“Shtëpia jonë i përket Zotit dhe mikut”, faqja e njohur i dedikon një reportazh të mrekullueshëm Shqipërisë

3 Shkurt 2019, 10:31Turizëm TEMA
“Shtëpia jonë i përket Zotit dhe mikut”, faqja e

Shqipëria tashmë është kthyer në një nga destinacionet më të lakuara nga revistat dhe portalet prestigjioze duke filluar nga britaniket “The Guardian” apo “The Sun” deri tek Australia e largët me “Lonely Planet”.

Këtë herë është portali multimedial IOL, nga Afrika e Jugut, që i dedikon një reportazh të mrekullueshëm Shqipërisë turistike:

“Krejt papritur, filluam një ngjitje drejt malesh të mbuluara nga retë, duke kaluar pranë bletarëve që shisnin mjaltë në anë të rrugës. Më pas kaluam përmes reve të dendura të shiut dhe dalluam detin shumë poshtë. U dehëm nga kjo pamje.

Motra ime dhe unë kemi kërkuar një destinacion mesdhetar për të pushuar. Kriteri i vetëm? Jo pushime që të boshatisin llogarinë bankare, por një aventure me plazhe dhe shumë kulturë.

Shqipëria qëndron në krye. Një drekë për dy persona në Korfuzin fqinj, Greqi, kushton 60 dollarë, por në Shqipëri kushton vetëm 20 dollarë.

Për më tepër ka udhëtime në rrugë epike. Mësuam se rruga e Llogorasë, nga ku admiruam peizazhin, është një prej rrugëve më të larta të shtruara në Europë, një udhëtim emocionues nëpër klima të ndryshme. Ndërsa poshtë dukeshin plazhet ikonike të detit Jon.

Shqipëria, vendi i shqiponjave, sundohet nga legjenda shekullore dhe një grupim karakteresh të shumëllojshme përfshirë luftëtar trim të shekullit XV që quhej Skënderbe, një mbret i shekullit XX me emrin Zog dhe një diktator komunist, Enver Hoxha, i cili e izoloi vendin për 40 vite duke ngritur bunkerë betoni në të gjithë vendin. Ndoshta nuk ishte edhe aq paranojak, thuhet se Hoxha i ka mbijetuar më shumë se 50 përpjekjeve për vrasje. Kur regjimi i tij komunist ra në 1990, qytetarët u larguan nga vendi në turma të mëdha.

Sot, Shqipëria është një konservuese e kohës me një përzierje të traditave antike dhe ambicieve moderne.

Nga plazhi në Qeparo, u ngjitëm në kodrat që rrethojnë bregdetin jonian. Dhe më pas u shfaq fshati i vjetër. Një bastion qindra vjeçar prej gurësh që qëndrojnë në krye të kodrës, ndërsa deti shkëlqen nga poshtë. Këtu, ndërsa endeshim nëpër rrugicat, të mbuluara nga vreshtat me rrush, hasëm një grua të moshuar të veshur me rroba tradicionale të zeza. Qyteza e re ndodhet pranë bregut shumë larg, por ky i vjetri, një fshat i harruar vazhdon të ruajë gjithë lavdinë e tij antike.

Një parkim makinash është ngjyrosur si një flamur gjigant i kuq, ndërsa krahët e shqiponjës së zezë shtrihen përgjatë makinave. Sipas legjendës, gjenerali i madh Skënderbe mbante një flamur me shqiponjën dy krenare në betejë kundër osmanëve në shekullin XV, një simbol i fortë i krenarisë kombëtare sot.

Vendi është krejtësisht i pazakontë, gjuha shqiptare nuk ka lidhje me ato sllave apo latine dhe ka degën e saj në familjen e gjuhëve indo-europiane.

Më vonë, morëm një tjetër mësim historie, nga menaxheri i një restoranti në anë të detit. Restoranti “Barbarossa”, plot stil, shërben ushqime deti shumë të shijshme dhe gatime tradicionale, si spinaq i egër i skuqur me barëra të egra. Familja e tij u largua nga Shqipëria kur ra regjimi, në ishullin grek të Paros.

“A e dini që ka një lidhje mes Shqipërisë dhe Eneas?”, pyeti ai.

Qyteti antik i Butrintit në jug u themelua nga trojanët që u larguan nga Troja. Sikurse përshkruhet në veprën e Virgjilit, Eneda, Butrinti u ndërtua që të ngjante me një Trojë të Vogël. Disa ditë më vonë, e gjetëm veten duke shëtitur në rrënojat arkeologjike të Butrintit, të shpallur Trashëgimi Botërore nga UNESCO në vitin 1992.

Më pas vizituam qytetin e Ksamilit, bregdeti i të cilit është i mbushur me klube buzë detit. Një shëtitje nëpër librat e autorit shqiptar, Ismail Kadare, i cili fitoi në vitin 2015 “Man Booker International Prize”, një zhytje në folklor dhe tradita. Kadare i referohet shpesh Kanunit të Lekë Dukagjinit, një kod antik i ligjeve shqiptare bazuar mbi nderin dhe mikpritjen.

“Shtëpia jonë i përket Zotit dhe mikut”, thotë një shprehje e vjetër.

Kjo mikpritje shfaqet në Berat, “qyteti i një mbi një dritareve”, për trashëgimi e mrekullueshme e Perandorisë Osmane në qendër të Shqipërisë. I njohur si Trashëgimi Botërore nga UNESCO, Berati është i famshëm për shtëpitë e tij të bardha osmane që ngjiten në anë të kodrës që ndodhet buzë lumit Osum. Qyteti u pushtua nga turqit osmanë në vitin 1450, por kështjella e tij daton që në vitin 4 para e.s.; si rezultat përzierja kulturore është e dukshme mes kishave bizantine dhe xhamive.

Qëndruam gjithashtu në qytetin e famshëm bregdetar të Sarandës, që ndodhet në jug të vendit. Ky qytet port të dhuron emocione fantastike. Në mbrëmje, një gumëzhimë e fortë na tërhoqi të dilnim në ballkon. Në shëtitoren buzë ujit, gjyshërit, të vegjlit, adoleshentë të dashuruar, të gjithë shëtisnin me ngadalë në anë të detit.

Në Shqipëri, xhiroja, ose shëtitja e pasdites, është një ritual i shenjtë dhe aktivitet krijues. Si të mos dashurohesh me një vend ku argëtimi kombëtar është një shëtitje mbrëmjeje?”

Nga Mary Winston Nicklin- ATA

6 komente në ““Shtëpia jonë i përket Zotit dhe mikut”, faqja e njohur i dedikon një reportazh të mrekullueshëm Shqipërisë”

  1. Hj says:

    I madh je FATION Plaku. Te faleminderit per kenaqesine qe kam perderisa I shoh fotot nje nga nje
    Pershendetje, h.jashari, Tetove

  2. Pilo says:

    Po, shesin mjalte te cilesise se larte!! Nuk dihet nga vjen!!!
    Kurse kjo e rruges me te larte te shtruar eshte me te vertete e forte. Hahahaha

  3. Njutoni says:

    Prandaj i ngrejn muret e bahçeve me lart sesa çatit e shtpive shqiptart!
    Nga mikpritja?!
    Medemek duhet me ra pri qjelli me hy n shpi t shqiptsrit

  4. Lahi de says:

    Ma ne fund dicka e bukur, foto shume te bukura , fotograf profesionist .Te lumte!!!!
    Sikur te kishim ma shumd si z. Plaku dhe sa ma pak si komentuesi Pi*lo

  5. shqiptar me tru në kokë e këmbë në tokë says:

    Nuk e di sa e kanë paguar këtë Nicklin, por një fjalë e urtë greke thotë “s’agapo kyra na kllanis, alla min to parakanis”… (të dua zonjë edhe kur pjerdh, por mos e tepro…)

    1. Flm says:

      Jo vetem qe e teprojn ne “furca” dhe ne “pordhe” por edhe ne te kopjuar.
      ###
      O Ξένιος Ζευς, Perendia e Mikut dhe Udhetarit ne Hellada.
      ###
      ‘Ήταν θεσμός στους αρχαίους Ελληνες να υποδέχονται και να περιποιούνται τους ξένους στο σπίτι τους. Πίστευαν ιδιαίτερα στην ιδέα της φιλοξενίας και την θεωρούσαν ηθικό χρέος και ιερό κανόνα των θεών (προστάτης ο Ξένιος Ζευς). Γι’ αυτό και οι ξένοι, ως σταλμένοι από τους θεούς, θεωρούνταν πρόσωπα ιερά, τιμημένα και σεβαστά.”
      ###
      Perkthim ne Shqip
      “Ishte tradit për Helenet e lashte që të mirëprisnin dhe trajtonin të huajt në shtëpinë e tyre. Ata veçanërisht besonin në idenë e mikpritjes dhe e konsideronin atë një detyrë morale dhe një kanun të shenjtë të perëndive (Xenios Zeus). Prandaj, të huajt, si të dërguar te perëndise, konsideroheshin të shenjta, të nderuara dhe të respektuara”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje