“Kur Kiço Blushi me Nikollë Lesin bënë lëmsh një Shqipëri të tërë tek sajonin duke pirë birrë ndryshime në qeverinë e Metës”

Nga Enkel Demi

Njoha fillimisht ata të dy, Alfons Gurashin dhe Agron Çobanin. Më pas Kiço Blushin.

Ata ishin tre… dhe e kishin për zemër të gjerbnin kafe apo të shkonin në ndonjë katund të Tiranës të rrëkëllenin ndonjë gotë me meze.

I punonin rrengje sho-shoqit dhe ua tregonin të tjerëve. Vinin në lojë veset, ngulamendjet e njëri-tjetrit, por nuk bënin asnjëherë llogje Kavaje për askënd.

Ju pëlqente të qeshnin e të gëzonin atë çka u jepte jeta sot, sepse e djeshmja mund kishte qenë fshikulluese, të nesërmen e prisnin me mospërfillje, tek shuanin një duhan apo shihnin një gotë qelqi të zbrazur.

Ata ishin tre…, pastaj u bënë dy, pastaj një, kurse sot janë përsëri tre.

Kam vite që i urrej mortet, nuk shkoj në varrime. Ajo udhë e heshtur, kur duhet të shtijmë të ndjerin në varr, ta mbulojmë me dhè, më kall datën.

Por, nuk kam fuqi të ndal kujtimet, ndaj jetoj duke i ngrohur ato sikur me qenë klloçkë që kërkon të nxjerrë nga veza ata që ikin.

Alfons Gurashi më mësoi sa larg duhet t’i rrija mikrofonit në radio; një pëllëmbë, nëse do flisja me zë të qetë, dy pëllëmbë, nëse më duhej të isha thërritës.

Agron Çobani u thoshte nëpër shkallë “koleg” të gjithë atyre që solli partia në punë në vitin 1994 në Radio Tirana, duke na zënë vendet ne të tjerëve që kishim kaq kohë që bënim emisione. Sot e kësaj dite e përdorim “koleg” për të shpotitur ndonjë të pagdhendur.

Kiço Blushi bashkë me Nikollë Lesin bëri lëmsh një Shqipëri të tërë, tek sajonim duke pirë birrë në Kopenhagen ndryshime në qeverinë e Ilir Metës. Të nesërmen, kur telefoni i Qemal Minxhozit ulërinte nga thirrjet (meqë ne të tjerët nuk kishim roaming) qeshte me të madhe dhe thoshte: “Niko, na ka rrjedhur Shqipëria!”.

Sot, mësova që iku i fundit prej asaj Tirane, ku këta burra kishin guximin ta vinin në lojë dhe ta përqeshnin. Ky qytet po humb barin prej betonit, cinizmin, ironinë therrëse, gazmendin prej atyre që po ikin. Unë as nuk di t’i përcjell…(27)

REMOTE_ADDR:[]

13 komente në ““Kur Kiço Blushi me Nikollë Lesin bënë lëmsh një Shqipëri të tërë tek sajonin duke pirë birrë ndryshime në qeverinë e Metës””

  1. syri says:

    Nuk ishte dhe eshte Nikoll Lesi i atij kalibri ashtu sic nuk eshte Demi i denje per te shkruar per “ata te tre” sic thote vete!

    1. antonio says:

      Cfare do te thote
      Gjerbnin” o Demi?

  2. ideali says:

    Ouuuuuuu Si ka mundesi!…. Megafonet e shprishur te partise legjendare ne krime, qe e coi popullin ne litaret e anijeve, ne dallget e Otrantos, ne klonet e korrentit, ne semaforet e botes s jane gje tjeter vec burracer pa shtylle kurrizore. Mos paste kurre ky vend te tille.Eshte turp per Demin e vogel per keto qe thote.O Dem, mbaje mend, nje krimb je edhe ti, nje krimb brenda sarkofagut ku e futi tere popullin partia e injorantit qe brodhi ne Paris pa dhene nje provim dhe e udhehoq vendin permes krimit. Aferim burrecer, aferim!

  3. X says:

    Si e kane bere lemsh Shqiperine nga Hollanda duke pire o Keli kur sot po na e tregon. Duhet te kene bere lemsh vehte.
    A ja ke treguar deputetes, apo ta ka treguar ajo si zedhenese e Like floririt. Ndoshta ju ka bere lemsh ne shtepi jp gjithe Shqiperine.

  4. era! says:

    O piciruk Tiranen nuk e ben keto lapanjgjozet qe permend ti Mundohu te lexosh pak me shume qe ta mesosh se kush e beri Tiranen abinicio vitae.Ato qe erdhen pas 1944 si korcaret,vlonjatet apo lalucet vetem se i pine gjakun ketij qyteti e atyre qe e themeluan ate.He xhan ftillkohu pak se je shume konfuz.

    1. LG says:

      “Ardhacakët” e civilizuan Tiranën e brekushmëdhenjve.

  5. Astriti says:

    Turp per kete shkrim te ndyre! Per Kico Blushin gjithnje kam degjuar vetem fjale te mira, vecanerisht nga nje person i familjes sime, qe e ka pasur mik. Ishte serioz, jo si i biri!

  6. Kellira says:

    E paske dhi me ket shkrim! Kiço Blushi me Nikoll Lesin?!
    Kot sa na e the…

    1. trimi says:

      Cam i pabese md thike nr brez. Nuk mundet te gjendet nje i dyte me i poshter e me maskara se ky Demi. Burri i kurves.

  7. KICO BLUSHI, KA QENE DHE DO TE MBETET SHKRIMTAR MODEL, BRILAND.
    NGUSHELLIME FAMILJES

  8. Tina says:

    Pse nuk e shkrove kur ishin gjallë këtë shkrim me titull pa lidhje me brendinë..Çudi, ç’gazetar!

  9. skenserbeu says:

    Ore si shpjegohet qe Beni Blushi nuk i ngjau fare Kicos….ka vdekur dhe Agroni ta pyesnim njehere se kur pinin …eh cka barku ta thote bardhaku…Tung

  10. i dituri says:

    sa i ditur ky djali. Z. Lesi nuk ka qene asnjehere ne kopenhage

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *