Shtetet që konsumuan “shqip” – Lista me 10 vendet kryesore, Italia në krye

9 Shkurt 2019, 19:35Ekonomia TEMA

Italia është edhe blerësi kryesor i produkteve shqiptare blegtorale, bujqësore dhe agro-industriale. Rreth 8.6 miliardë lekë është llogaritur vlera e eksporteve gjatë vitit 2018 dhe në sasi, 22.3 mijë tonë produkte janë tregtuar në këtë shtet.

Por pavarësisht se renditet në vendin e parë, eksportet drejt këtij vendi kanë pësuar një rënie të lehtë krahasuar me 2017-ën.

TV SCAN ka zbardhur listën e 10 shteteve kryesore ku eksporton më shumë produkte të këtij sektori, ku pas Italisë, e dyta renditet Kosova dhe Greqia me rreth 2.9 miliardë lekë apo 74.4 mijë tonë.

Produktet shqiptare duket se kanë gjetur tregje të mira edhe në Suedi që renditet në vendin e tretë, Serbi, SHBA, Gjermani, Spanjë, Rumani, dhe Maqedoni, me vlerë mbi 1 miliardë lekë.

Peshën kryesore në eksporte e zënë perimet, frutat, arrorët, ujërat. Eksportet bujqësore për vitin 2018 janë regjistruar në 33.8 miliardë lekë, nga 31.5 miliardë lekë që kanë qenë në vitin 2017, me një rritje prej 2.3 miliardë lekë.

5 komente në “Shtetet që konsumuan “shqip” – Lista me 10 vendet kryesore, Italia në krye”

  1. Argita says:

    Vendi i pare me 22.3 mije tone, vendi i dyte me 74.4 mije tone…..

    1. Petja says:

      AegitaNdoshta eshte shkruar gabim por krahasimet behen per te njAegitaNdoshta eshte shkruar gabim por krahasimet behen per te njejten njesi : vlera me vlerenejten njesi : vlera me vleren(ne njesi monetare) dhe sasia me sasine(ne njesi mase).P.sh: Kur ne Itali exportohen arrat dhe ne kosove lakrat.Ne eksporte krahasimet behen ne vlera e jo ne sasi.

      1. Flm says:

        Po “vellezrit” Turq ku gjenden ???
        ###
        Vec eksportit te te Rinjeve te cilter Shqipetar per Xhihadista dhe Imam drejt Turqis, ka ndonje patate ose domate te eksportuar.

    2. Petja says:

      8.9 miliarde(Itali) eshte afersisht 3 here me e madhe se 2.9 miliarde(Kosove ose Greqi)

  2. like says:

    po malli i tipit te turkofagos nuk eshte llogaritur kty se eshe ai eshte produkt i blegtorise shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje