INTERVISTA e rrallë e mbretëreshës Geraldinë: Unë dëshiroj të kujdesem mbi të gjitha, për gratë dhe fëmijët e vendit tim të ri

Nga Aurenc Bebja*

 “Paris-Midi” ka botuar, të martën e 26 prillit 1938, në ballinë, intervistën ekskluzive të korrespondetit të saj me mbretëreshën e ardhshme të Shqipërisë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

“Unë dëshiroj të kujdesem mbi të gjitha për gratë dhe fëmijët e vendit tim të ri”… na rrëfen kontesha Apponyi, Mbretëresha e ardhshme e Shqipërisë.

 (Nga korrespondenti ynë i veçantë.)

 Tiranë, 26 Prill.

 Në shoqërinë e gazetarëve hungarezë, të vetmit që ishin lejuar ta vizitonin atë, unë u prita nga kontesha Apponyi, e cila, nesër, do të jetë mbretëresha e shqiptarëve. Z. Libohova, Ministër i Punëve të Jashtme, mori pjesë në këtë takim.

 Jashtë, para një turme fëmijësh piktoreskë, qindra ushtarë po bënin ushtrime, duke përgatitur kështu paradën e madhe ushtarake që do t’i paraprijë ceremonisë së martesës.

Përpara vilës simpatike ku banon kontesha, ushtarë të tjerë qëndronin roje. Mbretëresha e ardhshme na priti në një sallon të ndriçuar nga rrezet e diellit, me muret ngjyrë bezhë, ku kolltuqet e mbuluara nga një pëlhurë e errët blu, ishin të stilit puro anglez.

 Me një qasje të lehtë, flokët platin, e qeshur dhe e freskët, pavarësisht lodhjes dhe tensionit të ditëve të fundit – përgatitjet për ceremoninë e dasmës, provat, vizitat, leximi i një sasie të madhe korrieri – kontesha shfaqet :

 “— Unë jam e lumtur për simpatinë që më kanë manifestuar; populli shqiptar, me të vërtetë, më bën të ndihem mirë; por ajo që më pëlqen më së shumti është të shoh se sa i ngjan popullit hungarez. E njoh historinë e tij shumë mirë…

 Puna ime e re si mbretëreshë ? Nuk më frikëson aspak, madje as të gjitha detyrimet që ajo përfshin dhe për të cilat tani jam e përgatitur mirë: dua të punoj për lumturinë e popullit që më mirëpriti me kaq dashuri. Por veprimtaria e një mbretëreshë duhet të jetë veçanërisht femërore : më së shumti dua të kujdesem për gratë dhe fëmijët e vendit tim të ri ; Me pak fjalë, dua të jem për popullin shqiptar, ashtu siç ishte mbretëresha Elizabet për popullin hungarez.” — Aigner

1 komente në “INTERVISTA e rrallë e mbretëreshës Geraldinë: Unë dëshiroj të kujdesem mbi të gjitha, për gratë dhe fëmijët e vendit tim të ri”

  1. jon says:

    Koha e Zogut ka vdekur por eshte kenaqesi e vertete te degjosh nga elita e kaluar shqiptare kaqe fjale te mira dhe me kuptim. Njerez te bukur , krenare per kombin, me vepera dhe fakte te provuara, dhe jo te bazuara ne propagande. Sigurisht tek disa se Zogu vodhi apo shiti vendin sja vlen tu ndryshosh mendjen sepse vete shprehje te tilla jane forme e hapur e injorances. Thjeshte ketyre njerezve tu drejtosh pyetjen se ku jane faktet, cmenden me shume. Nga ana tjeter ka budallenj pak me te zgjuar qe permendin perseri propaganden komuniste se gjoja aristokracia shikojne interesat e saj dhe jo te popullit. Pyetja qe tu drejtosh ketyre eshte. Nqs aristokracia s’kujdeset per popullin kush do kujdeset? Komunistat apo demokratet? Por ne aspektin me praktik shqipua mburet kaqe shume edhe me nje zyrtar apo politikan lokal te korruptuar, se eshte gjoja miku i tij, kurse anga ana tjeter akuzon Zogun per vjedhje. Pra shqiptari cfare ben dhe cfare keshillon jane 2 gjera te kunderta. Kejo perseri ka pak llogjike sepse cdo njeri mendon se vjedhjet apo genjeshterat qe ai ben dhe thote jane gjithmone me te vogela se te te tjereve. Gjithashtu eshte provuar nga ana psikologjike se se cdo njeri po ju dha mundesia per pushtet do te behet diktator prandaj edhe shprehjen diktator e urren shume nga paaftesia e suksesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *