Dy anije përfshihen nga flakët, të paktën 14 të vdekur

22 Janar 2019, 10:27Bota TEMA

Katërmbëdhjetë persona vdiqën pas zjarrit që përfshiu dy anije mallrash me flamuj të Tanzanisë në afërsi të Ngushticës së Kerçit, në brigjet e gadishullit ukrainas të Krimesë, e aneksuar në 2014 nga Moska, bënë të ditur autoritetet ruse.

Alexeï Kravtchenko, zëdhënës i Agjencisë Federale ruse të transporteve detare dhe lumenjve deklaroi për median për gjetjen e 11 trupave të pajetë.

‘’Tre persona të tjerë rezultojnë ende të zhdukur ‘’, shtoi ai.

Ai theksoi se tre anëtarë të ekuipazhit të cilët zyrtarisht konsiderohen të zhdukur, me shumë mundësi kanë vdekur.

Ai njoftoi se dy anijet ‘’Kandy’’ dhe ‘’Maestro’’ kishin në bord shtetas indianë dhe turq. ‘’Kandy’’ numëronte 17 anëtarë në ekuipazh, ndërsa ‘’Maestro’’ 14.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje