DEKLARTA/ Zagoria në rrezik nga kërkimet për naftë, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimise Kulturore kërkon nga Rama të mbrojë këtë perlë turistike

24 Janar 2019, 20:25Turizëm TEMA

Në mbrojtje të Parkut Kombëtar të Zagories, kësaj perle të turizmit në Shqipërinë ka dalë Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimise Kulturore, i cili ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë për të evituar ndërhyrjen e kompanive të kërkimit të naftës.

Keshtu, ditën e sotme ky forum inicioi në ambientet e Akademisë së Shkencave një tryezë diskutimi me pjesëmarrjen e intelektualëve, zërave publikë dhe aktivistëve vendorë, me shqetësimin e përbashkët për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Zagorisë.

Forumi falenderon të gjithë pjesëmarrësit për prezencën dhe propozimet e ngritura në lidhje me rrezikun që mund t’i kanoset trashëgimisë dhe potencialit të zhvillimit turistik të kësaj zone nga kërkimet për naftë nga një kompani e huaj.

Pjesëmarrësit në këtë takim kërkuan ndërhyrjen e Këshillit të Ministrave dhe institucioneve të tjera përgjegjëse për të ndalur çdo marrëveshje kontraktuale apo projekt të mundshëm, që mund të dëmtoje potencialet e zhvillimit të kësaj zone.

Më konkretisht:

-Zona e Zagorisë është shpallur në vitin 2018 nga Këshilli i Ministrave “Park kombëtar”, për vlerat e veçanta natyrore që mbart, si dhe “Zonë me përparësi për zhvillimin e turizmit”, për shkak të vlerave të trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Operacionet e kërkimit të naftës dhe cdo aktivitet tjetër industrial në këtë zonë përbën rrezikimin e këtyre vlerave të mbrojtura. Është e nevojshme që të zbatohen këto detyrime që rrjedhin nga statuti i vecantë i kësaj zone përpara se të merret cdo hap i mëtejshëm për kërkime apo investime industriale.

-Zona e Zagorisë është një nga rajonet më të populluara në Shqipëri me trashëgiminë bizantine (kisha, ura dhe site arkeologjike), të cilat përbëjnë një potencial të mëtejshëm për zhvillimin e qëndrueshëm turistik të zonës me interes për ekonominë lokale dhe në respekt të mbrojtjes të pasurisë natyrore kombëtare. Eksperienca e deritanishme e investimeve të tilla në industrinë e naftës (si ai në zonën e Delvinës) kanë dëmtuar rëndë burimet natyrore të zonës dhe nuk kanë sjellë asnjë përfitim ekonomik si për buxhetin publik ashtu edhe për banorët.

-Në respekt të të gjitha konventave ndërkombëtare dhe legjislacionit në fuqi për konsultimet publike, dëgjesat që po zhvillohen me banorët e zonës së Zagorisë, duhet të sigurojnë të gjitha elementët e nevojshëm të njoftimit në kohë të banorëve, transparences të informacionit dhe kostove të projektit si dhe të organizohen në vende publike. U kërkohet gjithashtu të zgjedhurve vendore si dhe qytetarëve që të jenë sa më të ndërgjegjësuar dhe të angazhuar në mbrojtjen e vlerave të zonës së tyre.

Pjesëmarrësit i bëjnë thirrje Këshillit të Ministrave, vecanërisht ministrisë së Turizmit  dhe Mjedisit, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ministrisë së Kulturës dhe Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, që të rishikojnë termat e kontratës dhe çdo marrëveshje të mëtejshme që kërcënon zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Zagorisë.

Pjesëmarrës në takim:

Neritan Ceka – Arkeolog

Apollon Bace – Arkeolog

Besnik Aliaj – Urbanist

Vasil S. Tole – Studiues

Arben Bicoku – Arkitekt

Gjergj Bojaxhi – Aktivist

Afrim Krasniqi – Kërkues

Mero Baze – Gazetar

Anila Basha – Gazetar

Erjon Tase – Gazetar

Dritan Shutina – Urbanist

Andon Pango – Kryetar i Shoqatës Zagoria

Xhemal Mato – Ambjentalist

Lavdosh Ferruni – Ambjentalist

Taulant Bino – Biolog

Fation Plaku – Aktivist

Beti Njuma – Gazetare

Edlira Gjoni – Gazetare

Rudina Toto – Ambjentaliste

Aida Ciro – Aktiviste

Jani Ziso – President i Federates se Alpinisteve

Spiro Nika – Studiues

3 komente në “DEKLARTA/ Zagoria në rrezik nga kërkimet për naftë, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimise Kulturore kërkon nga Rama të mbrojë këtë perlë turistike”

  1. Zgalem says:

    Perla natyrore _ Zagoria
    Kesaj panorame do t’i shtoja dy mjedise specifike jo vetem turistike , por me vlera te medha shendetesore dhe shkencore . Prone e Zagories eshte fusha dhe mali I Cajupit . Gati 8oom. mbi nivelin e detit shtrihet nje livadh natyrore , gati 100 Ha . Eshte rrethuar me male , ku maja me e larte eshte Cajupi ( mal ) . Fusha Cajup , mali dhe kurora , qe e rrethon , krijon nje mikroklime , qe ne menyre natyrore sheron shume semundje . Mjeku I famshem gjirokastrit , Thoma Zhusti paciente me semundje te frymarries , I dergonte ne Cajup dhe ktheheshin te sheruar . Ngritja e nje e me shume sanatoriomeve ne Cajup o te krijonte nje mundesi efektive , ne zhvillimin shendetesor . Mbi fshatrat e Zagories shtrihet pllaja e Biseit , nje monument natyrore I vecante ne Shqiperi . Nuk ka te dyte , per nga bimesia , ( besoj mbi 10 mije te pa studjuara ) . Jane bime , qe gjat vegjetacionit , ndryshojne perberien kimike , ne raport me zgjatjen e kohes me diell . Pa bere fjale , qe Bisei eshte kullote e pa fund , per dhen; nje pasuri e pa cfrytezuar teresisht nga vendesit , qe kane e migruar Me pak fjale , pas vargmalit Shendelli -Bureto gjeneron nje krahine me vlera polivalente , qe quhet Zagori ( pas mali ) kete perle natyrore , te mos ua leme , arinjve , sic ka ndodhur deri me sot . Nuk fola , per kulturen jetesore , qe gezojne banoret . Zgalem

  2. A.B says:

    Uroj qe forumit t’i shkoje fjala. Uroj edhe me shume qe qeveria te konsideroje vlerat shpirterore, etj dhe jo vetem perfitimet financiare.

  3. Kuq e zi says:

    Ti dali llumi siper zagorise

    ashtu si parkut te valbones

    ku ishin keta karafila kur beheshin digat ne valbone e kur rama na thoshte skemi cbejme?

    Natyrisht e imja eshte ironi…

    por keta palaco qe bejne sikur u djeg per zagorine do i fusja ne pusin e pare sepse prishja e territorit dhemb njelloj si ne valbone ,golem,zagori e gjetke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje