FOTOT: Kinezët grumbullohen në tempull për të adhuruar Perëndinë e Begatisë, ja detajet e festimeve për Vitin e Ri hënor

Me mijëra kinezë u mblodhën në një tempull në qendër të vendit për të adhuruar Perëndinë e Begatisë e për t’u lutur që të kenë sa më shumë fat këtë vit.

Të devotshmit vërshojnë zakonisht në tempullin Guijuan në ditën e pestë të vitit të ri hënor, për të shënuar lindjen e Hyut, Caishen. Ata djegin temjan e gjera të tjera, në një shkallë shumë më të madhe se në çdo festival tjetër në Kinë.

Aq shume objekte digjen në këtë ditë, sa mirëmbajtësve të tempullit u duhet ta largojnë me lopata hirin që krijohet.

Vitet e fundit, eventi, sipas medias shtetërore, llogaritet të ketë tërhequr në këtë objekt kulti mbi 100,000 njerëz në ditë.

“Ne vijmë në ditën e pestë, sepse kjo është ditë e mbarë, është dita e adhurimit të Perendisë. Është mjaft e veçantë për ne kjo si ditë; vijmë të festojmë lindjen e tij. Shpresoj shumë që të jetë një vit I mbarë, madje kam bindjen që kështu do të jetë. Sepse viti i derrit zakonisht, është vit i mirë”, shprehen disa besimtarë.

Viti i ri hënor shënon festën më të rëndësishme të kalendarit kinez dhe konsiderohet një kohë që duhet kaluar pranë familjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *