Google Doodle nderon abolicionisten Sojourner Truth për fillimin e muajit të Historisë së të afroamerikanëve

Abolicionistja dhe aktivistja e shquar për të drejtën e votës Sojourner Truth po nderohet me një Google Doodle që nis muajin e Historisë afroamerikanëve në 1 Shkurt.

Truth, e lindur në skllavëri rreth vitit 1797, fitoi lirinë e saj dhe u bë një abolicioniste, predikuese dhe aktiviste për të drejtat e grave.

Në vitin 1850, Truth u vlerësua gjerësisht pas botimit të biografisë së saj, Rrëfenja e Sojourner Truth: Një Skllave e Veriut.

Libri përshkruan arratisjen e Truth-it nga skllavëria në Nju Jork me vajzën e saj të mitur, kur u detyrua të linte pas fëmijët e saj të tjerë.

Me ndihmën e Isaac dhe Maria Van Ëagenen, të cilët strehuan Truth-in dhe vajzën e saj, ajo ishte në gjendje të padiste për lirinë e djalit të saj, Peter, i cili ishte shitur në mënyrë ilegale.

Padia historike shënoi një nga herët e para që një grua e zezë padiste me sukses një burrë të bardhë në Shtetet e Bashkuara.

Google Doodle-i për 1 shkurt, ilustruar nga artistja me bazë në Filadelfia, Loveis Ëise, i referohet gjykatës ku është dëgjuar rasti i Truth. Truth gjithashtu ngriti zërin për barazinë e grave.

Në një konferencë për të drejtat e grave në Akron, Ohajo, ajo mbajti fjalimin e saj të njohur “A nuk jam unë një Grua”, i cili bëri të qartë se të gjitha gratë ishin po aq të afta sa burrat. (Mahita Gajanan, Time. TemA Javore)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *