Në Spitalin Amerikan është realizuar për herë të parë në Shqipëri dhe rajon një ndërhyrje e rallë.
Torakotomi e djathtë me Sleeve pneumonektomi dhe disekim të limfonodulave është kryer me sukses nga drejtuesi i Departamenti për Kirurgjine Traekale, në Bad Nauhein të Gjermanisë Prof.Safet Beqiri dhe ekipi i talentuar i mjekëve të Spitalit Amerikan 1.
Duke qenë se ky operacion nuk ishte kryer më parë në vend, mjekët me të cilët kishte kontaktuar më herët, i kishin rekomanduar pacientit të shkonte jashtë Shqipërisë.
Por pas konsultave me Prof.Safet Beqiri dhe ekipin e mjekëve të Spitalit Amerikan 1, pacienti vendosi t’i besojë ekipit vendas.
Falë eksperiencës së çmuar të Prof.Safet Beqiri dhe punës së mrekullueshme të stafit të Spitalit Amerikan 1 gjithçka ka përfunduar me sukses, me pacientin që gëzon shëndet të plotë.
Ky është një tjetër hap i rëndësishëm që Spitali Amerikan hedh në shërbim të jetës, duke konfirmuar se mbetet një lider i mjekësisë jo vetëm në vend, por edhe në Ballkan.”
O gazetar rrote cari!
Jo vetem shumica e lexuesve,por as ti nuk e merr vesh se per cfare behet fjale ne kete operacion!
Sqaroji lexuesit o trap thjeshte se nuk jane mjeke te gjithe!