Të keqen babi, a zure ndonjë dashnore sot?

9 Shkurt 2019, 22:00Blog TEMA

Nga Osman Stafa

Besoj se me këtë fjali të gjithë çunat janë të njohur, sepse që në vogëli janë mësuar me këtë pyetje, të ardhur nga prindërit, familjarët apo të afërm. Madje, pas ditës së parë të shkollës, babi nuk e pyet të birin sesi ia kalove, por “Hë të pëlqu ndonjë, zure ndonjë shoqe sot” etj. Dhe fëmija nqs i përgjigjet jo, atëhërë reagimi i babait vjen i menjëhershëm. “Si jo? Duhet të zësh ndonjë shoqe patjetër. Gjithë ky çun pa shoqe?”.

Por ky lloj presioni nuk vjen vetëm mbi djemtë, por edhe mbi vajzat. Besoj u ka qëlluar rasti të jeni të pranishëm, në mos ndoshta vetë ju, kur fëmijëve, qoftë vajzë, apo djalë, i ngacmoni, (normalisht ju mendoni se e beni për shaka), nëse kanë ndonjë shok të ngushtë në shkollë apo jo, nëse kanë ndonjë të dashur, apo nëse i pëlqen dikush. Dhe pasi merr përgjigje negative, për t’i vendosur edhe më shumë në siklet u thua: “Ke ti ke, por nuk tregon”.

Kjo është një lloj dhune psikologjike mbi fëmijët. Një lloj trysnie e ushtruar mbi ta në një moshë delikate, kur as nuk ia kanë haberin, se çfarë është të kësh të dashur. Por ky lloj presioni i bën ata, të shtojnë kuriozitetin kundrejt gjinisë tjetër, të fillojnë të mendojnë për raporte të tilla. Madje, në momentin që ata thonë që “Jo, unë nuk pëlqej njeri”, vjen reagimi tjeter po aq psikologjik. “Je i pazoti të keqen babi, sa nuk zë dot një dashnore”. Ky lloj presioni vazhdon për vite me radhë.
Dhe kjo dhuna pastaj, i bën fëmijët kuriozë, se çfarë është të kesh marrëdhënie, etj.

Dhë për këtë u vjen në ndihmë teknologjia, interneti. Mjafton që të rinjtë të shkojnë në një qëndër interneti, me arsyen se kanë një projekt dhe aty hyjnë në faqet pornografike, që sesa të dëmshme janë, këta e kanë shpjeguar psikologët. Por shkurt, ata shikojnë dhunë aty dhe bëhën të predispozuar që edhe ata ushtojnë dhunë. Në fakt kjo zgjidhet shumë thjeshtë, siç e kanë zgjidhur disa shtete të Europës, duke i bllokuar këto faqe. Tek e fundit do mbrohen fëmijët. Por si duket në Shqipëri, askush nuk ka kohë për të tilla nisma. As deputetët, të cilët gjithë ditën e tyre e shtyjnë duke ofenduar nga familja njëri-tjetrin.

Duhet të biem dakord për diçka. Prindërit e sotëm të fëmijëve, janë rritur në tranzicion dhe disa as nuk e kanë bërë shkollën, sepse në mendjen e tyre ekizstonte vetëm ikja nga Shqipëria, për një jetë më të mirë.(Flas për shumicën). Kaluan një proçes të vështirë në vitet 90’, kaluan 97-ën, kaluan shumë probleme ekonomike, ç’ka e bëri këtë brez, që të mos merrte sa duhet edukimin, por të merren me “materialen”, sepse ata nuk kishin asgjë gati. Ata ia nisën nga zero. Pra i rriti jeta dhe qëllimet më madhore të tyre ishin, të kishin një shtëpi, një makinë, e të mblidhin të ardhura që më ardhjen në jetë të fëmijëvë të tyre mos t’u mungonte asgje.

Për prindërit e sotëm, e rëndësishme është që fëmijëve të mos u mungojë gjë, siç u kanë munguar atyre. Ata mendojnë se shkolla është vendi ku ata do edukohen siç duhet, ku do të marrin dije dhe do të bëhen dikush.

Prandaj këta prindër, nga mëngjesi në darkë punojnë, por pa e pasur mëndjen se çfarë po i ndodh fëmijës, sepse ata mendojnë se fëmija duke qënë në shkollë, është i sigurtë dhe do marrë edukimin e nevojshëm.
Prandaj edhe ne themi sot, që familja është sot hallka që ka çaluar e ka dështuar, sa i përket komunikimit me fëmijët, se ata janë të fundit që mësojnë se çfarë ka ndodhur më fëmijën e tyre. Sepse këta prindër, besojnë se shkolla, mësuesit do e plotësojnë 100% edhe rolin e tyre. Mjafton që prindërit t’u sigurojnë atyre lekët e shkollimit. Dhe nuk janë pak, por 17 vite shkollë, bashkë me masterin për një fëmijë, që prindi duhet të mendojë.

Prandaj ky brez, që po rritet sot do të jetë pasqyrim i punës së mësuesve. Prandaj në shoqërinë tonë është i rëndësishëm roli i tyre, formimi i tyre. Unë di raste konkrete sesi nxënës në gjimnaz me notën 5.5, apo 6, që nuk di shkrim dhë këndim, që nuk di drejtshkrimin e gjuhës shqipë, që nuk di ku vendoset presja, bëhen mësues. Sepse në atë pozicion pune i ka vendosur partia. Si mundet që ky “mësues” të mësojë brezin ri? Po ashtu di mjaft raste, ku mësuesit as nuk i intereson se çfarë problemesh ka një nxënës, për të mjafton të hyjë në mësim, të mbarojë dhe të ikë. (Normalisht jo të gjithë)

Kam dëgjuar shpesh së fundmi justifikime nga opinionistë të ndryshëm, për mësuesit e sotëm, se nuk paguhen mirë, dhe kanë klasa me nga 40 nxënës dhe nuk mund t’i kontrollojnë të gjithë. (Rasti i fundit, ai i Kavajës)

Jo! Kjo nuk është e vërtetë! Mësuesit nëse duan, mund të përfshihen në gjithçka, për këtë është edhe mësuesi kujdestar. Dua të jap shembullin e shkollës ku kam mbaruar 8-vjeçaren. Është shkolla “7 Marsi” në Cerrik.

Gjatë 8 viteve shkollë (sistemi i vjetër), kemi pasur një psikolog fiktiv, që punonte në tre shkolla njëkohësisht dhe ne mund të flisnim me të vëtëm njëhërë në 2-3 muaj. Por punën e psikologut e bënin mësuesit e tjerë, më mire sesa ai. Sepse ata na njihnin neve, rrinin me ne gjitha kohën dhe na njihnin shumë mire.

Këto, rastet e pëlqimeve fillonin që në klasë të 6-të dhë mësuesit dinin çdo gjë. Ata vëzhgonin sjelljen tonë në pushim të gjatë. Kujdeseshin që vajzat të mos kishin kontakt me çuna të rritur, që rrinin jashtë hekurave të shkollës. Mësuesit bisedonin me ne, na merrnin veç, nëse nuhasnin diçka dhe realisht të bënin të pendoheshe për një veprim që kishe bërë.(Të skuqnin me fjalë) Në mbrëmje, nuk shikonin të hanin, apo të ishin në terezninë e tyre, por sytë vetëm nga nxënësit. Madje, mbaj mend në një rast, që pas një mbëmjeje, një vajzë tentoi të ikte me makinë me disa çuna të tjerë, por profesori kujdestar, që kishim, çfarë nuk bëri që ajo të kthehej.

Po ai e vuri re këtë gjë, e pa që iku, e telefonoi menjëhërë dhe i tha që “Nëse nuk kthehej do i telefononte prindërit dhe policinë”. Vajza u kthye. Ajo ishte 14 vjeç atëhërë, ndersa ata djemtë që edhe une i njihja ishin 23-25 – vjeç.
Herë pas herë ata mësues na zhvillonin biseda për temat e “dashurisë, dhe edukatës seksuale më radhë”, dhe na këshillonin sesi duhet të silleshim, sidomos vajzat, që ishin edhe më të sulmuarat. Po ata ia dolën shumë mire. Asnjë incident s’ka pasur gjatë asaj kohe në shkollën tone, e kjo falë atyre mësuesve të përkushtuar.

Mësuesit e sotëm, të gjitha ata që mendojnë së nuk mund ta bëjnë këtë punë, pra përvec mësimit, të merren edhe me edukimin e brezit të ri, atëherë të gjejnë një punë tjetër. Ndryshe bomba me sahat, që ata po ndihmojnë të kurdiset me neglizhencën e tyre, do të shpërthejë një ditë dhe askush nuk do mundet ta ndalë dot.

Po ashtu edhe prindërit, të mos shkojnë në shkollë, në momentin që fëmija u thotë, që mësuesja më bërtiti. E prindërit lënë punën e shkojnë i kërkojnë llogari mësuesit. Kështu edhe mësuesi, as do dojë më pastaj të merret më fëmijën tuaj, sepse shkurt, s’do të ketë të bëjë prapë me ju, që i jeni hakërryer, se pse ajo e qortoi se s’kishte bërë detyrat, apo ngacmoi një shok, apo shoqen e klasës, apo shkollës. Po ashtu prindërit duhet që çdo javë të kenë kontakt më mësuesin kujdestar të fëmijës, për të mësuar sesi ka shkuar java për të.

Po edhe punonjës të policisë duhet të kënë takime të përmuajshme me nxënësit e shkollava 9-vjecare e të mesme, për të biseduar me ta, rreth rreziqe që mund t’u kanosen atyre. U bë i disati rast në vend, ku bën shantazh me anë të video-ve dhe fotografive, që vajzat ua dërgojnë të dashurve të tyre, kur janë në lidhje. Po ashtu, se kuptoj se pse fëmijët e klasës së 8-të duhet të kënë telefonin e fundit, instagram, whatsapp, snapchat, kur mjafton një telefon i thjeshtë që fëmija ta këtë mjet komunikimi me prindërit?

Prandaj në edukimin e fëmijëvë kanë përgjegjesi patjetër edhe prindërit, që teksa nuk kujdesen për fëmijët e tyre, edhe ndikojnë duke ia shtruar fëmijës rrugën drejt rrezikut.
Duke bashkëpunuar të gjithë bashkë mundemi të bëjmë diçka për edukimin e brezit të ri, që të mos krijojmë mostra përdhunues, mos të krijojmë vrasës, hajdutë, të korruptuar, shantazhues… sepse të gjitha kostat do i paguaj nesër një i pafajshëm.

14 komente në “Të keqen babi, a zure ndonjë dashnore sot?”

  1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    ky eshte suniti koke pllake e nuk ka sesi te ndodh ndrishe………..gezuar ramazonin!

  2. ndoc kola says:

    A ke fmij ti ere cun?

  3. Ben says:

    Sa vjec je tI mor Rrush? Ne sistemin e vjeter nuk kishte makina me te cilat iknin vajzat. Nuk paske mesuar gje nga historia. Te merrje nje vajze me zor ne ate kohen “vjeter” cohej ne kembe gjithe fusion dhe duhet se ku kishte shkuar. Ne ate kohe quhet ” u rrembye” dhe jo me force po me deshire.
    Nuk e di se cfare educate Marin keta te rinj te sot.ne perendim shkolla dhe familje! Une kam dhene mesim ne gjimnaz ne sistemin e vjeter dhe fillimet e te riut por pjesa me e madhe e te rinjve ishin te edukuar dhe Jane te sukseshem ne te gjithe boten. Edukata behet nga prindI ne fillim dhe mbeshtetur nga Shkolla.

  4. tuli says:

    IK KULLOT LOPET O MONE SE S;MER VESH KA KTO GJOJNA TI

  5. BK says:

    Ne cdo qytet, bredhin prostituta te divorcuara, qe shkojne edhe me 2000 leke te vjetra.
    Keta 14 vjecare, humbasin virgjerine me to, u duket sikur u bene burra, por me e keqja, jane kontigjente per tu prekur nga SIDA.
    Policia ka dijeni dhe nuk vepron.
    Ky eshte problem shoqeror, e thene troc, deshtim i sistemit.
    Te mendosh nje 14 vjecar, te behet tutor i shoqes se klases, eshte kulmi.
    E thene troc, ky eshte njeriu i ri ne demokraci, ne antiteze me njeriun e ri ne vitet 70 – 80!!!!!!!!

    1. Alb says:

      BK, nuk duhet pergjithesuar. Ky eshte vetem nje rast!

  6. pop says:

    Shkrimi eshte i goditur dhe reagimi i komentuesve e verteton…

  7. Xha. Brahua says:

    Ky na doli “profesor” mbi professorat. Nuk e di se cfare shkolle ke bere ti por me siguri ke bere ate te plepave. Se pari: Ne edukimin e femijeve jane te lidhur ngushte me njeri-tjetrin 3 komponente. 1 Familja 2 Shkolla 3 Shoqeria.
    E para Familja ka rolin kryesor ne edukimin e femijeve dy te tjerat kane rolin mbeshtetes. Se sa e bejne mire kete rol kjo ngelet per te pare. Qe femija u beka i keq se jane prinderit pa shkolle kjo nuk eshte e vertete. Gjysherit tane ishin pa shkolle bene nga 10 femije i edukuan me aq sa dinin dhe asnje nuk doli i keq apo tè perfundonte burgjeve. Sa per shkollen mua nuk me kujtohet ndonjehere qe mesuesit te na flisnin mbi sexin(flas per vitet 80-93) nuk e dì nese ndonje tjeter gjate ketyre viteve mundet ti kene folur rreth kesaj teme. Ketu ka degjeneruar gjithe sistemi qe nga familja dhe deri tek shoqeria. Edhe qe nuk dalin mesues tè zote i kujt eshte faji, natyrisht i sistemit (korrupsioni eshte pjelle e ketij sistemi). Prandaj nese juve andej nga Cerriku prinderit u thone femijeve ke ndonje dashnore i mirekuptoj por nuk eshte kjo ajo qe sot te dalin mostra. Thuaje troc qe eshte sistemi………apo nuk ta mban bytha se te pushojne nga puna. Te fala “Asmone”

    1. Flutura says:

      Kur nena eshte e pashkolluar eshte tendenca qe vajza te kete supremaci mbi te dhe keshtu del jashte kontrollit…Nje nene superiore detyrimisht behet model per vajzen e saj, sepse e vogla krijon respekt per kete nene, e vlereson e imiton..
      Pastaj nje nene qe nuk respektohet nga babai, sigurisht qe do kete perbuzjen e vajzes, e cila kerkon modele te grave te pavarura si kengetaret etj, te cilat (jo te gjitha) nuk mund te jene modeli i duhur
      Ne fund fare nga gjembi del trendafili dhe e kunderta.
      Ndoshta eshte edhe pak genetike. Te pakten keshtu thone disa studime te mirefillta. Mund te merredh shume me vajzen, por pastaj thua kujt i ka ngjare kjo?
      Sepse jane dy motra nga e njejta familje dhe jane komplet te ndryshme

  8. mik says:

    Shqiperia duke qene vend i fundit ne te gjitha fushat, prodhon hapsire sa te duash per kritike. Mund te kritikohet ne cdo kohe dhe per cdo gja. Duke perfituar nga kjo gjendje, ” psikologet tane social ” bajne si te ditur e na humbin kohen tone dhe vetes se tyre me shkrime ordinere, kur dihet qe per te permirsuar sjelljen e nje shoqerie, duhen investime e jo shkrime boshe. Te gjith e dime se pergjithsisht, sjellja sociale ne cdo shoqeri ecen paralel me ekonomine e vendit, mbasi asht ekonomia ajo qe investon ne cdo fushe te jetes. Si mund ti kerkohet nje Shqiptari te sillet si Zviceran apo Suedez, kur nuk ka investim te njejte ne jeten e tij ?
    Pse duhet te sulmohet pasoja dhe jo shkaku ?!

  9. Pellazgos says:

    Shteti shqipetare eshte I varfer dhe ne nje bote te hapur dhe te lire,eshte shume e veshtire te konkuroj ne tregun nderkombetare dhe si rrjedhim kerkesat e popullit per nje jete normale perplasen ne nje mur qe veshtire te mbijetoje.
    Konkurenca e dihet ne tregun e lire e detyron te abuzoj me ligjin ne nje shtet qe nuk funksionon per aresye historike diktature,per aresye sociale,per aresye identiteti.
    Ligji I forte ne keto shoqeri te infektuara nga semundjet ne sistem eshte ilaci I vetem qe kjo shoqeri te shkoj perpara.
    Keshtu faktori pozitiv ne shoqeri fiton zona te lira dhe eshte e afte te triumfoje mbi tendencat shkaterruese te sitemit te pa kontrolluar,ose te infektuar deri ne instancat me te larta te shtetit.
    Cdo njeri apo shtet duhet ta prese kostumin sipas capacitetit,gjendjes ekonomike dhe realitetit dhe nuk ka aresyen te modeloj nje sistem apo kostum si te tjere qe nuk jane te nje kategorie.
    Ligji mbi gjithcka,qe nga kupola politike hajdute dhe e paafte e sistemit.
    Kjo do te kete mundesoj nd ndjeshem te krijimit nje shtet sigurie dhe te afte per popullin e thjeshte.
    Populli do ndergjegjesohet kur ligji I forte I drejtesise do funksionoje nga lart dhe te drejtohet nga masat.

  10. fredi says:

    O OSMONE ; kur shkruan per veten tende per shkollen ne cerrik , qe sipas teje i takonte “sistemit te vjeter” , mos permend telefonin o idjot , me çfar telefoni e mori msuesi vajzen qe tregon historin tende me telefonin e plakes tate fshatar hajvan , ku kishte celular ne at koh, celulari ka dal ne qarkullim mas vitit 96t gomar , nuk di as te genjesh , gazetar me emrin OSMONE ku esht katandisur gazetaria , nuk din as te genjejn pale. kush bente edukat seksuale ne kohen e sistemit te vjeter ne cerrik debil , edukat seksuale ne tetvjeçare dhe ne shkoll te mesme nuk benin ne Tiran o gomar , ku i gjeni kta gaazetar mer amon kta dhe me byrek ti paguash e kan teper . kush te ka genjyer o qesharak per sistemin e shkuar , ne at koh nuk egzistonte psikologu se fmit nuk kishin nevoj fare per psikolog , ik o katunar kur nuk e ke iden e kohes PPSHs mos fol osmon aga.

  11. Labi says:

    I ka ra shume gjate ky zoteria, shume prinder ne Shqiperi e kan e per nder qe vajza ose djali te kene te dashur qe 13 ose 14 vjec, po jap fakt, ne emisionin dua te bej te lumtur te shtunen ne darke ne top chanel te gjithe pame se si nje Kosovar adoleshent kendonte kenge erotike. Ne salle kishte dhe femije rreth 10 vjec, shumica ishin rreth te 14 vjec, te gjithe e dime se puna e pare fitimprurese qe kan bere Shqiptaret ne Greqi ose Itali ka qene prostitucioni, ato qe deri vone e kane bere kete pune jane bere nena, dhe ne jete cfare mbjell do korresh, kurveria eshte bere vlere ne Shqiperi, sot nje femije ose i rritur te jete i ndershem dhe i moralshem ne Shqiperi quhet demode dhe trap, do shikojme me shume ne ditet qe do vine

  12. BK says:

    Sistemin 9 vjecar, e kane filluar nxenesit qe kane lindur ne vitin 1994.
    Nxenesit qe kane lindur ne vitin 1993, kane kryer sistemin 8 vjecar, dhe e kane mbaruar 8 vjecaren ne vitin 2007 ose 2008, qe ka patur edhe celular, edhe makine, edhe psikolog.
    Mbetet per te mesuar moshen e gazetarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje