Basketbollisti i njohur serb: Nuk jemi popull qiellor, mjaft më me atë Kosovë, s'është e jona prej shumë dekadash

29 Dhjetor 2019, 13:40Rajoni TEMA

Nikolla Kalinic, basketbollist i «Fenerbahçe Basketbol» dhe i kombëtares së Serbisë si dhe lexues i Gabriel García Márquez-it, ka kritikuar ashpër gjendjen në Serbi dhe sidomos qasjen e politikanëve ndaj Kosovës. Intervista e tij në gazetën «Blic» ka ngjallur reagime të egra të qarqeve nacionaliste. Madje edhe shtëpia e tij në Suboticë është përlyer me një parullë vulgare.

Nga Enver Robelli

Nikolla Kaliniq nuk është vetëm basketbollist i mirë. Ai është edhe një qytetar mendjehapur i Serbisë, të cilit i pëlqen të lexojë romanin «Njëqind vjet vetmi» të Gabriel García Márquez ose romanin «Shumë faleminderit» të Marko Vidojkoviqit, një vepër satirike për Jugosllavinë socialiste, e cila brenda pak muajsh u bë bestseller në republikat ish-jugosllave. Në një intervistë dhënë gazetës «Blic» Nikolla Kaliniq nuk ka folur vetëm për librat që i pëlqejnë. Ka folur sidomos për Kosovën.

Dhe çfarë ka thënë, s’ka mbetur pa u komentuar në opinionin serb. Kaliniq, basketbollist i «Fenerbahçe Basketbol» dhe i kombëtares së Serbisë, kritikoi sidomos qasjen e pushtetit dhe të serbëve në përgjithësi ndaj Kosovës.

«Prej se jam lindur, e jam lindur më 1991, ekzistojnë probleme dhe mospajtime rreth Kosovës. Jam i vetëdijshëm se shumëkush do të shtanget tani, por ka ardhur koha që dikush ta thotë publikisht: hajde ta zgjidhim këtë problem, të nxjerrim çfarë mundemi dhe të ecim tutje. Beteja e Kosovës është zhvilluar para 600 vitesh, qe shumë dekada nuk është territori ‘yni’. Askush nuk jeton nga e kaluara dhe sa më shpejt që pajtohemi me të tashmen dhe ecim tutje, aq më mirë për neve», tha Kaliniq. Pas kësaj deklarata në shtëpinë e tij në Suboticë, ku jetojnë prindërit e tij, persona të panjohur shkruan me shkronja cirilike një parullë vulgare.

Në intervistën për «Blic» Kaliniq hodhi poshtë rrëfimin se serbët janë populli qiellor. Kisha serbe dhe historianët nacionalistë theksojnë se me rënien e tij në Betejën e Kosovës Princi Lazar u përcaktua për një perandori hyjnore, ku do të jetonte një jetë spirituale. Kaliniq nuk beson në dokrra të tilla: «Nuk jemi popull qiellor, as që kemi qenë ndonjëherë, kemi pasur momente shkëlqimi në të kaluarën, por duhet të pajtohemi se tash jemi një pikë e vogël dhe e parëndësishme në hartën e madhe të botës. Kush nuk më beson, le të udhëtojë pak nëpër botë dhe t’u tregojë të huajve se nga vjen – do të tmerrohet. Unë e kam përjetuar. Së fundi u nënshkrua marrëveshja e re për bashkëpunim mes Gjermanisë dhe Francës, e para qe nënshkruar më 1963, domethënë 16 vjet pas gjithë asaj që ndodhi në Luftën e Dytë Botërore. Hej, 16 vjet pas gjithë atyre krimeve, mizorive dhe viktimave ata e kanë kuptuar se duhet të punojnë së bashku dhe shihni se ku janë sot? E ne ende flasim për Betejën e Kosovës…».

Në Serbi nga sportistët pritet të jenë patriotë, e të jesh patriot sipas kutit të pushtetit domethënë të urresh tjetrin dhe të çirresh se më e madhe se Serbia në këtë botë është vetëm Rusia. Gjatë kampionatit europian të notit më 2008 notuesi serb Millorad Çaviq ndërsa po e pranonte medaljen e artë shpalosi para publikut fanellën me shënimin «Kosovo je Srbija» («Kosova është Serbi»). Ai i diskualifikua nga pjesa tjetër e garës dhe u gjobit me 10’800 euro. Çaviq u lartësua atëbotë si hero në Serbi. Kaliniq, ndërkaq, nga nacionalistët shikohet si tradhtar, ndonëse ai me realizëm të pashoq përshkruan gjendjen e Serbisë dhe fiksimin irracional te Kosova.

Ndër të parët që i doli në mbrojtje Kaliniqit ishte shkrimtari serb me origjinë hebraike, Filip David. «E përshëndes Kaliniqin dhe guximin e tij për t’iu kundërvënë të ashtuquajturve patriotë dhe nacionalistëve të cilët janë të gatshëm të luftojnë për Kosovën deri në serbin e fundit dhe shqiptarin e fundit. Ende janë pakicë njerëzit e arsyeshëm të cilët e kuptojnë se me pranimin e pavarësisë së Kosovës në mënyrën më të mirë mund të mbrohen serbët e mbetur në Kosovë, të mbrohet trashëgimia kulturore dhe të sigurohet kthimi i refugjatëve, sepse jemi bërë shoqëri e jotolerancës, urrejtjes dhe politikës që punon në dëm të vetes».

Para Kaliniqit urrejtjen e publikut nacionalist dhe racist serb e përjetoi basketbollisti Alen Omiq, i cili ka shtetësi të Bosnjës dhe Sllovenisë. Përkrahësit e ekipit «Cërvena Zvezda» kërcënuan se do të bojkotonin ndeshjet për shkak të basketbollistit «boshnjak mysliman». Omiq u përpoq t’i qetësojë fansat duke bërë të ditur se është ateist. Pa sukses. Kur nisi të luajë për ekipin beogradas, Omiq u quajt «turk», ndërsa në tribunë u shpalos një transparent me këtë përmbajtje: «Šiptar, Hrvat, balija nije moja bratija». («Shiptari [fjalë fyese për shqiptarë], kroati, balia [fjalë fyese për myslimanët e Bosnjës] nuk janë vëllezërit e mi». Edhe më keq se Kaliniq dhe Omiq kaloi – para 20 vitesh – basketbollisti i «Partizanit» Haris Bërkiq: ai u vra para sallës «Pionir» në Beograd. Vrasësit nuk u zbuluan kurrë.

Sa i përket Nikolla Kaliniqit: ai nuk ka vetëm shije të mirë letrare. Në intervistë thotë se momentalisht dëgjon muzikë blues, sidomos John Lee Hooker, Buddy Guy dhe B. B. King, ndërsa nga muzika e vendeve të Ballkanit pëlqen Darko Rundekun, muzikantin e famshëm kroat, i njohur dikur si frontman i grupit «Haustor», grupin «Azra» të prirë nga Branimir «Johnny» Shutliq. Një sportist me shije të tillë kulturore nuk mund të jetë primitiv. Dhe Nikolla Kaliniq e dëshmon këtë me mjeshtëri përmes intervistës së tij.

(Ribotim)

24 komente në “Basketbollisti i njohur serb: Nuk jemi popull qiellor, mjaft më me atë Kosovë, s’është e jona prej shumë dekadash”

  1. ⚽️ says:

    Në tenis është mirë orthodoxe Sërb. ,në basketboll janë amateur.

    1. Theatrical says:

      mire,por e kuptove tani qe nuk ke mundesi më ta kthesh Kosoven nen Serbi…
      shpresoj te ndergjegjesohet per kete e sa me shpejt e gjithe shoqeria serbe

  2. Pellasgos says:

    Meriton nje BRAVO te madhe Nikolla

    1. Flm says:

      Imagjino nje Arnaut me bisht, Sportist, Gazetar, a Historjan te thoshte …
      “nuk jemi kaq engjej, kemi bere krimet tona, boll me thesprotin e Greqis, ajo nuk eshte me e jona prej shume dekadash”
      ###
      Do ta kishin lincarur mesjetaret Turk-Arnaut, do ta demaskonin ne TV, gazeta, …
      ###
      Kjo tregon qarte nivelin e Demokracis dhe Qyteterimit Serb ne krahasim me ate te Shqipove ne kete provinc Otomane qe jetojm.
      ###
      Bravo Serbeve, kjo deklarat eshte ajo qe me tremb dhe me shqeteson, se Serbet do te dalin gjithmon te fituar ne c’do kontradit me Shqiptaret.

      1. Tigri says:

        Moterqiri vlleh ( qe ka mesu greqishten para 130 vitesh) i thote shqiptareve qe i kane shkerdhy motrat per 400 vite dhe qe e lejojne me shkrujt ne portale shqiptare, i thote shqiptareve me bisht.

        Largohu nga Shqiperia qe neser mer moterqir vlleh, shqiptar nuk je dhe nuk do behesh kurr.

        Dhe dihet qe je agjent ne pagese.

        Nuk do kete paqe pa zgjidhur ceshjen Came ne Epir, kur vlleh si puna jote kane status minoriteti .

        Ty te termb Erdogani mos te shkerdhen motrar me keq se Ataturku, asgje tjeter.

      2. Shoke kemi ne mes tene,shume armiq e tradhetor...bobo mos u qofte thene,vec qe s' kane gje ne dore says:

        Sa i peshtire qe je,Flm!!!

  3. Dibra modhe says:

    Bravo. . . Ja nje serb i dobishem

  4. Kaonia says:

    Bravo ! Njeri qe meriton respekt maksimal.

  5. Ylli says:

    AZRA jane grup i madh roku ne ish- Jugosllavi e Branimir Stulič nje kantautor i persosur .Ndersa Darko Rundek i HAUSTOR me eshte dukur i cuditshem.Nga roku kroat vleresoj shume PARNI VALJAK dhe PRLJAVO KAŽALISTE.
    Sa per blues ,Kalinič degjoka ajken e bluesit.Ndoshta ndikon fakti qe Beogradi eshte qytet ku blues dhe jazz luhen dhe degjohen shume.
    Serbet jane popull i semure dhe pakices inteligjente qe kane u shpifet nga kjo lloj semundje nacionaliste idiote serbe.
    Enver Robelli gjithmone ka shkrime interesante dhe me shume nivel .Me ben pershtypje qe gazetaret kosovare jane shume me te pregatitur se keta shqipare qe jane te mbytur ne mediokritet.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Ti tigri mërzitesh kot. ..flm ka të drejtë kur thotë se shqiptarët kanë bisht sepse kjo është e vërtetë. .të gjithë shqiptarët kemi një bisht por nga përpara veç. .madje kemi edhe nja dy gunga poshtë bishtit. .nuk ha mut kot flm të siguroj unë që e shikon dhe e shijon taktikisht ‘bishtin’ e shqiptarëve. .

  6. vala says:

    Dhe prape se prape serbet jane popull me i civilizuar se ne. Le te dilte nje sportist ketu apo ne Kosove qe te mbronte Serbine dhe te shihnit c do ti punonin! Ne mendojme se kemi monopolin e se vertetes.

    1. shqiptari i ilirise says:

      Jo ore,ashtu mendon zotrote?!
      Pa na thuaj ti njëherë,se në cilin drejtim do i mbroje ti sërbët në raport me shqiptarët?
      Pa hë ta shohim njëherë,mbase di ti ndonjë gjë që nuk e dimë ne?

    2. Tigri says:

      Po mire shko jepja motren tende ndonje gabeli serv pastaj?

      Apo ndonje vlleh apo sllav i kamufluar do jesh edhe ti.

      Bastarde qe shqiptaret ose duhet tju gjejne kush jeni ose duhet tju largojne nga Shqiperia.

      Servet e treguan qytetarine e tyre 25 vite me pare, dhe ato pak gjera qe kane i kand prej mbeshtetjes qe kane prej perendimit.

      Per cfare duhet me fol mire shqiptaret per servet??

      Per 9,000 civile shqiptare te vrare apo per mijra Shtepi te shkaterruara.

  7. "BOHOTINA" says:

    Bravo. Kjo eshte e verteta historike o Serbi… Pyetja eshte e thjeshte. Ç’ eshte tere ky teritor qe flet gjuhen shqipe? Po keshtu ne Mal te Zi, ne Maqedonine e Veriut, ne Presheve, Bujanovc, Mrdvegj, ne Greqi…

  8. maksim says:

    vala ti cenke i pjerdhur.Shqiptaret kan qene gjithmon te shtypur dhe eshte be gjenocid i vazhdueshem si ne jugosllavi ashtu edhe ne greqi. Ti done te barazojsh viktimen me krimin….

  9. vala says:

    Maksim po verteton ate qe sapo thashe: mendon se vetem ti ke te drejte

  10. Taraboshi says:

    Kosova nuk ka qene Serbi jo prej shume dekadash por asnje here.

  11. Fanatic says:

    Servet jane nje tufe jevgjish.

    Se kush jua ka fut ne koke ketij kombi kurvash dhe jevgjish qe jane popull hyjnor une nuk e di.

    Me qesharake jane shqiptaret qe kane rene ne nivel edhe me te ulet.

  12. Tigri says:

    Servet jane bastarde dhe asgje me shume.

    Normal qe nuk jeni popull hyjnor por gabelo jevjgiterisht.

    Tufe prostitutash dhe jevgjish jeni pas asnje arritje ne civilizim, mire qe ja mbat ne goje rusise dhe perendimit qe fituat autonomine ne 1831 dhe qe me pare mbijetonin duke ja mbajt ne goje shqiptareve dhe sulltanit.

    Ju jeni per tu shujt nga faqja e dheut.

    Dhe nuk i plas kerkujt se cfare thote nje basketbollist serv o Robell apo sa mendje hapur eshte.

    Ky eshte kompleks inferioriteti.

    Me servet duket te kemi 0 mardhenie dhe gjithmone duhet te jemi ne sulm kundrejt tyre.

  13. Kim été says:

    Ne lamë negociatat pa hapur për Kosovën.

  14. Shqiptari nga Kosova says:

    “Flm” nuk e ke kuptu Kaliniqin,ai tha se ne nuk jemi popull qiellorè por DJAJ..! Keshtu duhet kuptuar o i marre,sepse serbet na vrane e masakruan me mijera e mes tyre shumè shuuumè femije, o bastard.

  15. Tigri says:

    Maksim, shqiptaret filluan me u shtyp kur ra Perandoria Osmane dhe Epoka e Pashallareve Shqiptare.

    Sidomos atehere kur Perendimo krijoi edhe kombin fallco te greqise dhe shtetin fallco terrorist te jugosllavise.

    Shqiptaret i rifituan pozitat e tyre ne luften e dyte boterore, por fatkeqesisht Rajhu III e humbi luften.

  16. Tigri says:

    Problemi eshte edhe me ju shqiptaret e Kosoves…. boll me me viktimizimin…. nuk i plas askujt ne bote sa prej jush u vrane, ta siguroj.

    Biles sa me shume viktimizoheni, me keq eshte se ulni veten tuaj.

    E kam thene me kohe mos ekzagjeroni nr e personave te vrare apo femrave te dhunuara, sepse jo vetem nuk beheni me te forte, por vetem ja beni qejfin disa plehrave ne servi.

    Servet dihet cfare bastardesh jane dhe prandaj duhen 0 mardhenie me ata dhe duhet ti lajme hesapet kur te vije koha.

  17. Kola says:

    Respekte Nikolla Kalinicit! Edhe ne shqiptaret i cmojme vlerat e kombit serb ne art, kulture, ne sporte, etj. Vlera te humanizmit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje