Ndryshimi mes “tradhtarëve” grekë, maqedonas, dhe atyre shqiptarë

25 Janar 2019, 20:25Editorial TEMA

Nga Mero Baze

E përbashkëta  në procesin e votimit për marrëveshjen greko- maqedonase, si në Shkup, ashtu dhe në Athinë, është sigurimi i votave të nevojshme përmes një pakice dezertore nga kundërshtarët e këtyre marrëveshjeve.

Maqedonia dhe Greqia i dhanë fund mosmarrëveshjes së tyre historike, pasi parlamentet përkatëse votuan marrëveshjen që ndryshon emrin e ish- Maqedonisë dhe detyron Greqinë ta njohë shtetin e ri. Por si në Shkup, dhe në Greqi, votat e nevojshme mungonin dhe u siguruan përmes “tradhtisë”. Në Shkup, kryeministri Zaev siguroi votat nga krahu më i “urryer” i politikës së Zaevit, prej njerëzve besnikë të ish- shefit të shërbimit sekret, që ka qenë në qendër të “ciklonit” në rezistencën anti-Perëndimore.

Në fund, shtatë deputetë të tij votuan marrëveshjen dhe e ratifikuan atë në Kuvend, duke injoruar rezultatet e pakëndshme të referendumit.

Në Greqi, kryeministri Cipras kaloi në qeveri minoracë pas ikjes së ministrit të Mbrojtjes, nga një parti e ekstremit të djathtë nacionaliste, që mbijeton vetëm se sulmon Maqedoninë. Por dhe ai në votimin e sotëm e siguroi mbijetesën, pikërisht nga “tradhtarë” të kësaj partie.

Debati që hapet nga këto dy votime, që duket sikur njollosin vendimet historike të dy shteteve, në fakt shkon më tej se korruptimi i disa deputetëve. Ajo që shumë njohës të politikës mendojnë, ka të bëjë me përgjegjshmërinë që të dy klasat politike kanë për të ardhmen e vendit, dhe më shumë se sa korruptim, votimi duket se është një ‘tradhti” me leje në të dy rastet.

Si deputetët maqedonas të Gruevskit, ashtu dhe “tradhtarët” e nacionalistëve grekë, duket se ngjajnë të jenë më shumë tradhtarë të lejuar nga partitë e tyre, për hir të një problemi më të madh, se sa njerëz të rekrutuar nga shumicat.

Në Shkup dhe Athinë, po ndodh në fakt ajo që nuk po ndodh në Prishtinë dhe Tiranë, në raste të tilla.

Në Kosovë ngërçi i klasës politike është mbërthyer rreth marrëveshjes Kosovë- Serbi, pas presionit të fortë amerikan, që ajo të mbyllet deri në fund të pranverës. Duket se presioni për marrëveshje ka ndarë klasën politike në dy pjesë, udhëhequr respektivisht nga presidenti Thaçi e kryeministri Haradinaj. Mbështetësit e marrëveshjes pas së cilës qëndron SHBA dhe Brukseli, po akuzohen si tradhtarë, ndërsa kundërshtarët si heronj, por në fakt e gjithë është llogari politike ditore.

Ndryshe nga Shkupi dhe Athina, ku politikanët “tradhtojnë” partinë për atdheun, në Prishtinë duket se tradhtojnë atdheun për partinë.

E njëjta gjë është dhe në Tiranë.

Ndërsa Greqia mbylli marrëveshjen me Maqedoninë, dhe do të japë mbështetje për të në procesin e antarësimit në NATO dhe BE, Shqipëria ka ngrirë marrëveshjen me Greqinë, për shkak të kundërshtimit të presidentit Meta dhe bllokimit prej tij të gjithë procesit.

Marrëveshja e mëparshme që Ilir Meta dhe Sali Berisha firmosën, u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese si e pafavorshme për Shqipërinë, ndërsa marrëveshja e re është një paketë më e gjerë, që përveçse favorizon më shumë Shqipërinë në kufirin detar, detyron palën greke të heqë Ligjin e Luftës dhe të avancojë problemin e njohjes së problemit të qytetarëve të Çamërisë, zbuar në Shqipëri.

Por dhe këtu, njësoj si në Kosovë, procesi është bllokuar për interesa të ditës. Heronjtë dhe tradhtarët janë personazhe të shpikura nga dy palët për njëri- tjetrin, me qëllim që të bllokojnë procesin, ndryshe nga sa ndodhi në Athinë e Shkup, ku disa deputetë u vetshpallën tradhtarë për të mirën e vendit.

Ky është ndryshimi real mes heronjve dhe tradhtarëve shqiptarë, dhe atyre grekë e maqedonas. Heronjtë tanë janë tradhtarët e vërtetë të vendit, ndërsa tradhtarët e tyre janë heronjtë e vërtetë të tyre.

16 komente në “Ndryshimi mes “tradhtarëve” grekë, maqedonas, dhe atyre shqiptarë”

  1. Sali says:

    Edhe? Kush do ta luaje koburen? Lubonja, bushati apo lorenc vangjeli? Apo petrit vasili, se keta jane patriotet e sotem!

  2. ha ha ha says:

    kur bo edhe ky fshatar i peshtire
    ky pler toksike e kazanit ,sikur sqaro shqiptaret per politiken
    hahahahaha o zot
    ku kan degjenru shqiptare e shkrete
    ky surrat pordha e halese mediatike hahahahaa
    banda e pederastev te bashkuar ne kazanin shqipkar vazhdon cfaqjen

    1. une says:

      Mero Baze eshte i vetmi gazetar ne Shqiperi! Ne kuptimin e vertete te fjales “GAZETAR”. Nuk ka tjeter ta thote te verteten me thjeshte se Z.Baze! Kush e shan eshte salinjian kriminel!

      1. a.f. says:

        Ne fakt Mero Baze, pervecse mercenar i deklaruar i njeres pale, eshte edhe krye sofisti “par exellance” i gazetarise shqiptare. Krahesimet me Maqedonine dhe sidomos me Greqine nuk mund te behen, sepse Shqiperia dhe Kosova jane larg, shume larg, ne respektimin e normave demokratike te shtetit dhe transparences ne komunikimin me qytetaret e tyre. Ne shqiptaret jemi patriote dhe tifoze per liderin e radhes dhe jo te atdheut apo te kombit.

  3. ABI says:

    Shume perçart ky editoriali

  4. Analisti Amator says:

    Patriotet me te medhenj ne Shqiperi jane Sali Berisha dhe Ilir Meta ndersa ne Kosove Edita Tahiri. Sot Edita u takua me Saliun dhe deklaruan se ndarja e Kosoves eshte tradheti. Deklaruan nje gje qe asnje nuk e ka thene deri me sot: Ndarjen e Kosoves. Kjo eshte karekteristika e Patrioteve tane ne te dy anet e kufirit. Shtremberojne fjalet dhe pastaj bejne “fjalimin funeral” te Kosoves. Na ngrihen qimet e kokes ne njerezve te zakonshem, qe mezi lexojme ndonje lajm dhe gjoksi na fryhet per te rembyer pushket dhe te dalim malit prape, per te mbrojtur Kosoven. Akuzojne tradhetaret Shqiptare se po punojne per “Serbine e Madhe”. Dy tradhetaret me te medhenj jane Hashim Thaci dhe Rama. Ne thelb po te ndjekesh Thacin me kujdes, ai nuk thote se cdo i jape Serbise, por flet se Presheva duhet ti bashkohet Kosoves. Nga ana tjeter Rama thote qe une do mbeshtese marreveshjen qe Kosova do nenshkruaje me Serbine, sepse Kosova eshte shtet I pavarur dhe ne nuk na takon te hyme ne keto detaje. Eshte e cudicme qe Edita dhe Saliu dine te verteten e ndarjes se Kosoves. Nga ana tjeter Hajredinaj ben te fortin. Nuk e di a po luan te njejten loje me Thacin apo mendon se vertete Kosova nuk ka nevoje te degjoje me Ameriken. E njejta gje eshte edhe matane kufirit. Tradhetari me i madh eshte Vucic qe do te arrije nje marreveshje te leverdiseshme me shqiptaret. Patriotet me te medhenj jane shumica e Serbeve qe ne asnje menyre nuk duan ndonje marreveshje me SHIPTARET, por te presin kohe te tjera dhe Kosoven ta marrin prape.
    Nga ana tjeter tre faktore te jashtem kane qendrime te ndryshme. Amerikanet thone qe do mbeshtesin Kosoven, Ruset Serbine dhe Evropa vehten. Keta te tre dihet qe jane tradhetare te njeri tjetrit, por prezenca e tyre e ben me multikolor situaten. Qesharake eshte qe patriotet ne Shqiperi bejne politiken e patrioteve ne Serbi, pra nuk duan marreveshje. Tradhetaret ne Serbi, Kosove dhe Shqiperi duan marreveshje. Eshte bere nje rrumpalle e vertete. Amerikani eshte me i prere per te arritur marreveshjen, Rusi nuk kuptohet mire. Tani se fundi sikur eshte terhequr dhe nuk do marreveshje. Jo pa kuptim puthi ne buze vetem Dacic duke lene te kuptoje qe dekoraten ja jap Vucicit por zemren Dacicit. Evropa dridhet si purteke. Ne kete kontekst del e qarte se patriotet e Shqiperise dhe Serbise kane aleate Rusin ndersa tradhetaret Ameriken. Iliri eshte me Evropen. Ne tere kete zollomahi une bertas: Pika qe su bie patrioteve shqiptare qe per hir te interesave kombetare te bashkepunojne me Ameriken. Kur Edi e ketheu plaken drejt Amerikes, cpret Sala? Apo lepuri fle diku tjeter?…..

    1. Bureto says:

      Bravo! Koment-analizë e mençur.

  5. maga says:

    ik o mero se të ka dalë boja me kohë! shqipëria i ka dhënë greqisë çdo gjë që i ka kërkuar,qe nga varrezat,shkollat,ekonominë,hapësirën ajrore,detare! i ka dhënë kryesinë e kishës ortodokse shqiptare dhe i ka dhënë lejen të bëjë çtë dojë në jug të vendit! jam i sigurtë që sikur greqia të na kish kërkuar të ndërronim emrim e shtetit ,politika e kapur shqiptare bashkë me shtypin e shitur ,do ta kish pranuar! ndërkohë grekët nuk kanë dhënë asgjë! ligji i luftës në fuqi,për shqiptarët e ndjekur me dhunë nga trojet e tyre asgjë. jo vetëm kaq po kërkon edhe gjysmën e shqipërisë. po prandaj derdhni lot për bushatin ju , se nënshkroi marrëveshjen e salës edhe ai. e keqja jonë është se i kemi të gjithë politikanët ”dezertorë”.

  6. Zambi says:

    Draft marreveshja e Maqedonise ishte publike dhe transparente. Draft marreveshja e ujrave nuk eshte bere e ditur akoma se cfare permban.
    Maqedonia pranoi qe te heqe dora nga mashtrimi se jane pasardhes te maqedonasve. Neve na kerkohet te japim detin qe ka qene i yne.
    Situatat jane te totalisht te pa krahasueshme. Pavaresisht se kush e ben shitja e detit eshte tradheti dhe pike.

  7. maks says:

    Meros i dhembe vetem per grekun s`ja ndien per tjeter…

  8. zenelaj says:

    Ndalohet hyrja e llapaqeneve dhe idioteve qe mendojne me koken e kryetarve injorante e tradhetare te partive politike,ne komente per probleme kombetare.

  9. alex says:

    Shqiperine vetem xhaxhi Enver e mbajti gjalle se e dinte ….Keshtu si po shkone puna edhe nja 25 vjete,nuk do kete shqiptari me shqiperia…

  10. Dash says:

    Ikni debila mos flisni idotlleqe ,,,,Mero eshte GAZERTARI i vetem ne Shqiperi

  11. Llaman says:

    Si shumicen e hereve, Merua pasqyron qarte trendin e ngjarjeve ne ballkan. Eshte e goditur shprehja ” tradhetare me leje” .
    Faktisht beteja parlamentare e opozites ne Greqi behej me shume per votat ne zgjedhjet e aferme duke u perpjekur te mashtroje njerezit me bakround te ulet intelektual. Sepse mareveshja i dha fund prallave te Gruevskit qe paraqiste nje popullsi sllave si pasardhese e Aleksandrit te madh. Gjithe kjo histori tregoi se sa lehte manipulohen njerezit nga nje elite qe zoteron mediat dhe kapitalet, por jo te verteten. Ashtu si dhe ne shqiperi.

  12. Pajdhany says:

    Shqiptaret i knojn me hymn kombtar tradhtorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje