketu robi mjaftohet me nje mbushje barku[fasule] dhe nje kofe turke e ………tut’ok!
        ki pipell kete mizeria meriton……………gezuar ramazonin!

        1. Bota me rrota says:

          Shih greket e tu si bene dje e qetesohu, apo kafshe tjeter ata. Ky popull nuk eshte sunit. Eshte shqiptar. Mizerje troll qe paguhesh per te bere nga keto komente.

        2. Arbeni says:

          Te qifsha motren ty grekeve dhe sali malokut,ndrea prendit,atij malokut tjeter mollopup qe vrau ate protestuesin tek porta anesore,lulit dhe gjithe grekeve te felliqur.Te jesh grek je gjiriz haleje.saliun e urrej sepse është nje kriminel muti por po te te gjej ty ndokund do te ta fusja koken tek bytha o qenbirqeni.Do te shihja a do te ta mbante suma te flisje kesisoj qelbesire.U ka qire temen halldupeve turq dhe korofillakeve grekë.Pis I mutit

        3. Arbeni says:

          Te q…ha motren ty grekeve dhe sali malokut,ndrea prendit,atij malokut tjeter mollopup qe vrau ate protestuesin tek porta anesore,lulit dhe gjithe grekeve te felliqur.Te jesh grek je gjiriz haleje.saliun e urrej sepse është nje kriminel muti por po te te gjej ty ndokund do te ta fusja koken tek bytha o qenbirqeni.Do te shihja a do te ta mbante suma te flisje kesisoj qelbesire.U kam q.re temen halldupeve turq dhe korofillakeve grekë.Pis I mutit

  1. tironci says:

    ka rene demokracia ka rene ligji ka rene qeveria .. kjo eshte thjesh nje DIKTATURE DIKTATURE e urryer e regjimit berishian .. do i paguash nje dite sali berisha gjithcka .. drejtesia vonon por nuk harron .. sdo kesh as fatin e enverit qe e terhoqem bust .. por ti do terhiqesh i gjalle ..

  2. fule says:

    Perbindeshi Vucidolit ka kthyer cdo institucion rendi me fytyren e felliqur te Shik-ut te viteve 90.

  3. Kopacja says:

    Berishen e kemi edhe te grekut…

  4. king says:

    eshte fatkeqesi qe te kesh drejtuesin e opozites me te meta mendore , aty jqan mbledhur nje grup me Eriona me Edvina e Ervisa , ku ky i fundit i vuri kapakun budallallekut ku per 9 muaj e genjeu bashkeshortja per shtatzani e me ne fund i doli me jastek ne bark hajde shum i zgjuar ky djali

    1. guguzheli says:

      shko njihe njehere po ta mbajti b…a.ajo nuk ishte bashkeshortja e tij.trap

    2. xhaferr xhaferraj says:

      nqs nuk e ke kuptuar akoma, hapesira per komente neper tema te ndryshme eshte vene qe te komentosh per temen dhe jo per ca te vjen ty neper mendje. Gjithsesi ajo qe desha te theksoja une eshte fakti qe ky dreq vendi qe kemi ne po shkon tamam per dreq per arsyen e vetme se ka sa te duash njerez si puna jote qe preken me shume nga jastiqet dhe nga grate e cmendura te burrave te tjere sesa nga 4 njerez te vrare e 10 te plagosur barbarisht ne mes te Tiranes nga nje polici mercenare. Vazhdoni te ndiqni liderin tuaj shpirteror, S.B (sma nxe dora emrin e plote) derisa ta hani edhe ju shkopin e gomes. Pa merak, nuk do shpetoje njeri nga shkopi. Ai qe do duroje me shume do jete ai qe do ja “lepije” me shume liderit.

  5. 21Janari says:

    Behu gati Elton se do te kemi edhe 21 maj

    1. Rajmonda says:

      21 Qershor se Maji iku.

  6. deni says:

    Prandaj jemi ne kete derexhe se ka akoma si puna e king qe e mbajne ne kembe bastardin e vicidolit, kur do tju çelen syte, mendoni njehetre per femijet tuaj per te ardhmen e tyre, nuk behet ky vend me vrases dhe hajdute, shume po shkruajne keta gazetaret e verteta, po kur nuk duan te shohin dhe te degjojne eshte e veshtire, ta ndricosh injorancen

  7. realiteti says:

    Ky koment eshte per king-un qe jo vetem nuk eshte i tille po duhet te jete katundari i fundit i katundit me te fundit qe mund te egzistoje….

    Cfare lidhje llogjike, direkte apo indirekte ka komenti/krahasimi i trashe qe ke bere me shkrimin ne fjale???

    Autori flet per barbarizma te policise/mafies ne krye te Shqiperise dhe ti komenton mbi cilesine e udheheqjes se opozites. Ata qe u vrane o fshatar deficent, qe me siguri nuk ke kaluar akoma ne te gjitha stadet e zhvillimit njerezor pasi eshte e qarte nga komenti qe ofron dhe qe edhe nje njeri i epokes se gurit do kish qene ne gjendje te nxirrte nje deduksion me te sakte, nuk qene opozita por popull i papune dhe i varfer qe kerkojne nje fije mireqenie sociale.

    Por nuk ke si ti kuptosh ti dhe shoket e shumte te tu qe jane ne Shqiperi keto koncepte kur koeficienti juaj i intelligjences nuk duhet te kaloje as ate te peshkut. Shume e veshtire te besohet qe edhe komentin e ke shkruar vete dhe jo me ndihmen e ndonje bashke-katundari pasi te mesuarit sesi te shkruash nje gjuhe kerkon shume me teper mend sesa ke manifestuar ti ne komentin tend.

    Prandaj meso te heshtesh o koketrashe…….

    1. ben says:

      realiteti-komenti “king”-ut, eshte tipike alla PD. Vetem “intelektualet” e PD-se dhe ca te LSI-se kane kete kapacitet mendor qe matet edhe me … gomarin me te zgjuar. Gomeret ne fakt i mundin ata per nga shkalla inteligjences, por humbasin kur vjen puna tek “praktika”. Dihet se PD eshte partia e druvareve ku “praktika” quhet perdorimi grushteve dhe shqelmave qe eshte tipar i vleresuar per te bere “karriere” politike tek kjo parti, nderkohe qe pjesa elitare e kesaj partie bashibozukesh, eshte e trajnuar ne vjedhje me permasa galopante.
      “Leri te hane” – thoshte dikur nje njeri teper i mencur qe kam njohur vite me pare. Me kete nenkuptonte, “leri te hane mut” se nuk jane per gje tjeter.

    2. nardi says:

      Si puna e ketij gjen me tonelata ne shqiperi, qe ne votime per 30kg miell misri per minj shesin dinjitetin e tyre, femijet, prinderit, c’do te aferm dhe flasin e komentojne si kurvat ne rrjetet sociale.

  8. ALBAN DEGA says:

    PER KARRIKE SALI BERISHA VRET JO ME AZEMIN E ARBENIN POR EDHE SHKELZENIN !

    – Nga Alban Dega Nju Jork

    21 janari 2011 barazohet me 2 prillin 1991

    Sot 21 janari 2011 u barazua plotesisht me 2 pruillin 1991. Jo vetem nga motivi i njejte i aspiratave per liri e demokraci akoma te parealizuara te shqiptareve por edhe nga numri i viktimave.
    … Nje djale i vetem, nje vella i vetem i kater motrave, nje baba i vetem i dy vogelusheve, nje engjell i vertete si Aleks Nika mori sot rrugen pa kthim per ne parajse. Drite i paste shpirti!. Ngushellime familja e Aleksit! Ngushellime te gjithe shqiptareve!
    Plumbi i snajpereve te qeverise me vota te vjedhura, te kryeministrit qe me 21 janar 2011 urdheroi ekzekutimin e qytetareve te vet te pafajshem dhe krejtesisht paqesore si Aleksi i mori jeten edhe nje deshmori tjeter te lirise dhe demokracise.
    Cdo shqiptar kudo ne Bote perfshi edhe ketu ne Nju Jork pame me syte tane vrasjen e gjirokastritit 68 vjecar. As kishte gure as drure ne duar. Edhe duart i kishte ne xhepa kur u qellua nga krejt afer. Vecse plumbat nga afer erdhen direkt nga brenda rrethimit te kryeministrise. Menyra si u rrezua per te mos u ngritur me fliste vete per vrasesit brenda rrethimit te kryeministrise. Jo me shume se njezet metra larg.
    Asnje deklarate e cetnikut Lulezim Basha dhe e krye-ekzekutorit Sali Berisha nuk mund te turbulloje e keqdrejtoje hetimet. Edhe nje femije i shkolles fillore e jo me nje i rritur nuk e ka veshtire te kuptoje se nga ardhen e pse ardhen plumbat.

    Plumbat kryeministrore qe vrane secilin prej nesh !

    Ata plumba vrastare nuk u moren jeten vetem kater viktimave. Ata i moren jeten secilit e te gjithe ne shqiptareve. Pse!? Secili prej nesh mund te ishte ne vend te tyre ate dite tragjike. Ekzekutori nuk dinte as emrin e as mbiemrin, as fene e as idene, as perkatesine partiake e as gjendjen sociale te asnjerit prej tyre. Ai dinte vetem nje gje: te vriste per te ruajtur sundimin e tij vrastar, per te ruajtur kalin e tij te pushtetit, per te ruajtur karriken e tij te korruptuar! Ngushellime vellezer shqiptare!
    Plumbat erdhen nga karrikja e kryeministrit Sali Berisha. U transmetua nga gozhda kryesore e asaj klarrikje qe pervecse me llumin e zi te korrupsionit dhe te kusarit te djerses se popullit shqiptar me 21 janar u gjakos ppuklikisht. U lye edhe me gjakun e dhjetra shqiptareve qe u plagosen. Kater prej tyre deri tani eshte e sigurte se nuk do te protestojne as gjallojne kurre me.
    Pse? Vetem e vetem qe ai te mos leshoje ate karrike te pergjakur aq sa edhe te vjedhur bashke me voten e popullit, te vetmen arme paqesore e demokratike te popullit ne demokraci.

    Xhironi i vjedhjeve qe na vodhi edhe jeten!

    Na vodhi voten per t’na vjedhe pasurite. Na vjedh pasurite per t’na mbajtur ne mjerim. Na denon me mjerim qe ai edhe klani i tij te lundrojne ne luks e salltante qe ua kane zili edhe sheiket e Arabise. Na denon me vdekje, na merr jeten qe ta perjetesoje sundimin e vet ” edhe 35 vjet te tjera” pra edhe dhjete vjet me shume se babai i tij shpirteror e ideologjik Qoftelargu dora vete.
    Pamjet e 21 janarit te Tiranes ishin edhe me te renda se skenat e trishta te 2 prillit 1991 ne Shkoder, ku kam qene edhe vete kur na u vrane ne pabesi e me tradheti kater heronjt e Shkodres me ne krye heroin e demokracise Arben Brocin.
    Shume me te renda sepse atehere e dinimin se luftonim per permbysjen e diktatures. Shume me te renda sepse sot mendonim se ishim ne nje gati – demokraci. Nuk na shkonte kurre ne mendje se mund te na ekzekutonte per te ruajtur sundimin e perjetshem te nje autokrati.
    U zume ne befasi. U kapem gafil nga plumbat e tij. Nje pushtet qe hap zjarr ekzkuton popullin e vet gjithcka pervece demorkaci nuk mund te jete! Jo vetem pamjet por edhe numri i viktimave eshte i njejte: kater me 2 prill … kater me 21 janar 2011. Ekzektuoret e 21 janarit te vitit 2011 i pa me sy gjithe Shqiperia e gjithe Bota. Ata te 2 prillit 1991 i di e i ka permendur me emer e me mbiemer gjithe Shkodra.

    Rivrasja per se vdekuri

    Nuk e di pse pamjet e djeshme te Tiranes me kujtuan pikerisht pamjet e gjakosura te 28 majit 1996!
    Pikerisht per te ruajtur ato privilegje per klanin e tij krejt te korruptuar ai ka mbylle cdo shteg per opoziten, per popullin. Ishte skena e pare tragjike e tragjedise se madhe te 1997, qe u kushtoi jeten mbi 10 000 mije shqiptareve te pafajshem. Uroj qe 1997 te mos vije kurre me!
    Ato skena tragjike me kujtuan edhe 14 shtatorin 1998, kur u varros ish- heroi tjeter i demokracise Azem Hajdari, i nxjerre ne prite nga bodigarde te te njejtit person qe urdheroi dje te hapet zjarr kunder protestuesve, dy prej te cileve ishin absolutisht paqesore.
    E vrane per se gjalli. E rivrane edhe per se vdekuri. Me arkivolin e tij falangat e murrme dhe hjekesit e tij ne prite shqyen dyert e Kryeministrise. Keshtu kane vepruar vetem jeniceret tuq me topuzet per te shqyer dyert e kalave shqiptare! Ata donin te pushtonin lirine e shqiptareve. Jeniceret e 98-es donin te zaptonin karriken e pushtetit!

    Te terbuarit pas karrikes se pushtetit qe ka uzurpuar shtetin!

    Asnje shpifje, asnje sajim, asnje drejtim i gabuar i hetimeve si nga kryeministri Berisha ashtu edhe nga banda e tij e hajnave dhe qysh dje edhe vrasesve nuk mund ta fshehe doren gjaksore te saj… Degjova e ndoqa live , pra drejtepersedrejti, shume deklarata te Berishes, te Jozefina Topallit, te Lulzim Bashes, te Sokol Olldashit, te Majlinda Bregut, te Edi Palokes, te Artur Zhejit, te Henri Cilit, Te Ylli Pangos …. te politikaneve, kodosheve dhe telalleve te pushtetit mafioz te Sali Berishes.
    Kane moralin te flasin e shpifin te genjejne e provokojne, te kerkojne llogari e pyesin per shkopinj gome e “Molotove” mbi arkivolet e varret, mbi gjakun e jeten e marre barbarisht te kater shqiptareve te pafajshem te ekzekutuar me plumba luftarake nga Padrinoja i tyre, Sali Berisha!?
    Iu mor jeta. Po shkelet edhe kodi i shenjte e vdekjes. Ekzekutorit pemendin dhe tundin litarin ne shtepin e e te varuarit prej dores se tyre vrastare.
    Zot shpetoi shqiptaret e pafajshem nga shqiptaret e terbuar pas karrikes e pushtetit qe ka kapluar e mban peng shtetin e tyre qe duhej te ishte i lir e demokratik e jo diktatorial e autokratik ne duart e demoneve te Qoftelargut!
    . Cfare binte ne sy e sy ne sy !? Kamerat televizive jepnin Edi Ramen, Prec Zogajn… ne konferenca shtypi e vizita ngushellimi ne spitalin ushtarak…
    Qeveritaret e kollovaret e pushtetit kusar shpifnin se ata i kishin perzene familjaret e viktimave nga spitali. Kujt ti besojme syve tane apo shpifjeve e rrenave te kusareve rrenacake ne pushtet!?

    Korbat e zi te zise shqiptare

    Diten e zise e tragjedise Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, suflerja e Sali Berishes, Jozefina Topalli si nje aktore e deshtuar e Estrades se Shkodres ishte veshur si nje korb i zi koke e kembe me te zeza, sikur donte te vertetonte pseudonimin e saj si “Pantera e Zeze” e demokracise. Mezi recitonte nga ngazellimi rrenat e Berishes per gjoja 200-300 kriminela sic i quante ajo protestuesit, midis te cileve benin pjese edhe viktimat e pafajshme. Kamerat tregonin dhjetra per te mos thene qindra mijera protestues… Kujt ti besojme “Panteres se zeze” apo syve tane !?
    Pijaneci i pakorrigjueshem, Sokol Olldashi nuk linte shpifje e akuze pa bere ndaj opozites dhe liderve te saj…. A e kishte nga qeveria apo nga rakia nuk mund te them dot se ekrani nuk sillte eren e saj ne hundet e mia!!!
    Sa per kolegen e tij Majlinda Breg tenderen nuk ia vlen te harxhoj as kohe e as boje. Eshte ne hall te madh… Po i afron koha per te dhene llogari per tenderat e korrupsionin qe po na largon perdite e me shume prej integrimit Evropian.
    Jo vetem gangsteret e bandes se kusareve por edhe telallet e tyre si Edi Paloka, Artur Zheji, Henri Cili, Blendi Fevziu, “Klani” flisnin njesoj si Berisha. Arrogante si ai. Mashtrues si ai…. U falet ata hane ne grazhdin e tij! Ku hane sigurisht edhe do te lehin!

    Kur shtriga ha kelyshet e vet

    Ajo qe trondit cdo shqiptar kudo ne Bote, eshte vrasja tragjike e kater protestusve krejt paqesore qe rane viktime e dhunes te tepruar dhe panikut te dukshem qe ka kapur qeverine e Gerdecit jo vetem nga frika se do te humbase pushtetin por edhe me shume nga paniku se do ti duhet te perballet me drejtesine per korrupsionin, krimin e organizuar, qe me 21 janar 2011 u shtoi edhe kater viktima te reja.
    Per hir te pushtetit kjo qeveri dhe Padrinoja, i saj Sali Berisha eshte gati te vrase jo vetem Arbenin e Azemin por edhe vet Shkelzenin, me tha nje mik i imi, themelues e lider i PD-se se Berishes ne nje rreth verior te Shqiperise kur ajo akoma nuk ishte kthyer ne nje parti autokratike…
    Nuk ka thene kot sovrani se shtrigat i hane edhe kelyshet e vet.. Kjo tregon se sundimit autokratik, diktatorial te Luigjit te 14- te shqiptar po i vjen fundi. Do te jete dita e pare e lirise e demokracise per cka dhane jeten kater deshmoret e 21 janarit 2011.

  9. populli says:

    Ka ardhur koha tja kthejme reston Sali Berishes. Kesaj here do ta marrim zvarre ne bulevard, dhe do ta cojme zvarre para gjyqit. Vetem sinjalin po presim. Sali Berisha eshte ne gjak me Shqiperine, dhe ne nje menyre ose tjeter, ne do ta marrim hakun e atyre qe u vrane sado kohe qe te kaloje dhe kudo qe te jete krimineli Sali Berisha.

  10. cun shqiptar says:

    cfare agresioni i shpifur. duhet luftuar ky pushtet

  11. dervishaj besnik says:

    MALLKUAR QOFSH NE BREZA O SALI BERISHA

    KUR IKA NGA DHITE ,
    ZBRITA NE QYTET,
    PARTIA E PUNES,
    ME DHA SHUME EKSPERIENCE.

    EDHE PROFESORIN,
    QE PREJ TIJ MESOVA,
    NE BAJGE TE SEMES,
    UNE SHUME SHPEJT E COVA

    JAM DERE BAJRAKU,
    JAM SALI BERISHA,
    KU SHKEL DERDHET GJAKU,
    SI LUM, JO ME PIKA.

    E KISHA NE GEN,
    NDAJ U BERA MBRET,
    KUSH ME KUNDERSHTON,
    TE GJALLE E FUS NE DHE.

    DHE SHOKET E DYTE,
    TE DEMOKRACISE,
    TE ME THYEJNE PAK ZEMREN,
    THIKEN KANE NE SHPINE.

    DHE NEPER KONGRESE,
    KUSH ME KUNDERSHTOI,
    NE MES TE SALLES,
    DITA TI QELLOI.

    BERTAS ME TE MADHE,
    UNE JAM DEMOKRAT,
    JAM MBRETI DHE LIGJIT,
    NDAJ GOJEN, MOS E HAP.

    KUSH E KUNDERSHTOI,
    E VRAU E PERZURI,
    KU KOMANDOJ UNE,
    VALON VETEM DRURI

    NE FAKT E KAM GOJEN,
    TE PISTE HELAQ,
    FJALET KUR I NXJER,
    DATEN UNE TE KALL.

    TE VJELLESH ESHTE SHUME PAK.
    KUR UNE FJALET NXJERR,
    JAM ME SHUME KULTURE,
    VIJ NGA AJO DERE,

    MENDIMET E MIJA,
    DHE NE S’ME BESONI
    SHUME SHPEJT TEK DHITE,
    DHE TEK KULLA SHKONIN.

    KUR ISHA ME DHI,
    KERKOJA EDUKATE,
    NE STALLE KUR I FUSJA,
    RININ DHITE NE RADHE.

    UNE ISHA I LIRE,
    ISHA PA TELASHE.
    ME PARAT E BOTES ,
    THEM SALE KAQ E PATE.

    TE SHASH OPOZITORIN,
    PLOT ME FJALE TE NDYRA
    MA HEQ DERA IME,
    PLUS DEMOKRACIA.

    UNE S’JAM NGA ATA,
    TE SHOH HALLET E MIJA,
    MU NE DERE E BRENDA
    GRUAJA DHE FEMIJA.

    NJEHERE E MIRE HAROJE,
    TE SHIKOJ VETVEHTEN,
    SHOH HALENE E BOTES,
    JO HALENE E VEHTES,

    PO ME KUNDERSHTOJNE,
    JANE CA KOKDERA,
    KE VJEDHUR ME THONE,
    SALI TE DOLI ERA.

    PO ME VINE DIMRI,
    THONE DO JETE I EGER,
    ME GJEMAT E MIJA,
    VESHTIRE ESHTE PER T’JA HEDHUR.

    VERTET KAM VRARE SHUME,
    ME SHUME SE ENVERI,
    DHE NE MES TE SHESHIT,
    PER TE MBROJTUR ” NDERIN”.

    KAM DHE CA DEBILA,
    QE NUK DINE TE VJEDHIN,
    SA ME TELEKAMER,
    SEKRETIN MA NXJERRIN.

    SIKUR TE ME NXJERRIN,
    URDHERIN PER TE VRARE,
    SI OPOZITORET,
    TE GJITHE DO TI VARE.

    MENDJA PO ME IKEN
    ME KA HYPUR TMERRI,
    KAM FRIKE SE MA BEJNE,
    ME KEQ SE UNE ENVERIT.

    TANI QE BRET JAM,
    ME SHUME PASURI,
    TRIMAT NE ZAGARE,
    DO TE KTHEHEN NJE DITE.

    ATA QE VETE I ZGJODHA,
    SHTREMBER ME SHIKOJNE
    SALA RROFTE ME S’THONE
    ASNJE S’PO ME KUPTON.

    E KUJTOi FISHTEN,
    FISHTEN TONE TE MADH,
    JANE SHUME PAK SHTATE BREZA,
    TE JESH QYTETAR.

    KUSH E KUNDERSHTOI,
    E VRAU E PERZURI,
    KU KOMANDOJ UNE,
    VALON VETEM DRURI

    E PATE DHE VETE,
    MU NE MES TE SHESHIT,
    KATER VETE I SHTRIVA,
    S’MA BERI TERR VESHI.

    UNE JAM SHTEPI PUSHKE,
    JAM SALI BERISHA,
    SHQIPERINE E VRAVA,
    SHQIPERINE E SHITA.

    UNE JAM DEMOKRAT,
    DEMOKRAT ME HALLE,
    PER PAK KOMUNIZMI,
    SE C’ME DOGJI FARE.

    NUK DI KU TE SHKOJ,
    NUK DI SE CPO BEJ,
    TE VDEKURIT THERASIN
    SALE EJA KETEJ.

    E KUJTOi FISHTEN,
    FISHTEN TONE TE MADH,
    JANE SHUME PAK SHTATE BREZA,
    TE JESH QYTETAR.

    PO NAMIK HOTIN,
    PERSE SE DEGJOVA,
    HISTORINE E KALIT,
    PERSE E HARROVA?

    20 VJET NE KRYE.
    O SALI BERISHA,
    NGRITE ME SHUME VARRE,
    NDAJ TU SHOFTE PISHA.

  12. mergim tari says:

    Pershendetje Populli,
    Po lexoja rreshtat e tua kur thua “…Ka ardhur koha tja kthejme reston Sali Berishes. Kesaj here do ta marrim zvarre ne bulevard, dhe do ta cojme zvarre para gjyqit. Vetem sinjalin po presim.”
    Jam dakord qe cdo njeri si per mire si per keq te marre ate qe i takon, por a je i sigurt se kur te kerkohet do te dalin te gjithe… Une shikoj se sa ngryset te gjihte kthehen ne shtepi per tu takuar pas nje muaji… Keshtu mendoj se ska asnje vlere sinjali…. pa qendrese

  13. ALBAN DEGA says:

    E nderuar “Tema” Po ju dergoj nje poezi ne forme komenti derguar tek simotra juaj ne SHBA ” Kritika” per analizen ” Fillimi i fundit te despotit Berisha”

    Postuar nga j.pani
    04-06-2011 – 08:43:20 –
    KUSH ËSHTË XHAXHI SALI

    Ta njohin të vegjël e të mëdhenj

    Kush na erdh prej Viçidoli
    fshehur në lëkurë ariu,
    na tremb ëndrrat si gogoli?
    Ai është xhaxhi Saliu.

    Plagë u rrit e u mahis
    si çiban i keq na mbiu,
    barrë e kemi në kurriz,
    ja, ky është xhaxhi Saliu.

    Kush na thotë darkë e mëngjes
    kumbulla që s’i ha njeri,
    e na tremb dhe kur buzqesh?
    Ky na është xhaxhi Sali.

    Kush na vrau e na gënjeu,
    kush e veshi popullin zi,
    krimet që s’i tret as dheu?
    I ka bërë xhaxhi Sali.

    Kush centrale bërthamore
    do të ngrejë në Shqipëri,
    na sjell vdekjen me kosore?
    Ky na qenka xhaxhi Sali.

    Qysh se lindi, satanait
    shpirtin ia ka shitë ai,
    me Faslliçët e me djallin
    valle hedh xhaxhi Sali.

    As si krokodil s’derdh lotë
    të na hedhë hi në sy,
    satrap i fundit n’Europë
    ja, ky është xhaxhi Sali.

    E kush vallë ia prishi gjumin
    ambasadorit Arvziu?
    Kush e shton përditë zullumin?
    Ky po ky, xhaxhi Saliu.

    Kush si balta pas këpucës
    na u ngjit me neveri,
    kush na e solli në majë të hundës?
    Ky po ky, xhaxhi Sali.

    nga gjëmb murizi.

    1. nardi says:

      na ishte sec na ishte… kush jane ata luene qe pijne nje pakete duhan me nje kafe nga ora 10:00 deri sa dreka te jete gati???
      SHQIPTAREEEEEEEEET…………

  14. liri says:

    durim,durim,durim

  15. Petrit says:

    Asnje fjale nuk na the per ata policët e plagosur.
    Asnje fjale per Erion veliajn qe i lyente floket me boje qytetarit e i thoshte te shkonte perpara policisë e kamerave.
    Asnje fjale per deputet socialist qe i benin thirrje njerezve te shkulnin guret e bulevardit per te sulmuar policët e pafajshem.
    Asnje fjale per zoterine me Benz qe u mundua te thyejë hyrjen e k/ ministrise i cili ka ka zaptuar gjysmen e qytetit te Lezhes duke pretenduar se eshte toka e tij.
    Asnje fjale per makinat e djegura
    Nuk merret pushteti me dhune o me nder gazetar.
    E as me vota te blera nuk mbahet pushteti o me nder gazetar.

  16. arbeni says:

    Ju lutem te gjithe komentuesve, kush mundet me na organizu dhe te dalim jo 10 mij pour me shume se 100mij shqipetare ne bulevardin para kryministrise dhe te protestojme ne menyre paqesore duke I kerkuar qeveris dhe prokurorise te arrestoje dhe te çoje para gjyqit urdheruesit dhe egzekutoret e viktimave te 21 janarit. Si mundet te rrime e te shohim lajmet dhe televizionet e kazaneve me perrallat e atij personi qe thoshte u vrane me çadra pistolete ?
    Me te vertete, nje tubi i madh duhet organizzar per te sensibilizu te gjithe drejtesine dhe gjykatat shqipetare pa ose me veting qofshin ato.
    A ka ndonje shoqate per viktimat e 21 janarit ? aso dhe ato te 2 prillit ne shkoder pasi autori esatte i njejte: SB.
    Le ti bojm te dashur komentus presion edhe qeveris edhe drejtesise ne menyre paqesore. Dhe do e shohim si do dridhen tradhetaret qe na flasin per rrezim qeverie keto dite.
    Ne dispozicion, Arbeni Tirane.

  17. omeroo says:

    Gaz lotesjelles, plumba gome, arme zjarri. Me duke te pershkallezimi i forces ka qene ne proporcion me situaten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *