FOTOT/ Ylli i Big Brother e fiksuar pas kirurgjisë plastike, tregon sfidën e re për fansat

Një yll i Big Brother Anglez, ka kërkuar kirurgë kozmetikë për implantet në lëkurën e saj të ‘takave’ në mënyrë që të duket më e gjatë.

Duke u shfaqur në shfaqjen ‘reality’ të E! Sallie Axl, e cila është afërsitsht 161cm e gjatë, nuk është e panjohur për kirurgjinë kozmetike.

Sallie, një Dj tha se ajo “nuk e dinte se nga cila Kore” vinin implantet e saj, pasi “një prej tyre nuk ka internet”.

Por ndërsa Sallie është e bindur se operacioni do t’i jepte asaj më shumë gjatësi, Dr Dubrow thotë se kjo lloj proçedure nuk ekziston ende.

Duke “kaluar nën thikë” disa herë më parë, Sallie rrëfen  arsyet e saj pse këkon një ndërhyrje të tillë kirurgjikale.

Ajo pranoi: “Mediat sociale janë kaq të rëndësishme për mua.

“Sa më shumë kirurgji plastike, aq më shumë ndjekës të mediave sociale dhe më shumë njerëz që vijnë në koncertet e mia si DJ”.

Sallie gjithmonë e dinte se ajo donte të ishte një interpretuese,  që kur ishte fëmijë dhe praktikonte numra cirku, ku nxirrtje zjarr nga goja që kur ishte vetëm 16 vjeç.

Ajo shtoi: “Piva pak dhe më pas vendosja lëngun djegës të zgarës në gojë dhe i fryva një shkopi zjarri. Pashë flakë vrapoja”.

Pas heqjes dorë nga zjarri për t’u bërë DJ, Sallie thotë se ajo u bë gjithnjë e më shumë e vetëdijshme për pamjen e saj pasi, ishte në qendër të vëmendjes në sy të publikut.

Ajo vazhdoi: “Kur jeni në skenë, të gjithë janë të përqendruar vetëm te ju, ju nuk doni të dukeni e shëmtuar.

Herën e parë që Sallie bër ndërhyrje kirurgjikale, zgjodhi një rhinoplastikë të mbyllur, për modifikimin e hundës si dhe zmadhim të gjoksit.

Por fatkeqësisht, Sallie ende nuk ishte e kënaqur me rezultatet.

Ajo tha: “Kur u zgjova, pashë gjoksin tim, por dukej shumë natyral.”

“Por kur pashë hundën time, nuk kishte shumë ndryshim. Nuk ishte hunda e vogël që doja”.

Pasi iu nënshtrua raundit të parë të operacionit, Sallie u kthye përsëri nën thikë.

“Tre vjet më vonë, kam vendosur të ribëja gjoksin tim,” kujton ajo.

“Kur hyra për këshillimin tim me mjekun, ai shikoi hundën dhe më tha: ‘Hunda jote paska rënë’.”

Më pas, kirurgët u ofruan t’i bënin ndërhyrje kirurgjikale tek hunda falas,  por për fat të keq, Sallie sërish kishte një hundë jot ë pëlqyeshme.

Duke kujtuar ndërhyrjen kirurgjikale plastike më të fundit, Sallie shtoi: “Ai tha se duhej të merrte disa nga brinjët e mia për t’i futur në hundë.

“Epo kjo ishte diçka idiote, sepse tani kam një ‘salsiçe që del nga hunda ime”.

Duke e cilësuar atë si “hundën më të keqe ndonjëherë”, Sally shtoi: “E urrej.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *