Morali i shqiptarëve, në mes të këmbëve të gruas

Nga Zana Avdiu

Që nga lindja e fëmijës, kur foshnja është vajzë, ajo ngarkohet me barrën “e ruajtjes së fytyrës “të babës, vëllait, familjes e fisit.

Dhe krejtësisht e kundërta, kur fëmija është djalë, atij i kërkohet të jetë sa me i ashpër, dhe i zoti që të marrë sa me shumë “ndere” nga vajzat e te tjerëve, e te tijat ti ruaj ne sirtar, sepse ashtu do ti forcohet burrëria.

Por, çka nënkuptojmë me ruajtjen e fytyrës se babës, vëllait, familjes e fisit? Që vajza të mos vjedhë? Jo! Që vajza të mos vrasë?

Jo! Që vajza të mos ta rrahë dikë? Jo! Pra, me ruajtjen e nderit nënkuptojmë, ruajtjen e virgjërisë. Dhe, vajzës i thuhet “ruaje nderin e familjes, dhe mos bej sex me askënd”. Kështu që, nderi i familjeve tona, qenka mes këmbeve të vajzave e grave të familjes.

Mbi këtë bazë, i ndalohet edhe shkollimi, punësimi dhe dalja në publik, vajzave dhe grave. Sepse, dalja e tyre nga shtëpia, rrezikon seriozisht humbjen e nderit të familjes.

Pastaj, edhe në rastet kur vajzat i nënshtrohen një dhune fizike e seksuale, ato mbajnë përgjegjësinë e fajit, sepse ato nuk është dashur ti provokonin burrat me veshjen e tyre, pamjen e tyre e me daljen e tyre në publik.

Pra, vajzat në këtë rast, akuzohen edhe për ekzistencën e tyre, sepse vet ekzistenca e një vajze, është provokim për burrin. Dhe, duke qenë e tillë, faji bie mbi supet e vajzës.

Por, si mund ta shlyej këtë faj, vajza? Sipas standardit të shoqërisë sonë, do ta shlyej duke u martuar me dhunuesin e saj dhe kështu do ta ruaj nderin e familjes e të fisit. Përdhunimi si akt nuk është me rendësi dhe nuk konsiderohet krim, por humbja e nderit! E, nëse përdhunuesi martohet me viktimën, atëherë ai e pastron nderin e familjes se vajzës, dhe harrohet çdo gjë.

Pra, ky është dënimi për dhunuesin, që të martohet me vajzën! (ta kujtojmë se: edhe viktimat e dhunës seksuale të luftës, janë shtypur, maltretuar, mbyllur e keqtrajtuar nga familjet e tyre, sepse në këtë rast, viktimën e kane pasë të pamundur që ta martojnë me dhunuesin e saj, dhe disi është dashur ta pastrojnë nderin. E si e pastruan nderin? Duke i bërë që ta paguajnë këto gra!).

Këtu nuk është me rëndësi vuajtja e vajzës, tortura dhe dhuna që i është bërë dhe që do t’i bëhet, duke qenë e nënshtruar gjithë jetën nga dhunuesi i saj, sepse ajo nuk është aspak e rëndësishme.

Nuk është e rëndësishme sepse, ajo ka bërë faj, duke mos e ruajtur nderin e familjes.

Ajo mban përgjegjësinë që nuk është treguar e kujdesshme, dhe të mos i zgjoj epshet shtazarake te një burri, dhe kështu e ka rrezikuar apo e ka humbur nderin e familjes. Pra, dhunuesi nuk ka bërë krim, por vajza! (Ta kujtojmë, martesa nuk bëhet për mirëqenien e gruas, por ta ruaje superioritetin e burrave).

Por, çka ndodh ne rast se vajza nuk martohet me burrin e parë me të cilin ka pasë lidhje, apo dhunuesin e saj, kur e dimë se një vajzë kur e humb virgjërinë, ka humbur vlerën e saj dhe nderin e familjes, dhe si e tille ajo nuk është e denjë të bëhet grua e dikujt tjetër?

Ndodh kështu: ajo do të linçohet nga shoqëria, do të përbuzet, do të mbetet rrugëve e do të keqpërdoret trupi i saj, deri në vdekje. Ajo do ta vuajë gjithë jetën, fakti i të qënurit njollë turpi për familjen e saj. Kjo shoqëri do ta dënoje viktimën, për të ruajtur nderin familjar, e me këtë të gjithë shoqërisë.

E duke u bazuar ne të gjitha këto, çka mund te presim tjetër nga polici, mësuesi, mjeku e hoxha? Këta janë pjesë e kësaj shoqërie, janë edukuar ne këtë frymë të shoqërisë. Këta janë nga brumi i kësaj shoqërie.

Si mund të presim që polici, mjeku, mësuesi e hoxha,  ta trajtoje vajzën si njeri, ta respektoje dinjitetin dhe integritetin e saj?

Si mund të presim që ata te sillen ndryshe, kur vajza ka thyer çdo rregull, kur ka dalë jashta shtëpise? Ajo nuk e ka përmbushur obligimin e saj, por këta do ta përmbushin.., do ta sulmojnë e dhunojnë, sepse ashtu do ta forcojnë pafundësisht burrërinë e tyre. Ata nuk do ta humbin nderin e tyre, por do ta marrin edhe një të tillë, atë te vajzës.

Dhe, këto krime do të ndodhin për aq kohe, sa burrat do të nxiten të bëjnë sex, e vajzave do tu ndalohet. Këto krime do te ndodhin për aq kohe sa ajo që është e ndaluar për gratë, është vlerë për burrat.

Këto krime do të ndodhin për aq kohe sa gratë do të trajtohen nga shoqëria objekt seksi e prodhimi, e vegla nën shërbimin e burrit.

Pra, shoqëria duhet të mbahet përgjegjëse për këtë, sepse ajo mundëson krime te tilla.

REMOTE_ADDR:[]

36 komente në “Morali i shqiptarëve, në mes të këmbëve të gruas”

  1. Zigur Qarri says:

    Gruan e krijoi i madhi zot te ndihmoje burrin. Te gatuaj te pjelli femije dhe te ndihmoje burrin. E kunderta eshte harram si ne vendet e Be.

    1. DominantSeptima says:

      Eh moj Zana. E ke kuptuar gabim shqetesimin e familjareve per vajzen e shtepise. Kjo qe quan ti “bie burrerria vellait babait” ka qene nje INSTRUMENT per te frenuar femren ta kthej veten ne bordello. Eshte e vertete qe eshte nje qasje primitive, por burimin e ka te dashuria per bijen apo motren dhe qellimin te edukimi qofte edhe i ashper per te mos e lejuar te shperdoroje itegritetin dhe moralin ne shoqeri. Ne te vertete femer nuk te ben ajo qe ke mes kembeve, por te bene sjellja, dinjiteti dhe itegriteti ne shoqeri. Liri, personalitet, eksperiece e zgjedhje personale nuk jane asnjehere arsye mjaftueshem per femren qe ta kthej veten ne bordello. Megjithese nje femer e moralshme sot eshte specie ne zhdukje, nuk shof asnje arsye qe ti japim kredite kurvave.

      1. Anonimo says:

        Po ti moj rrot k Ku e ke ne Ball

      2. ßßß says:

        Si mund te kete femra te moralshme kur nuk ka meshkuj me moral?

    2. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

      BOURDHELOOOOOOOOOOOO SUNITESH,kshq ksisoj gjana jane normal ………gezuar ramazonin!

      1. Ta hanksha mamin n’cïcě ahahhaahhahaha

      2. naimi says:

        edhe nese ka ndonje mejreme ne bordello, e ka nderru emnin ne madalena apo androniqi. shqiptaret qe nuk pranojne realitetin multifetar, thjeshte jane greke..

    3. Askush says:

      Budallai nuk ka brirë , nga ato që bën, flet dhe shkruan duket. Të rroftë kosherja ty , se bleta të paska ikur.

  2. loni says:

    Jo vetem qe vajzat kane te drejte te bejne sex, po kane te drejte te bene me ke duan, pa dallim feje, krahine apo ideje … Yp Xhixhi!
    Zana mos bej sikur se di. Ne Shqiperi tjeter thuhet, tjeter behet. Ka dale Big Brother sheshit. Nuk e hap dot gojen njeri. Boll te kalosh nje mengjes me Rudinen …
    Diskutimi per seksin nuk garanton emancipim.

  3. Tajari says:

    Zigur,
    Si nuk me dove e gjykove asnjehere realist.
    Gruaja eshte e barabarte me burrin por vetem ne vendet e prapambetur (shqiperia) a trajtohet si e dores se dyte.
    Trap ngele there jeten Zigur… arri

  4. Kulufi says:

    Mullah Ziguri, shko thuaja sateme kto poshtersira qe shkruan ketu, o krimbi i shkretetires.

  5. Gjinekologu says:

    Mos i dramatizo gjerat,sa per dijeni nuk ka ngelur kurve si ti pa u martuar.
    Ti e di mire te qepuren e pak koheve me pare tek gjinekologu.Kur je me kaq mendime te mideruara pse tu desh ta beje ? Me e ndershmja eshte ti thuhet partnerit qe kam pasur dhe te tjere para tij dhe kjo eshte baza per ndertimin e nje familje te rregullt.Ne kete kohe moderne edhe ketu tek ne djemte nuk e mendojne me, qe nje e virgjer po e pret tek dera.Pastaj pyetja me thjeshte eshte po keta djem me ke shkojne ? Me ju me vajzat, pra :si konklusion :
    Ne martohemi ( si djemte edhe vajzat ) me mbeturinat e njeri tjetrit

  6. Flutura says:

    Te ruash virgjerine, mbyllur lart ne male
    Eshte sa e veshtire, aq dhe imorale
    Te ruash virgjerine, mes botes se madhe
    Eshte sa e veshtire, aq dhe madheshtore
    Goethe

    1. Flutura KORIGJIM says:

      Te ruash virgjerine, mbyllur lart ne male
      Eshte sa e thjeshte, aq dhe imorale
      Te ruash virgjerine, mes botes se madhe
      Eshte sa e veshtire, aq dhe madheshtore
      Goethe

  7. Jimi says:

    Zigur! Ti nuk ke dale nga gopi i sat’eme, por mbive nga guri !?

    1. Mul Noka dhe Paloka says:

      Ka dale nga Guri i Zi. Po çfare pret nga nje dallkauk qe mezi pret per Bashen te behet kryeminister.

  8. 0sumi says:

    Zigur kari thuaj,o Tajar,se ashtu i vjen me mire ketij fytyre qelburit.

  9. katarakti says:

    …”Mbi kete baze i ndalohet edhe shkollimi, punesimi dhe dalja ne publik”!!!! Nuk po e kuptoj se per cilen shoqeri dhe per cilin vend shkruan kjo gruaja?! Per Afganistanin apo Pakistanin?! Nuk mund te besoj se shkruan per Kosoven! Se shoqeria atje qenka kaq e prapambetur. Per sa i takon Shqiperise vajzat kane vajtur ne aksione qe ne vitet 1970, jane shkolluar, kane bere te gjitha llojet e puneve, duke perfshire ketu edhe ato me turne te 2-ta dhe te 3-ta etj etj. Kane ndjekur studimet universitare po njelloj si meshkujt! Kjo gruaja qe ka shkruajtur kete artikull ka ngaterruar kohen, vendin dhe hapesiren me duket! Apo eshte duke dhene provat e para ne fushen e gazetarise?!

  10. BK says:

    Une ndaj nje opinion pak me ndryshe:
    Nuk eshte e vertete qe opinioni denon vetem vajzat apo grate.
    E njenjta gje thuhet dhe per burrat qe mendojne te shtojne listen shumeemrore.
    Ne nga anet tona per keta tipa burrash, themi burre pa yndyre, legen.
    A e ben mik shpie perdhunuesin nje njeri me karakter?
    Vajzen e perdhunuar nese ka karakter, e pranon kushdo, duke e gjykuar si viktime.

  11. Flutura KORIGJIM says:

    Te ruash virgjerine, mbyllur lart ne male
    Eshte sa e thjeshte, aq dhe imorale
    Te ruash virgjerine, mes botes se madhe
    Eshte sa e veshtire, aq dhe madheshtore
    Goethe

  12. Alb says:

    Po jo moj xhan!
    Grate shqiptare kane fituar te drejtat e tyre edhe me perpara shume kohesh, po per kete pyet nenen tende ..
    Partizanet vinin me barre nga mali dhe kjo ishte normale.
    Gra qe studionin jashte shtetit kishte qe ne kohen e zogut.
    Kush tha qe burrat imorale jane te nderuar?
    Aspak!
    Nje grua qe nuk e ben veten objekt seksual nuk ka shans ta trajtojne burrat si te tille, por gjithshka fillon nga kodi i sjelljes.
    Meqense ra fjala edhe prostitutat kane kod moral, sepse ofrojne kundrejt pageses
    Ne shqiperi nuk ka prostituta, por ka grepse, te cilat e meritojne plotesisht perbuzjen nga kjo shoqeri.
    Te tilla grepse i kemi ne te gjitha nivelet e shoqerise
    Lidhen per te perfituar nga partneri, pra per te grepur edhe pastaj nderrojne partner dhe per kete duan vleresim!!!
    Keto gra e vajza e konsiderojne veten ” te pavarura” dhe jane sot burim frymezimi per adoleshentet.
    Ne kete pike grate shqiptare i dominojne burrat e as qe behet fjale per barazi
    Mua me duket se jane burrat per te qare hallin e jo grate e vajzat
    Burrat e djemte e shkrete keq te jene me para e keq te jene te varfer!!!!!
    Tere diten shajne grepset, po shume i duan😂

  13. Niku says:

    Z. Zana, mos I fut te gjithe shqiptaret meshkuj ne nje thes. Per mendimin tim shoqeria shqiptare eshte e degjeneruar deri ne palce dhe ketu futet edhe imoraliteti I femrave. Mos u merr me individe te vecante, por ne ka vend per kritike eshte qe eshte shkatruar familja, qe eshte qeliza e shoqerise. Lerini modernizmat me prostitucion modern, por ritni ndjenjen e dashurise se paster qe krijon familjet e pastra. Fatkeqsia eshte se shoqeria shqiptare eshte me e degjeneruar se sa vendet perendomore dhe ketu ka vend per kritika edhe per femrat. Paksimi i lindjeve ketu e ka burimin, se edhe femrat nuk duan femije, por shohin qejfet. Une do te beja pergjegjes per kete situate te dy palet si meshkujt ashtu edhe femrat.

  14. Iliri nga Gjermania says:

    Ziguri qenka kokkra e Pleres.
    E dasjka nderin vetem ke femrat qe ta mbajne.
    Po Meshkujt muslimane çfare bejne, qe paguajne para per te ber seks me vajza te mitura posht 14 vjecçe, çfare ti themi ketyre qe i trajtojne njerezit si bagetia? Jane Plera.

  15. J. koreshi says:

    Ne te gjithe vendet pavaresisht nga zhvillimi qe kane egzistojne dy kategori njerzish.
    1- Ata qe e masin karakterin apo ndryshe burrerine nga aktiviteti seksual, madhesia e penisit, aftesia per te mashtruar, vjedhur dhe vrare.
    2- Ata qe per burreri konsiderojne karakterin e forte dhe shpirtin e madh.
    Kjo eshte nje aksiome.
    Kudo, te paret I quajne bythqire, ne kuptimin qe nuk kane asnje cilesi pozitive te karakterit, ose nuk kane ndergjegje.
    Kategoria e dyte Jane ata qe I quajne te fisem apo shpirtra te lartesuar.
    Por mos harojme qe shumica e njerzve hyjne ne nje kategori te ndermjetme. Karakterin I tyre luhatet si nje sinusoide, dmth jane te pa qendrushem, here duke u zhytur ne terrin e te pareve dhe here duke u ngritur me mundim ne lartesine e te dyteve.
    Si perfundim rendi qe ruan balancen e drejtesise eshte ai ku te paret Jane pas hekurave, te dytet Jane rojet e drejtesise dhe shumica e pa qendruhme, te jetoje nen diktaturen e ligjit.
    Kete po mundohet te beje USA dhe BE ne Shqiperi.

  16. Flutura says:

    Korrigjim:
    Te ruash virgjerine, mbyllur lart ne male
    Eshte sa e thjeshte, aq dhe imorale
    Te ruash virgjerine, mes botes se madhe
    Eshte sa veshtire, aq dhe madheshtore
    Goethe

  17. Lani says:

    C’tu desh moj vajze me kete shkrim?!
    Tani do mendojne edhe per ty si e pandershme!

  18. Anonim says:

    Me qevajzet epaskan ne mes te kembeve .ne nuk editkemi Po ti moj

  19. Albana says:

    Per grate shqipetare
    Nje grua elegante eshte nje grua me integritet. Integriteti eshte ndershmeri, vertetesi, karakter dhe kujdes ne sjellje. Integriteti eshte e kunderta e hipokrizise, genjeshtres dhe fallcos ajo qe ne te vertete nuk je. Sfida e gruas shqipetare sot eshte qe ne menyre te vazhdueshme te ndertoje jeten e vet ne baze te parimeve dhe virtyteve dhe te beje gjene e duhur pavaresisht cfare mendojne te tjeret. Kjo menyre e larteson ate si individ qe jo vetem nuk lejon njeri ta dhunoje ate, por behet nje force per familjen duke rritur djem dhe vajza te shendetshem, duke i pregatitur ato per te ardhmen qe te behen burra dhe gra te devotshem. Nqs ben detyren tende si individ i ke dhene vlere dhe shoqerise si model i shendetshem. Nuk e perqafoj mentalitetin e viktimes qe sigurisht nuk eshte nje zgjedhje, por zgjedhja eshte se si ti ndryshosh gjerat dhe te triumfosh.

  20. Popull says:

    Ke ndjere gje ti moj goce mes kembeve? Me qe e thua vete…. Habitem me Meron. Mero po ske gje per te botuar futi nje foto reklame me mire.

  21. Ilo says:

    Gabim shkrimi nuk eshte problemi te dhunimi pasii dhunen e gjithe shoqeria e denon ,problemi qendron se nje pjese e vajzave shqiptare jane bere kaq ku..a ose prostituta sa te merr frika te pish dicka kur je vetem ne noj lokal nate ne bllok se me siguri per 50 euro ta kerkojne ashiqari,ky eshte nderi.

  22. Noc Frrok Bib Mic Kurvnori says:

    …n mes t kembve ,nga para apo nga… pas!!??? ??

  23. mik says:

    Para dy vjeteve, nje grua kurve ne Tirane, me thoshte jam grua me KLAS ! Se cfar nenkuptonte me titullin KLAS, nuk e di.
    PS : Pa keqkuptim ju lutem . Per vertetesi e cilesova ne Tirane. Persa i perket ketij fenomeni, Shqiperia asht gjithkund njelloj.

  24. TA says:

    seksi nuk te ben njeri,se me seks eshte zhvilluar bota,kafshet,zoqte,peshqit, njeri te ben sjellja…….

  25. asd says:

    Tema qe diskuton Zana nuk eshte shkence ekzakte, dhe ne kete pike secili flet nga pikepamja e tij duke sjelle nje cope te realitetit sipas pikepamjes krejt individuale. Fakt eshte qe cdo familje ne Shqiperi e percepton rolin e vajzave te tyre ne menyre unike. Nuk i ngjajne njera tjetres ne kete qendrim. Pra Shqiperia nuk ka qene dhe nuk do te jete kurre “vend arab”. Fenomeni nuk eshte as uniform as i pergjithshem.

  26. ZIGURI says:

    Kurva dhe kurvar ka pas gjithmon .Nji tem shum e gjer si ne sistemin e vjeter edhe te sotmin . Debatet jan te kota per mendimin tim .nuk jam Zigur qorri.

  27. Gent says:

    Sot ne gazeten Shqiptare Shekulli ka pasur nje artikull te vlefshem nga nje seb yll i basketbollit Kaliniq me titull : Kosova nuk eshte e jona . I vetem ne Serbine nacionaliste te semure dhe kundra nje mentaliteti te semure dhe te pa vlere. Edhe ju qe te gjithe qe komentoni ketu pse komentoni per te tjeret Zigurin komentoni cfare ju mund te tregoni per gruan femren .Femra nuk komentohet nga piknisja se ne jemi te martuar dhe duhet te mbrojme gruan tone nderin tone dhe dashurine per gruan se kjo eshte tabuja gruaja ime eshte e ndershme. Ne cdo religjion gruaja ka qene ne nje pikpyetje si nje perkujdesje fillimisht per ato gjera qe na keshillohet nga mijra vjecare eksperienca njerezore . Femra mesherimi i mekatit njerzor Eva ne Bible. Ki kujdes nga te krishtere ,nga femra dhe hebrejte Kurani. Deri ne shekullin e 18 -19 e denuar per Satanizem ku po i njejti religjion i krishtere sot mbron gruan dhe toleron martesa jashte ligjirore te pa ekzistuara ne shekullin e 19 femra me femer dhe katastrofa tjeter qe nuk permendet qe edhe ata sot e tolerojne Kisha katolike duke e pare qe situata boterore ka degjeneruar . Kurre te flisni per grate nuk eshte e nevojshme te beheni moralista por te keni parasysh se grate nuk jane vetem per shtrat edhe per seks por ato paraqesin ne anet komplekse te tyre rrezikun e tyre . I cili eshte pushteti i tyre per te sunduar dhe kurre e arrijne qellimin athere jeta ka marre fund . Nje tempull i mendimit mijera vjecare ne keto pak rrjeshta i marre nga libri i shenjte: Mos u friksoni nga ata qe vrasin trupin ,por qe smund te vrasin shpirtin ,por kini frike ate qe mund te shkaterroje edhe shpirtin,edhe trupin ne gehené.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *