Analiza e gjakut është shumë më e rëndësishme se kolesteroli në përcaktimin se sa i moshuar dukeni

Shumë persona mbi moshën 50 vjeç dëshirojnë të kthejnë kohën pas jo vetëm për t’u ndjerë, por edhe të duken më të rinj. Por pak e vlersojnë faktin se ndryshimet në dietën ushqimore, veçanërisht përsa i përket sheqerit dhe drithërave është formula më afër “burimit të rinisë” e cila njihet deri më tani.

Me fjalë të tjera, sa më të larta nivelet e glukozës aq më i vjetër dukeni. Kjo ka mjaft kuptim në vetvete pasi mënyra se si trupi e përpunon glukozën është e lidhur ngushtë me plakjen e lëkurës.

Ndërsa shumë njerëz janë mjaft të kujdesshëm (madje deri në ekstrem) për testimin e nivelit të kolesterorlit, shumë prej tyre nuk e njohin rëndësinë e matjes së niveleve të insulinës esëll.

Kjo matje shumë e nënvlerësuar është tejet e rëndësishme, pasi mund të na informojë nëse jemi duke konsumuar sasi të dëmshme të glukozës, tregon nëse trupi është në gjendje ta përpunojë siç duhet glukozën dhe gradën me të cilën po ndodh përshpejtimi i plakjes në trupin tuaj.

PSE ËSHTË E RËNDËSISHME TË NJOHËSH NIVELET E INSULINËS?

Insulina është mjaft e rëndësishme për jetën. Shumica e adultëve kanë rreth 4-5 litra gjak në trupin e tyre. Befasues është fakti se në 4-5 litra gjak sasia e sheqerit është sa një lugë çaji! E shprehur ndryshe, trupi i njeriut është programuar për të pasur vetëm një lugë çaji sheqer në gjak gjatë gjithë kohës. Nëse niveli i sheqerit është më i madh se kjo sasi, kjo do të shkaktonte koma hiperglicemike e madje edhe vdekjen.

Por trupi punon fort për të parandaluar nivelet e larta të sheqerit duke prodhuar insulinë. Çdo vakt me nivele të larta të karbohidrateve zakonisht gjeneron një ngritje të shpejtë të glukozës në gjak.

Fatkeqësisht, nëse konsumoni vazhdimisht një dietë ku nivelet e sheqerit dhe drithërave janë vazhdimisht të larta, nivelet e glukozës në gjak do jenë të larta dhe me kalimin e kohës trupi do të desensibilizohet ndaj insulinës dhe do të duhen sasi më të mëdha të insulinës për të kryer të njëjtin volum pune. Keshtu, krijoni rezistencë insulinike dhe pastaj kaloni në diabet.

Për të mësuar nivelet tuaja të insulinës, kërkojini doktorit t’ju përshkruajë analizën ku të matet insulina esëll. Është një nga testet që na ndihmon të marrim kontrollin mbi shëndetin tonë. Niveli i insulinës në gjak esëll duhet të jetë nën 5, por vlera ideale është nën 3.

Ju mund të përdorni edhe matjen e glicemisë esëll, por edhe nëse kemi një glukozë esëll të ulët mund të kemi nivele mjaft të larta të insulinës esëll.

Në këtë rast, jeni para-diabetik dhe duhet të merrni masa për të përmirësuar ndjeshmërinë ndaj insulinës. Mënyra më e mirë për ta arritur do të ishte pakësimi ose eliminimi i sheqerit, sidomos i fruktozës, nga dieta ushqimore.

Një glukoz esëll nën 100 mg/dl tregon që nuk keni rezistencë insulinike, ndërsa një nivel midis 100-125 tregon që mund të jeni lehtësisht rezistent ndaj insulinës ose të keni tolerancë të dëmtuar ndaj glukozës (shpesh referohet si prediabet).

A ËSHTË E MUNDUR QË ELIMINIMI I SHEQERIT NGA DIETA TË RRISË JETËGJATËSINË ?

Shumica e dinë që trupi ka nevojë për glukozë, të cilën e përdor për energji. Pa të nuk do të mbijetonit, por, ndërsa glukoza në vetvete nuk është toksike, ushqimet që e rrisin dhe i mbajnë të larta nivelet e sheqerit në gjak janë në thelb toksike, pasi aktivizojnë proçese me efekte shkatërruese për shëndetin, veçanërisht kur konsumohen me tepricë dhe për një periudhë të gjatë kohore.

Pijet e gazuara, karamelet, makaronat, buka, ëmbëlsirat dhe lëngjet e frutave janë të gjithë shembuj të ushqimeve, të cilat shpërbëhen shpejt pasi konsumohen në glukozë, duke çuar në një pikë të nivelit të glukozës në gjak dhe çlirim të insulinës të nevojshme. Është mjaft e qartë se jetëgjatësia është e lidhur ngushtësisht me këtë cikël dhe duke modifikuar dietën, pra  duke konsumuar më pak sheqerna dhe drithëra, ju mund të ngadalësoni shpejtësinë e lëvizjes së akrepave të orës tuaj biologjike dhe ndoshta ta ktheni pak mbrapa atë.

Një studim i publikuar vitin e shkuar vlerësoi efektet e ushqimit në shenjat biologjike tipike të plakjes. Ato përfshijnë ngritjen e niveleve të glukozës, insulinës dhe triglicerideve.

Në këtë studim, pjesmarrësve iu dha një dietë e lartë në yndyra dhe  e varfër në karbohidrate dhe me sasinë adekuate të proteinave. Kjo dietë përmisoi të gjithë faktorët e matur të lidhur me procesin e plakjes duke ulur:

  • Insulinën me 48%
  • Glukozën esëll me 40%
  • Trigliceridet me afërsisht 8%
  • Leptinën në serum me mesatarisht 8%

Vlerësim i duhur i rolit të insulinës në shëndetin human dhe sëmundje është një nga faktorët më të rëndësishëm, i cili mund ta mirëmbajë ose shkatërrojë shëndetin tuaj.  Kujtojmë se testi për matjen e nivelit të insulinës është relativisht i lirë dhe gjendet kudo, ndërsa hapat që duhen ndjekur për ta përmirsuar atë janë mjaft të kuptueshme dhe të lehta për t’u zbatuar.

KONSUMIMI I KARBOHIDRATEVE “FIK” GJENET E JETËGJATËSISË

Kërkimet shkencore zbuluan se karbohidratet ndikonin direkt në dy gjene kyçe në organizëm, të cilat lidhen me jetëgjatësinë dhe rininë. Të dy gjenet në diskutim mund të aktivizohen ose të fiken nga mënyra e konsumimit të karbohidrateve.

Për të qëndruar i shëndetshëm ju duhet të eliminoni kaloritë nga një burim, të cilat janë karbohidratet nga sheqeri dhe drithërat. Shumë prej nesh konsumojnë shumë patate, oriz, bukë dhe makarona, sigurisht që ne dëshirojmë t’i shmangim të gjitha sheqernat dhe ushqimet e përpunuara, por ka prova të qarta se shumica e drithërave dhe bishtajoreve mund të kontribuojnë në problemet e shëndetit sepse:

  1. Ato transformohen shpejt në glukozë, duke rritur nivelet e saj në gjak.
    2. Ndërsa rriten nivelet e glukozës, si pasojë në gjak rriten dhe nivelet e insulinës dhe leptinës. Ky mekanizëm është i dizenjuar për të përmirësuar mbijetesën afatshkurtër, kjo nuk është e shëndetshme për jetëgjatësinë afatgjatë. Efektet e menjëhershme të pikut të insulinës përfshijnë vakokonstriksion, inhibimi i djegies së yndyrave dhe reduktimi i nivelit të substrateve të glicerolit për forminim e glukozës, etj.
    3. Ngritjet e përsërituara të niveleve të insulinës dhe leptinës do të çojnë në rezistencë ndaj insulinës dhe leptinës, të cilat janë treguese të shëndetit të dëmtuar dhe përshpejtimit të plakjes.

CILA ESHTE DIETA MË E MIRË PËR T’U DUKUR DHE NDJERË MË TË RINJ?

Për ta thjeshtuar, kur ju nuk ushqeni trupin tuaj me karbohidrate në formë sheqernash dhe amidoni, trupi fillon të përshtatet për të djegur acidet yndyrore dhe trupat ketonikë. Ketonet prodhohen kur trupi konverton yndyrat në energji, një proçes mjaft i dobishëm, i cili duket se promovon jetëgjatësinë.

Nga ana tjetër, konsumimi i sheqernave dhe drithërave do të rrisë nivelet e sheqerit në gjak dhe sa më i lartë niveli i glukozës, aq më shumë dëme bëhen.

Në një studim të ri, kërkuesit gjetën se mosha e perceptuar rritet me afërsisht gjysmë viti për 1 mmol/L rritje në nivelin e glukozës në personat jo diabetikë.

Pra, a ekziston burimi i rinisë? Mund të thuhet se ekziston dhe në sensin simbolik 3 gurët themelorë janë:

  1. Shmangni sheqerin/fruktozën dhe zëvendësojini me yndyra 
    2. Shmangni drithërat 
    3. Ushtrohuni rregullisht dhe në mënyrë efikase

Të treja kanë një faktor të rëndësishëm të përbashkët, ndihmojnë në përmisimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës, që është çelësi i jetëgjatësisë dhe i paraqitjes më të re.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Analiza e gjakut është shumë më e rëndësishme se kolesteroli në përcaktimin se sa i moshuar dukeni”

  1. !!!!!!!!!!!!!! says:

    Shkrim pa autor?????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *