FOTOT/ Historia e ruses që u dashurua me gjeneralin shqiptar dhe “ngeci” në Tiranë

29 Janar 2019, 10:08Kulturë TEMA
FOTOT/ Historia e ruses që u dashurua me gjeneralin shqiptar dhe

Raimonda Shundi Dervishi

Rusja, që jeton mbi 63 vjet në Shqipërinë e viteve ‘50 pa u dëmtuar asnjë grimë nga ndërrimi i pushteteve, përthithi maksimalisht të mirat e një sistemi hermetik e kryesisht të palumtur. Ishte 19 vjeç kur zhvendoset në Shqipëri pasi njihet në vendin e saj të madh me kosovarin gjeneral Nexhat Sulejmanin, kur ai studionte në “Akademinë Lenin”. Shumë rusëve të tjerë, që u martuan me shqiptarë i’u hapën probleme serioze me sistemin hoxhian pas ndërprerjes së marrëdhënieve me sovjetikët, ndërsa Margarita jonë ndjehet me fat, me shumë fat.

Ajo rrëfen se falë të qenit kosovar të të shoqit, nuk u rrezikua nga sulmet që i bëheshin bashkëkombësve të mbetur në Shqipëri. Ajo mundi të shijojë 100% Shqipërinë e virgjër, me shanset që një vend i vogël në izolim si i yni i ofroi. “Asnjëra nga motrat e mia (që janë në Rusi) nuk e kishin fatin tim”, thotë ajo.

Mamaja e balerinës së parë Shqiptare të viteve 80’, Albana (Tatiana) Sulejmani, si dhe Ilir Sulejmanit (fillimisht aktor), na tregon një histori emocionuese familjare. Prindërit rus të Margaritës, e cila ndjehet vendase në Shqipëri kanë koklavitjen e rrallë dashurore. Braktiset nga nëna dhe rritet me përkushtim nga gjyshja për ta njohur me nxënësin e saj, kosovarin gjeneral. Por le të qëndrojmë në këtë histori dashurie shumë të veçantë për të prekur një realitet rus, ku kujtojmë edhe se si Pushkini e Tolstoi na kanë magjepsur me historitë e dashurisë epike.

Prindërit e mi ishin të çakërdisur, pasi patën një histori në kufijtë e çmendurisë

Maria njihet me gjeneralin Sulejmani kur ai ishte në Bashkimin Sovjetik për studime në Akademinë Ushtarake “Lenin” për tre vjet. I përfshirë nga arti ushtarak, Nexhati frekuentonte skrupulozisht leksionet, duke bërë që të tërhiqte vëmendjen e pedagogëve të shkollës. Pikërisht këtu nis edhe filli i ngjarjes sonë. Gjenerali sapo rinisi studimet e lëna në mes nga shkollat Italiane, pas angazhimit vullnetar në Luftën e Dytë Botërore. I trishtuar dhe me zemër të thyer nga humbja e miqve të tij në luftë, iu përkushtua me zemër këtij profesioni. Ishte djali i preferuar i mësueses së frëngjishtes e cila e ftonte shpesh në drekat apo darkat familjare, ku gjyshja jetonte me mbesë – vajzë prej 19 vitesh. Ata kishin rreth 10 vjet diferencë me njëri – tjetrin dhe për të dy ishte historia e parë e dashurisë. “Nuk e zgjodha unë, por ma dhanë”, thotë Margarita në rrëfimin tonë me nota humori, por isha më me fat nga të tre motrat.

Familja Nadjushi (kështu është mbiemri në familjen e Margaritës) i përkiste familjeve inteligjente në Moskë. Inteligjentë, por jo të pasur. Gjyshja e Margaritës kishte 3 vajza dhe një djalë. I pari ishte djali, pasi studioi, nisi punë si drejtues i një fabrike të rëndësishme të makinave eksperimentale në Gorki. “Kur mbërrita në Shqipëri, direkt nisa të punoja për rreth 5 vjet në ndërmarrjen ‘Gjeollogji Miniera’. Rroga e parë ishte gati 5 mijë lekë që im shoq nuk ma prekte, ma linte ta kisha për ‘lekë zhepi’. Ne shpëtuam nga persekutimi që iu bë një pjese te madhe të rusëve në Shqipëri pas prishjes së marrëdhënieve ngaqë Nexhati ishte  kosovar”, thotë Margarita.

Familja e tij lëvizi nga Kosova në Turqi, e më pas në Kavajë. Ndërsa vetë gjenerali jetoi midis pesë shtetesh, Kosovës, Turqisë, Shqipërisë, Italisë dhe Moskës. Familja inteligjente Moskovite, kishte mundur të edukonte bukur fëmijët, por edhe me dëshirën për punën, muzikën, letërsinë e gjuhën e huaj. Familja kishte një piano dhe në kohën e lirë ushtroheshin atje. Kur gjyshja e Margaritës i kërkoi gjeneralit të ri në mundej ta merrte edhe Ritën me vete në vendin e tij, pasi ndiqte komoditetin e të rinjve me njëri-tjetrin, ai iu përgjigj se kishte kohë që e mendonte. Kjo varej vetëm nga ambasadat e vendeve, e nëse do të ishin pa probleme djaloshi qe dakord që çifti të jetonte në vendin e shqipeve.

Dashuria e çmendur e çiftit moskovit

“Prindërit e mi ishin të çakërdisur, pasi patën një histori dashurie në kufijtë e çmendurisë dhe ndarjes” – thotë, Rita kur e pyes se si ishte raporti i saj më prindërit. Vogëlushen e rriti gjyshja, pasi mamaja e la në spital që në momentin kur ajo lindi. “Mamaja u martua me dashuri dhe u nda nga babai im nga kapriçot e çuditshme të saj. Babai kishte natën e diplomimit për mjekësi, ndërkohë që mamaja ishte shtatzënë me mua, madje në muajin e fundit. Hezitimi i babait që ajo të asistonte në diplomimin si mjek, pasi barku dhe situata qenë pak e sikletshme (për ditën e rëndësishme të diplomimit), krijuan edhe sherrin fatal.

Ndërkohë që po konfliktoheshin, i nisën dhimbjet e lindjes dhe mamaja shkon direkt në spital. Pas këtij incidenti, ajo jo vetëm që nuk e pranoi më në maternitet babain, por u nda përfundimisht. Ishte gjëja e gabuar, nuk bëri aspak mirë.  Babai donte të shihte vajzën, ndërsa mamaja i la porosi personelit të spitalit, që mos ta lejonin të hynte. Babai lutej, përgjërohej… por ajo nuk pranonte. Nuk mjaftoi vetëm këtu, por u betua se mua nuk do të më shihte më dhe urdhëroi të më besonin në strukturat shtetërore për adoptim. Pas kësaj, del nga spitali, pa më parë. Gjyshja pyet se ku isha unë, mamaja përgjigjet qartë se s’kishte vajzë, pasi atë ia dhuroj shtetit. Gjyshërit direkt më marrin dhe nga ai moment nuk ndjeva asnjë mungesë mamaje.

Por pas atij momenti mamaja nuk donte të më shihte me sy. Më evitonte. Bashkohet prapë me babain, madje lind edhe vajzën e dytë. Por edhe pas kësaj lindjeje, mamaja raportet me babain i kishte po njësoj. Ndahen për të mos u parë më kurrë. Ajo nuk donte ta më shihte me sy gjithmonë, por unë kisha gjyshen që më donte e më tepronte nga ajo që merrja prej saj”.

Shqipëria vendi i saj i dashur, ku Margarita punoi si mësuese 

Në Shqipëri u ndjeva shumë mire. Bëja jetën time. Kam lexuar mjaftueshëm për vendin tuaj përpara se të vija, ndaj isha e informuar mirë. Të tjerët kanë pasur probleme me pushtetin e ri, ndërsa unë jo. Burrin e kisha para –mbrapa, çfarë doja unë bëhej realitet. Megjithëse unë nuk zgjodha, por ma zgjodhën, jeta më shkoi më shumë se bukur.  Nuk kisha pasur askënd  tjetër para tim shoqi. Kur gjyshja e pyeti “a do e marrësh Ritën me vete?!”,  ai u përgjigj direkt, po! “Do shkoj të bëj kërkesë në Ambasadë, po ma lejuan… unë do e marr.” Isha 19-20 vjeç në atë periudhë. Raportet me vendin tim tashmë janë harruar fare. Unë aty kam dy motra të tjera, por fatin tim asnjëra nuk e ka pasur. Dikur, shumë vite më parë kam shkuar në Moskë, ndërsa tani jo, shumë rrallë. Ndaj unë ndjehem vendalie këtu. Në këtë vend jam e ardhur, por jam vendalie.

Margarita motra jonë

Margarita Sulejmani ka rreth 63 vjet që jeton në Shqipëri dhe ende gjuha ruse ndjehet fort në bisedat me të. Formimi është i fortë, ai nuk u larguaka kurrë – pohon ajo. Mësuesja e Rusishtes ishte shumë e njohur dhe e veçantë për Tiranasit, që të huajt i prisnin krahë hapur. Në katër shkollat ku Rita ishte pjesë e grupit të arsimtarëve ka mjaft histori për të rrëfyer me nxënësit që e adhuronin. Shkollat ku Margarita ishte pjesë  janë 4. Shkolla e kuqe, Labinoti (ishin nxënës të shtëpisë së fëmijës) e cila sapo kishte filluar si shkollë, Partizani, Fan Noli, Xhezmi Delli, 29 Nëndori, sot Gjon Buzuku. “Margarita motra jonë” – e kishin si këngë kolegët e saj.

Dikur familja Sulejmani banonte në një vilë dykatëshe pranë “Vilës Gold”, por më kalimin e kohëve dhe ndërrimit të sistemit, atë shtëpi e përfitoi kunata. Pas kësaj mësuesja jonë e rusishtes u zhvendos në kinostudio, aty ku jeton edhe sot e vetme. “Nexhati (i shoqi) u sëmur dhe u bë sa një kulaç”, thotë me sytë e lotuar Rita. “Ishte moment shumë i vështirë për mua. Vdiq 87 vjeç, por më fiku derën”.  Është e lumtur me arritjet që shijojnë fëmijët e saj jashtë Shqipërisë. Tatiana Sulejmani (Albana), si një nga balet-maestrot më të njohura në Milano (përpos suksesit unik që bëri në Shqipëri).

Ndërsa Iliri, djaloshi që njohim në disa filma të viteve 80, si një nga emrat me perspektivë në celluloid-in e atyre viteve, sot punon në OSBE. Pasi përfundoi në Akademinë e Arteve, largohet në Bruksel ku fillimisht nis me përkthimin me një grup Japonezësh që merreshin me makineritë e sofistikuara, për të vijuar që këtë bashkëpunim ta menaxhoj vetë me kalimin e viteve.

24 komente në “FOTOT/ Historia e ruses që u dashurua me gjeneralin shqiptar dhe “ngeci” në Tiranë”

  1. fredi says:

    KRYEARTIKULL nyl pa piken e kuptimit , ngeci ne tiran thot gazetari , ne tiran ajo kishte privilegjin te rrinte se urdhri ishte te ktheheshin ne rusi kush te donte , ajo ka ndejtur me deshir se nuk e rrebyen ne rusi dhe ngeci ne TIRAN , rregullo stilin e punes tende gazetar me tendec per te denigruar te kaluaren ton , o kazetar mos i ngzterroni historit e ruseve qe u martuan me ish studenta SHQIPTAR ne vitet 1950-1960t , me historit e prostitucionit sot ciç ndodh psh; me moldavet qe marin per prostitucion , per kto te fundit mund te thuash ngcen ne TIRAN , se i blejn ne moldavi me lek i fusin ne pun dhe ngecin ktu se skan lek te kthehen, KJO esht ndjer e plotesuar ne SHQIPERI , panvarsisht se sot ne per ti ber qefin te pesekutuarve dhe ish llumit te kti vendi e shajm te kaluaren ton , se jemi popull pler kemi frik te themi te verteten siç ka qen se me shum ka patur te mira se te kqia ajo koh, , por RRESPEKTE per kte grua qe nuk ishte e komplikuar me probleme te tjera por ishte thjesht nje vajz ruse qe vinte te jetonte me njeriun e saj te zemres , ksaj ruses i uroj te ter te mirat e botes se e deshte burrin e saj pa donte vendin e tij , me shum se shum shqiptar qe se kan merituar kurr te jen SHQIPTAR se vetem e kan luftuar denigruar shar e fyer vendin e tyre , rrespekte past te gjith te mirat e ksaj bote qe ka rrespektuar dhe dashur vendin tim nuk ka rendesi nga ka ardhur.

    1. kulla bjeshkeve says:

      Nga nje familje INTELIGJENTE!!! pse familjet e tjera jane jo inteligjente. I neveritshem ai qe ka shkruajut artikullin.,,,,ne fakt duhet te thuhet familje INTELEKTUALE,,, Nejse tani eshte demokraci dhe kushdo mund te shkruaj dhe ta flase shqipen si ti doje qejfi….

    2. Veron Dibra says:

      Është kazan. Mos ja vini re gazetarit

  2. lani says:

    Shume histori e bukur!

  3. Vlonjati says:

    Jeni te sigurt qe ishte Gjeneral?

    1. Psss... says:

      Ju Labet ishin te gjithe kaptera,as gjeneralet nuk njifni

    2. Artan Haxhi says:

      Ka pasaktesi shkrimi por trajton me korrektesi te verteten: nje ruse qe fati e ndihmoi e nuk perfundovi ne burrg si bashkekombeset. Fati lidhet me faktin, mendoj une, qe nuk pati shoqe ruse. Ndryshe do te lexonim sikur nje shoqe te tille te kishte patur.
      Nexhati ka patur graden e kolonelit por, dekorata ne gjoks dukshem me shume se koleget e tij te rangut. Ai mbante ne ate kohe ( vitet 60 ) mbi 13-14 urdhera e medalje, barraz me shefin e shtabit, gjeneral lejtnant P.Dume. Ka qene nje burre i perkryer, i rralle. Prania e Margarites sigurisht i solli “stacionim”, por mos kujtoni se origjina nga kosova (ndoshta nga Dibra) e ka shpetuar. Jo! Kurre! Sherbimet e kane njohur mire Margariten, me mire se edhe vete ai. Ata, se bashku, riten dy femije te mrekullueshem qe meritojne respekt. E falenderojme gazetarin qe trajtoi ne shtyp kontrbutin e nje gruaje me origjine ruse qe ka permbushur detyrat e saj si shtetase, nene, mesuese shembullore. Respekte per kete familje te mrekullueshme!

  4. Komunisti says:

    Sa mire moj moter qe i ikeni shpetuar “qikllopit” qe hengri njerez,jete njerzish te pa fajshem

  5. Alban says:

    Hahaha, ja keshtu eshte kur historia interpretohet sipas perjetimeve te njerzve dhe jo te vertetat historike. Pra sipas kesaj fakti qe kjo burri e ka patur ‘kosovar’ pra shqiptar te Kosove e ka favorizuar? Haha. Thuaj qe kjo s’ishte rekrutuar nga agjenturat, pa e shihte a e mbronte ‘gjeneral’ kosovar. Haha

  6. fred says:

    nje grua me shume humor,me nje shpirt te paster qelibar,
    dhe dy femije te mrekullueshem,
    mbaj mend kur shkonim ne Operat e asaj kohe( Cuca e maleve psh)
    me pare pyesnim tek sporteli i biletave ; a luan Tanja sonte?
    ne se pergjigja ishte PO- me buzeqeshje hynim ne salle..

  7. BUJARI JU DEGJON says:

    Nuk ka asgje per t’u cuditur:
    Kjo me gjithe burrin e vet ka henger buke…
    Shoku Enver fuste ne burg ata qe hanin mut…

  8. ben says:

    Mesuesja ime e matematikes ne gjimnaz ishte ruse. Nje zonje e vertete, ashtu sic e kishte edhe emrin. E kujtoj gjithmone me respekt.

    1. Pantera says:

      Genjen ti ben , me kaq shume idjotlleqe qe shkruan vihet ne diskutim te madh qenia jote ne bankat e shkolles , dhe aq me shume te kete dhene mesim nje mesuese me origjine ruse . Thjesht fantazia jote , dhe mania te gjendesh ne biseda , dhe te genjesh no limits te ben te trillosh histori , po ske gje per te thene mos genje, o ben renacaku

  9. Nuk ka patur në SHQIPËRI Gjeneral NEXHAT SULEJMANI.Çfarëdo grade tjetër mund të ketë patur.Gazetare koregjoje shkrimin. Nëse ka patur një gjeneral të tillë në SHQIPËRI, atëherë unë nuk jam nga Shqipëria.

  10. Arben says:

    Respekt per zysh Margariten i uroj shendet ish nxenes i Xhezmi Dellit

  11. Komshiu says:

    Kjo histori eshte e vertete.Me gezon fakti qe “Zysh” Margarita jeton ende.E mbaj mend edhe ne pamje,nje ruse e vertete ! Jeta e saj,pjese e realitetit shqiptar,me te mirat dhe te keqijat e kohes.Shkrimi shume i dobet ! Gazetare qe nuk besoj te kete lexuar me shume se 10 libra artistike,ne jeten e saj.Sidoqofte na kujtove Zyshen dhe shtepine e saj tek Rruga e Dibres / Furri Seferit.Komshiu

  12. ED TIRONCI says:

    keta kosovaret kane qene spiuna ne kohen e enverit pranej si ka prek njeri.me kujtohet viti 86 kam bere dy vitet e fundit te gjimnazit ne PUKE.im ate ishte oficer dhe e trasferuan atje.ne vitin e fundit me nje cun kosovari qe ishte profesor historie ne gjimnaz vendosem te arratiseshim.na paelqente jeta perendimore e atyre viteve si cdo shqiptar i asaj periudhe.Ne PUKE televizori ishte si radio.duke qene 800 m mbi nivel te detit kanalet italiane [private dhe shteterore televizori LURA i kapte.Kuptohet mendja na rrinte atje.vendosem te arratiseshim.ky cuni i profesorit ne momentin e fundit nderroi mendjen dhe ia tregoi te gjitha te jatit.Profesori i historise shkoi ne degen e puneve te brendeshme dhe tregoi gjithshka.rrezikova burgun…por duke qene familje komunisti shpetova.nje xhaxhai im qe punonte ne ministrine e brendshme me tha …po te doje te arratiseshe o teveqel sduhet ta beje me kosovaret.ne ata i perdorim si spiuna.PRANDAJ STE KA PREK NJERI TY MOJ ZONJE.KOSOVARET NE ATE KOHE O I FUSNIN MRENA O BOHESHIN SPIUNA.

  13. Ani says:

    Per “Panteren”: Beni thote te verteten. Ajo mesuesja ruse e matematikes eshte e afermja ime. Plot ruse ne Shqiperi kane qene mesuese.

  14. Genci says:

    Nuk ka qene gjeneral ky Nexhati prej kosove, jeni gabim! Edhe officer madhor se besoj te kete qene!.

  15. Hysen Thaci says:

    O perparim hysi, po Nexhat Hyseni ( Sulejmani ) ka qene me grade Gjeneral . Partizan dhe i plagosur rende ne Pojske.

  16. Baseta says:

    Kujtoj me respekt kete zonje te nderuar , modeste dhe me dinjitet . Mbaj mend nje incident ne nje dyqan ushqimi ku dikush e provokoi “Cudi si nuk ke ikur edhe ti?!” -“E po s’ Do ndrojme burrat sa here ndrohen qeverite ne BS.” Shyqyr qe s pat fatin e tmershem te “spiuneve” te sajuar nga “sigurimi famemadh”. I uroj zonjes Margarita pleqeri te mbare dhe femijve fat!

  17. Granit Kamberi says:

    “fredi” nje falenderim te zemres per vertetesine e cdo fjale qe Ju shkruani ketu ne mendimin e opinionin tuaj me shume vertetesi .Kam patur fatin te jem i pranishem ne kete familje me shume vlera te larta qytetare.Zotin Nexhat e ruaj me shume respekt ne memorien time si nje BURRE i rralle per nga qartesia e mendimeve,urtesia e tij qe shprehte plot qytetari ,mencuri,kulture dhe edukate te larte. Ai dinte te nderonte gruan e tij Margariten ,duke e lene gati si nje udheheqese e familjes si nje grua,Nene e rralle.Dhe femijet e tyre te SHKELQYER Tatiana-Albana dhe Iliri ,ishin plotesisht nen kontroll,kujdesit e drejtimin e drejtperdrejte te Zonjes Margarita, duke u kujdesur edhe ne detaje qe Albana te merrte sasine e duhur te lengjeve me suprat e ndryshem qe Ajo gatuante,, qe trupi i saj si nje balerine e klasit te pare humbiste cdo dite ( specifike e profesionit te balerines qe humb nepermjet djersitjes). Pra ne rritjen dhe edukimin e femijeve te tyre ,ata fituan cilesite me te mira te formimit te larte intelektual me shume pune e karakter te larte qytetar.I uroj Zonjes Margarita plot gezime ,shendet e miresi. Sapo te vete ne Tirane ,me shume mall e respekt do te vete per tu takuar e shmallur me kete grua e Nene e rralle per nga forca e karakterit.

  18. rr.kavajes says:

    Nexhatin,Nexhmijen dhe Xhevatin dy vellezer dhe nje moter e nji familjeje te madhe kosovare,luftetare antifashiste me arme ne dore kunder pushtuesve fashiste.Kane qene familje e pasur ardhur nga Turqia ne Tirane ku kishin emigruar sepse baba tyre kishte vra nji oficer policie serb.Familja ime ka banuar afer dhe kane patur miqesi te madhe qysh nga viti 1936-1937.
    Por sistemi monist ja shperbleu shume keq keto sakrifica (te dy vellezerit jane te plagosur rende ne Luften e Pojskes ku u vrane Kom.Reshiti se bashku me partizane te tjere.)
    I perndiqte dhe si pasoje e ketij denigrimi,Xhevati u mbyll ne shtepi dhe nuk doli 40 vite.
    Vdiq nen kujdesin e se motres Nexhmijes.
    Edhe me Nexhatin e kam njohur.Ishte i urte,intelektual,patriot dhe burre i vertete kosovar.
    Prej vellezerve Hyseni (Sulejmani baba im eshte njohur me dy figura te medha te Luftes partizane:Shaban Zereci e Reshit Collaku.

  19. Rrespekt pafund per te gjitha femrat Ruse ,
    qe ju bashkuan Shqiperise
    te cilat dhane nji kontribut njerezor
    te pashembullt deri me sot ,per shoqerine Shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje