FOTOT/ Faqja e njohur: Syri i Kaltër, burimi në zemër të Shqipërisë që të mahnit

Syri i kaltër, një fenomen natyror që nuk ka gjetur ende një shpjegim të vërtetë, mund të admirohet në mes të pyllit vetëm disa kilometra larg Sarandës, shkruan SiViaggia.it, raporton ata.

I kaltër si ngjyra e burimit natyral që gjendet në Shqipëri.

Një fenomen që mund të admirohet në Muzinë, një fshat në qarkun malor të Vlorës. Një vend shumë popullor në mesin e shqiptarëve, por pothuajse i panjohur për turistët, të cilët gjithnjë e më shumë e vizitojnë çdo vit vendin.

Ujërat transparente të lumit – meritë edhe e gurëve të bardhë gëlqerorë – burojnë nga një thellësi prej më shumë se 50 metra. Zhytësit rregullisht zhyten në thellësi të tilla, por askush nuk ka qenë kurrë në gjendje të shpjegojë fenomenin e as çfarë qëndron në fund të rrjedhës së lumit.

Syri i kaltër është pjesa fillestare e burimit të lumit Bistricë, një lumë i gjatë prej 25 kilometrash që rrjedh në detin Jon në jug të Sarandës.

Zona e pushtuar zë më pak se dy kilometra katrorë, kështu që është mjaft i vogël dhe pothuajse nuk gjendet, i fshehur në mes të pyllit të dendur të lisave dhe fiqve.

Mund të arrihet vetëm në këmbë pasi keni ecur për rreth 2 km. Nga Saranda është një udhëtim ditor i bukur për të bërë. Autobusët gjithashtu mbërrijnë atje. Vlen të vizitosh këtë cep të pacënuar dhe bukurinë hipnotike të Shqipërisë.

Meqenëse ai është një kandidat për Trashëgiminë e UNESKO-s, nëse do të bëhet një vend i mbrojtur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, do të jetë e vështirë ta gjesh ende të paprekur dhe pa turma njerëzish.

8 komente në “FOTOT/ Faqja e njohur: Syri i Kaltër, burimi në zemër të Shqipërisë që të mahnit”

  1. student i vjeter says:

    kush tha qe nuk ka nje shpjegim te vertete per syrin e kalter.

    pse botoni budallalleqe?

  2. Flutura says:

    O Mero,
    I thuaj redaktoreve apo dhe k/red. qe Muzina nuk eshte ne qarkun e Vlores. Ta kene mendjen ne pune dhe te mesojne pak gjeografi kur nuk dijne. Ose dhe gjoba per ata qe gabojne.

    1. durrsaku nga Muzina says:

      Po, Muzina është qarkun e Vlorës. Sajti italian (jo gazetari i Meros!) i referohet ndarjes sipas reformës territoriale të fundit. Muzina bën pjesë në njësinë administrative të Mesopotamit, bashkia e Finiqit, një nga 7 bashkitë përbërëse të Qarkut të Vlorës (bashkitë: Vlorë, Himarë, Selenicë, Sarandë, Finiq, Delvinë, Konispol).

  3. ali peza says:

    Perse nuk flitet per syrin e kaltert ne Theth.Ky sy disahere me i madh ndodhet prane Nderlysna dhe eshte atraksioni me i maadh turistik.Provoni ta vizitoni dhe do mahniteni.Turizem i vertete sot ne Shqiperi zhvillohet vetem ne Theth.Te tjerat jane pas.

  4. rexha 10 says:

    BEJE EDHE NJE FOTO TE GJITHA LOKALEVE PERRETHE
    VINTE ERA MENDER ME THONE.PARKOJNE MAKINAT DERI TEKE BURIMI.NJE PISLLIKE I PA PAME .TE GJITHE NJERZIT LAHESHIN ATY.
    BILETAT PAGUHESHIN SIKURE PO SHKOJE NE MUZEUMIN E PIRAMIDES DIKUR.NJE ANARSHI E KRIJUAR NGA BANDAT QE E GJESTOJNE.TYMI ,DHE ERA E BERXOLLAVE TE VRISTE AMBJENTI .PLUHURI I MAKINAVE TE BENTE PER TE VJELLE.
    NE FOTOGRAFI NUKE DELE E KEQE.RROFSHI FOTOT E BERA MIRE NGA GAZETARET.

  5. beni says:

    I vetmi ujë natyral së bashku me atë të volorekes që shëron sëmundjen e diabetit!
    Jan bërë analizat e duhura nga ekspertë të mjekësis e diabetolloge jo nga Shqipëria por universitete jasht vendit dhe jan kryer ekzaminimet,shum prej personave të sëmurë kan pas përmirësim shum të madh të semundjes!

  6. beni says:

    Duhet quajtur uji i Zotit e perëndisë që shëron sëmundjen e djallit?
    Pra duhet shenjtëruar dhe përhapur në tregjet europiane!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *