Jari bëhet xheloz për të zgjedhurit e rinj të Lulit dhe premton hakmarrje të shpejtë

22 Janar 2019, 19:40Antena TEMA

Kaluan tre ditë nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD dhe askush nuk po e merrte në telefon për ta uruar Jarin.

Kishte filluar të bëhej shumë nervoz dhe mezi po e mbante veten, ndërkohë që në darkë situata u bë e padurueshme.

Të gjitha televizionet kryesore kishin në fokus ekipin e ri të Lulit.

Kishte zëra pro, kishte dhe kundër, analistë dhe polikanë, por asnjëri nuk mori mundimin të thoshte një llaf për Jarin, qoftë edhe për ta sharrë.

Kjo e xhindosi keq dhe në nerva e sipër nisi të shkruajë sa më poshtë vijon:

“Të nderuar demokratë, Jari ju informon!

Mospërmendja e zgjedhjes sime si kryetar i Këshillit Kombëtar të PD është një plan ogurzi kundër opozitës, por ju siguroj se të gjithë autorët do të dekonspirohen dhe do të marrin dënimin e merituar.

Nuk është rastësi që të gjithë flasin sot për emërimin e Gaz Dardhit dhe për largimin e Salianusit, dhe askush nuk thotë një fjalë për zgjedhjen time.

Në lavdërimet e pamerituara të Gazit kam identifikuar si lobistët më kryesorë ish- deputetin Ed-Halim, Lolitat dhe Fevzon, përveç Dor Telitit, që kërkoi vetë të shënonte emrin si kandidat përballë tij, që t’ia bënte më të lehtë garën.

Dhe kur u numëruan votat, më i gëzuar ishte Dori për fitoren e Gazit, se sa ky i fundit vetë për suksesin.

Ndërsa ish-deputeti Ed-Halim ka nxjerrë kunjin me mua, se nuk kemi shkuar mirë që kur unë isha ministër Drejtësie dhe ai mendonte se i kisha zënë vendin.

Por këtu ka ndikuar edhe fakti që ai mendon se dy nxënësit e tij besnikë, Gazi dhe Ivi, po bëjnë shumë përpara dhe një ditë do ta shtijnë në dorë PD-në, që ai ta gjejë gati pastaj kur të kthehet.

Por ta harrojnë ata se kjo ditë ka për të ardhur, sa të jetë gjallë Doktori, që nuk ia harron kurrë atij atë thikën pas shpine për reformën në drejtësi, kur e detyroi që të japë dorëheqjen dhe të shtiret si i sëmurë me një diagnozë të keqe.

Nga ana tjetër, ky Gazi duhet ta sqarojë mirë këtë historinë me një personazh të njohur, me të cilin paska shumë kohë që bashkëjetoka, madje paskan blerë dhe një qen race, që të konsiderohen si familje e lumtur.

Që ta theksoj edhe më shumë diferencën me këtë homoseksual të ndyrë, unë jam gati që të lë sërish prapë mustaqet, si atëherë kur Doktori më emëroi president.

Nga ana tjetër, po shikoj se shumë nga këta analistët afër Lulit po promovojnë atë Tomor Alizotin, sikur rikthimi i tij është afrim i PD me të përndjekurit, por dhe se kjo tregon për një hapje të partisë për kritikët.

E para një herë, duhet ta mësoni se të ishte për Lulin, ai nuk kthehej për 100 vjet atje, jo se kishte gjë me të, por se është hajvan dhe nuk kupton shumë nga politika.

Ka qenë Doktori ai që e ka negociuar dhe mbyllur pazarin me Alizotin, dhe vetëm pas disa kungimeve në zyrën e tij, ai është bindur të kthehej.

Ndërsa Luli vetëm ka porositur Jeminin që ta nxjerrë me numrin më të madh të votave, që të dukej se e donte partia, por kjo nuk do të thotë se ai do të bëhet deputet. Sepse kunati i Lulit ka thënë që në zgjedhjet e pas dy vjetëve ta harrojnë ata që duan të futen në listë badiava.

I bëra këto sqarime se ndjehem shumë i fyer nga mungesa e respektit ndaj figurës sime, ndërkohë që po mburren dhe po promovohen ca axhaminj, që nuk kanë dhënë asnjë kontribut deri tani për familjen e Doktorit dhe PD-në.

Por ju garantoj se hakmarrja ime do të jetë e pamëshirshme mbi të gjithë ata që mendojnë se unë jam vendosur aty si një kukull për t’i bërë fresk dikujt tjetër.

Kaq për sot. Për çdo ndryshim strategjie, do t’ju informoj në kohën e duhur.

I juaji, Jari!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje