Edon Hasani: Tirana po ndërtohet e fortë, të jemi të bashkuar

I ftuar në “Zona Gol”, për të analizuar rezultatet e Superiores, por sidomos fitoren e Tiranës ndaj Kukësit ishte shkodrani Edon Hasani, u shpreh me besim se Tirana do të kthehet në nivelet më të larta.

Më e bukur kalaja e Tiranës apo pedonalja e Shkodrës?

Kalaja e Tiranës duket më e bukur se pedonalja e Shkodrës. Është e bukur kalaja sepse sapo është ndërtuar, edhe Tirana si skuadër po ndërtohet për të qenë e fortë.

E sheh të hapur kampionatin spanjoll?

Është e hapur mendoj, por unë jam, tifoz i Barcelonës dhe besoj se do të shpallet kampion.

Pavarësisht se fituat, Tirana ju vuri në vështirësi të mëdha nga Kukësi…

Kukësi nuk kishte çfarë të humbte, ndaj luajti për gjithçka, sepse Partizani kishte fituar. Ishim organizuar mirë gjatë gjithë javës dhe kishim besim se do ta fitonim ndeshjen dhe ia dolëm në fund.

9 pikë në 4 ndeshjet e fundit, a po kthehet Tirana?

Vazhdimësia është shumë e rëndësishme, gjithsesi është herët për ta thënë këtë, duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një. Duhet të shohim ndeshjen e radhës.

Pavarësisht fitores, statistikat trgojnë se keni probleme në mbrojtje.

Duhet të punojmë  shumë në stërvitje, që të bëjmë më pak gabime në mbrojtje. Entuziazmi është rikthyer dhe kjo është e rëndësishme. Renditja aktuale nuk i shkon Tiranës, me të drejtë tifozët janë të mërzitur. Tani duhet të jemi të bashkuar.

Përqafimi i Dokës me tifozët…

Shpresoj që me vazhdimësinë e rezultateve të jemi edhe më të lidhur me tifozët.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *