INTERVISTA/ Andi Hoxhaj, profesori vlonjat i drejtësisë në Britani që jep recetat për SPAK: Ja këndvështrimi i një 30 vjeçari dhe sugjerimet ndaj qeverisë

10 Shkurt 2019, 20:00Politika TEMA

Nga Fernada Cenko

Është larguar vite më parë nga Shqipëria dhe sot është përmbushur të paktën nga ana profesionale, por gjithmon në kërkim të materializimit të ideve që ka në kokë për të arritur majat në rrugën që ka nisur. Ka spikatur fort në Universitetin ku ka studiuar, pasi vetëm kur ishte 25 vjecc ai u bë pedagog ku jep sot të Drejtën Administrative, të Drejtën Europiane dhe Politikat e BE në Fakultetin e Drejtësisë, në Univeristy of Warëick në Britaninë e Madhe.

I riu nga Vlora, Andi Hoxhaj është personazhi që ne kemi zgjedhur për intervsitë në TemA Javore. Ai flet për sfidat e tij në Angli, për shkollimin, për protestën e studentëve në Shqipëri, për procesin e vettingut deri tek takimi që ai ka pasur me ministren tonë të Drejtësisë Etlida Gjonaj, e cila ka marrë pjesën në aktivitetin të organizuar nga Hoxhaj.

Pastrimim e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorve ai e sheh si një proces që po ecën në rrugë të mbarë, por politika duhet të mbajë duart larg duke mos e anatemuar.

Hoxhaj  jep disa receta për funksionimin mirë të institucioneve.   

Andi përshëndetje! Ju sot jetoni në Angli. Nga cili qytet i Shqipërisë jeni?

Vlora.

Cila është mosha juaj?

Kam lindur në Maj të 1988 (30 vjeç)

Jeni formësuar profesionalisht andej. Si jeni shkëputur nga Shqipëria?

Kam ikur në vitin 2004, në moshën 16 vjeçare nga Shqipëria dhe këtë Shtator bëj 15 vjet në Londër. Por kam kaluar dhe një pjesë të fëmijërisë në München me prindërit pas rënies së komunizmit. Ka qenë një vendim i familjes që të arsimohesha jashtë dhe dëshira ime ka qenë në një vend anglisht-folës.

Si e mbani mend Shqipërinë që latë me këtë që gjeni herë pas herë?

Shqipëria në vija të përgjithshme është një vend më mirë se ai që unë e kam lënë ne 2004 – sot është anëtare e NATO-s, shqiptarët mund të udhëtojnë të lirë drejtë Europës, dhe jo si qytetarë të klasit të dytë si më parë, dhe është një kandidate për në Bashkimin Europian. Por, shumë nga problemet sociale dhe ekonomike vazhdojnë të jenë si ato të vitit 2004 dhe dëshira për ta lënë vendin nga shumë të rinj vazhdon të jetë e njëjtë si në atë Shqipëri që kam lënë pas në 2004.

Jeni vënë në dijeni për grevën e studentëve besoj. Si e shihnin tani arsimin? Dhe si vlerësonit në kohën që jeni arsimuar në Shqipëri?

E kam ndjekur me interes protestën e studentëve dhe të ngjall shpresë të shohësh kur njerëzit bashkohen për kauza të drejta e mund të sjellin ndryshime pozitive dhe të dialogojnë me qeverinë e tyre. Por ama kam keqardhje që studentët e 2018, hasin te njëjtat probleme si dhe unë kur kam qenë nxënës në Shqipëri. Si korrupsioni i lartë dhe mungesa e kushteve më bazike. Është për të ardhur keq që sot Shqipëria si një vend që po aspiron të bëhet anëtare e BE-së, nuk mund të mundësojë ngrohje për nxënësit dhe kushtet më minimale, pa përmendur pastaj korrupsionine lartë që ka paralizuar institucionet arsimore, mungesa e librarive dhe literaturës, dhe padrejtësi pafund qëju duhet të ndeshen çdo ditë nëpër fakultetet e tyre. Nelson Mandela thoshte: “No country can really develop unless its citizens are educated. Educationis the most powerful we apon which you canuse to change the ëorld. Educationis the greatengineof personal development” – prandaj për Shqiprinë është jetike që të rrisë buxhetin për arsimin dhe të bej investime strategjike në arsim, për të rritur kapitalin njerëzor dhe mos të ketë humbje të kapitalit mendor, siç po ndodh me doktorët dhe infermierët që po largohen drejt shteteve si Gjermania.

Çfarë ju mungon nga vendi juaj?

Më mungon familja, dhe ditët e gjata me diell – natyrisht deti dhe ushqimet në Vlore!

Na prezantoni pak me punën tuaj?

Unë kam qe prej vitit 2014 që jap mësim te Drejtën Administrative, të Drejtën Europiane dhe Politikat e BE ne Fakultetin e Drejtësisë, në University of Warëick në Britaninë e Madhe. Në 2017 kam mbrojtur doktoraturën në fakultetin ku punoj dhe momentalisht po shkruaj një libër që është mbi studimet e mia te doktoraturës. Shpresoj që libri, i cili është mbi politikat e BE-së ndaj luftës kundër korrupsionit, të publikohet në vitin e ardhshëm akademik 2019/2020.

Sa e vështirësi keni hasur të jeni ky që jeni sot?

Me vështirësitë dhe sfidat jam ndeshur plot herë, shumë dyer më janë mbyllur dhe përplasur, e plot  zhgënjime të tjera– por unë preferoj gjithmonë të shikoj përpara dhe të mësoj nga dështimet që ti kthej në suksese herës tjetër. Mendoj se është më e shëndetshme të mendosh pozitivisht dhe të nxjerrësh mësime nga zhgënjimet dhe të punosh të përmirësosh veten mbi të gjitha, që herës tjetër të jesh më i fortë dhe më i përgatitur që të rrisësh shanset për të arritur objektivat me sukses.

A vlerësohen shqiptarët andej?

Në Britaninë e Madhe në fakt nuk është se kanë shumë problem nga vjen për sa kohë je i aftë dhe kompetent për atë që bën. Është një vend që të jep mundësi dhe shance – ju siguroj që historia ime nuk do ishte e njëjtë nëse do ishte në një vend tjetër, përveç Amerikës. Kurse në përgjithësi për shqiptarët nuk ndajnë mendime pozitive në Britaninë e Madhe, dhe nuk ka javë që mos të ketë një artikull në mediat Britanike për shqiptarët që janë të përfshirë në grupet kriminale. Mendoj se do duhet shumë punë nga ana jonë si komunitet që jetojmë në Britani që të përmirësojmë imazhin tonë si shqiptarë. Por mbi të gjitha është më shumë rëndësi që të bindim të rrënjët shqiptarë mos të joshen nga paratë e shpejta që grupet kriminale mund të ju ofrojnë, por nga edukimi dhe puna e ndershme. Nëse ne arrijmë të bëjmë gjëra të mira, natyrisht që do të na vlerësojnë dhe shikojnë shumë herë me pozitivisht jo vetëm në Britani, por edhe në mbarë Europën.

Në Prill te 2018 juve keni marrë një çmim prestigjioz nga Akademia e Shkencave të Britanisë së Madhe “Rising Start Engagment Award” – Ministria e Jashtme e Shqipërisë ju përgëzoi në një post dhe citoi që juve jeni shqiptari i parë që merrni një çmim prestigjioz nga Akademia e Shkencave te Britanisë se Madhe – mund të na thoni pak për çmimin?

Kërkimet e mia në fushat e ‘Sundimin e ligjit, antikorrupsion dhe politikat e zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit’ u referuan nga një raport i Parlamentit Britanik që u botua në Janar të 2018. Ky raport ishte pjesë e përgatitjes së qeverisë Britanike në pararojë të Samitit të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Londër në Qershor të 2018. Dekani i fakultetit dhe kolegët e mi në Ëarëick menduan se përfshirja ime në këtë raport ishte i denjë për çmimin dhe më nominuan. Natyrisht që është një nder dhe kënaqësi të vlerësohesh nga Akademia e Shkencave, por është dhe një motivim që të bëj më shumë punime dhe kërkime shkencore në fushën time.

Pas çmimit juve keni orgnizuar aktivitete të ndryshme për të nxitur më shumë vëmendjen tek koperimit midis Brtanisë së Madhe dhe Ballkanit Perëndimor pas Brexit. Një prej tyre ishte të mërkurën tek instituti prestigjioz ChathamHouse ku kishit ftuar dhe Ministren e Drejtësisë së Shqipërisë – çfarë u diskutua?

Brexit po bën Britaninë të ridimensionojë të gjitha politikat e saj të jashtme dhe po rishikohen marrëdhëniet e Britanisë së Madhe me vende të cilat nuk ishin prioritet më parë, si ato të Ballkanit Perendimor. Mendoj se këto dy vjet që po vijnë janë një mundësi shumë e mirë, e cila nuk ka qenë e tillë  prej luftës së Kosovës, për të ndërtuar marrëdhënje shumë më konstruktive dhe të ngushta midis Britanisë dhe Ballkanit. Mbi këtë prizëm unë kam organizuar një ëorkshop në Dhjetor nën titullin “The Future of the Western Balkans in Europe” dhe kam ftuar mbi 25 pjesëmarrës nga të gjitha vendet e Ballkanit që janë expert dhe studiues në fushat e punësimt, ekonomisë, shoqërise civile, sigurisë, krimit të organizuar, luftës kundër korrupsionit dhe ekstremizmit, ku diskutam për ccështjet më të rëndësishme të Ballkanit me anëtarë të rëndësishëm të administratës Britanike, OSBE, Parlamenetit dhe Komisionit Europian, etj. Ky event shërbehu edhe për të rishkuar ku jemi me litertuarën dhe studimet e Ballkanit, dhe në ccfarë fushash mund të koperojë Britania e Madhe me Ballkanin Perndimor pas Brexit.

Kurse të mërkurën, 6 Shkurt, organizova sëbashku me Chatham House, një think tank prestigjoz për politikat e jashtme që është themeluar që në 1920, ku ka folur Churchill, Regan, Thacher, Blair, Clinton dhe shume lidër botëror, mbi sfidat e “Shtetit ligjor ne Europen Qendrore dhe Ballaknin Perëndimor” “Progression and Regression: Challenges to the Rule of Law in Central Europe and the ËesternBalkans”, ku në fokus ishte regresi i demokracisë dhe sundimit i ligjit. Znj. Etilda Gjonaj, Ministrja e Drejtësisë ishte e ftuara ime dhe dua ta falenderoj shumë që erdhi të ndante me ne eksperiencën e Shqipërisë në reformën e drejtësisë, edhe aspiratat që Shqipëria ka për të riformatuar sistemin e drejtësisë. Të ftuar të tjerë ishin anëtarë të lartë të Administratës Britanike, nga Minsitra e Drjetësisë, e Brendshme, e Jashtme dhe nga Qendra Kombtare kundër krimeve të rënda, gjashtu ishin pothuajse të gjithë Ambasadorët nga Ballkani Prendimor në Britanin e Madhe, studiues, gazetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile. Ideja principale ishte që të diskutonin mbi këto sfida dhe gjithashtu të ushqejmë një dialog konstruktiv për të ndërtuar marrëdhënie sa më transparente dhe të mirë midis Britanisë së Madhe dhe Ballkanit Perëndimor pas Brexit. Por duhet më shumë angazhim nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shpresoj që shërbimi ynë diplomatik, si ashtu dhe ministritë përkatëse do jenë më proaktive këto kohë dhe mos ta lënë këtë shanst’ju ikë për të intesifikuar marrëdhëniet e bashkëpunimit në fushat e sigurisë dhe shtetit ligjor.

Raporti i organizatës, Transparency International, mbi shkallën e korrupsionit në botë, e ka radhitur Shqipërinë në vendin e 99-të, ndryshe nga një vit më parë kur ajo ishte radhitur e 91-ta. Çfarë mendoni se ka ndikuar në këtë ndryshim?

Transparency International si dhe Freedom House kanë publikuar raporte që flasin mbi percetimin që qytetarët kanë mbi insitutet dhe shoqërinë në vendin e tyre – dhe janë nga më seriozët në fushën e tyre ndaj është me rëndësi që të reflektohet mbi gjetjet e tyre. Fakti që Shqipëria ka pasur rënie në keto 2-3 vitet e fundit lidhet me shumë faktorë si për shembull zgjedhjet e vitit 2017  ndikuan negativisht nga akuzat për blerje votash dhe presion ndaj votuesve, skandalet me kompani jo ekzsistuse që fitojnë tendera dhe kontrata të mëdha, korrupsioni dhe pakënaqësitë e shumta në arsim që shtynë protesta masive në Dhjetor, dhe shoë i përjavshëm i së enjtes në Kuvend ku shumë pak flitet për politikat sociale dhe ekonimike që mund të rrisin mirëqenien e njerëzve – domosdo i shtynë Shqiptrarët që të kenë një perceptim negativ që në vendin e tyre korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e shoqërisë.  

Korrupsioni mbetet një nga problemet kryesore në Shqipëri, është kryer një Reformë e Madhe në Drejtësi, si e shikoni si proces?

Problemet më kryesore në Shqipëri sipas mendimit tim janë varfëria dhe pagat e ulta, nga më të ultat në rajon. Korrupsioni nuk mund të luftohet nëse vendi dhe njerëzit vazhdojnë akoma të jetojnë në varfëri dhe mos të kenë sigurinë më minimale për jetesën e tyre. Shumë Shqiptarë që jetojnë në Shqipëri nuk punojnë për të jetuar, por punojnë për të mbijetuar dhe duhet të krijojmë poltika socio-ekonomike që janë miqësore ndaj bizneseve të vogla dhe të vetëpunsuarve, në mënyre që të rritet mirëqenia e vendit. Kjo nuk është e pamundur, pasi Kroacia,vend i Ballkanit, sot i ka pagat mesatare gati €2000 në muaj, kjo fal politikave që kanë ndjekur, dhe natyrisht antarësimit të tyre në BE. Kështu që politikat kundër korrupsionit duhet të jenë të kombinuara sëbashku me poltikat që do rrisin mirëqënien e njerzëve.

Persa i përket referomës në drejtësi, unë do cilësoja në veccanti punën që ka bërë Z.Fatmir Xhafaj si kryetar i reformës në drejtësi asokohe sëbashku  me ekipin e ekspertëve, dhe EURALIUS, drejtur nga Dr. AgnesBernhard – është një punë vërtetë dinjitoze dhe impresionuse në detajet që kanë shkuar për të riformatuar sistemin e drejtësisë. Meritojnë mirënjohjen  tonë për punën që kanë bërë, pasi reforma që kaloi në Kuvend, përmbush kapitujt 23 dhe 24 me sukses dhe i lë vendin hapjes së negociatave të antarësimit. Natyrisht tani implementim i tyre është kycc!

Si e shikoni mënyrën sesi është kryer deri tani vettingu i gjykatësve dhe prokurorëve?

Reforma tani është duke u implementuar dhe ka dhënë rezultate pozitve pasi anëtarë të sistemit të drejtësisë janë verifikuar,ka patur largime nga sistemi dhe kjo tregon që po funksionon, dhe është në rrugën e duhur. Gjithashtu kriteret që kanë vendosur për të verifikuar janë në standarte të larta dhe besoj se duhet që t’ia lëmë kohës që referoma të implementohet plotësisht. Nuk do ishte mirë që ta paragjykojmë përsa kohë vazhdon të jetë në proces e sipër, pasi nuk i shërben intergritetit të procesit nëse vazhdojmë kritikojmë përsa kohë nuk ka përfunduar.

Të gjithë i kanë sytë nga SPAK? Cilat janë pritshmëritë tuaja?

SPAK do jetë një insitucion shumë i rëndësishëm që do punojë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e orgnizuar. Mendoj se do ketë impakt pozitiv dhe pritshmëritë janë të larta për punën edhe dosjet që do shqyrtohen nga SPAK. Por gjithccka do ngelet për të parë pasi të filloj punë. Shpresoj që politikanët mos ta politizojnë me akuza SPAK me qëllim që ti ulin kredibilitetin, sicc ka ndodhur rëndom në vendet ish-komuniste, pasi kështu cënohet integriteti i hetimeve që do kryen nga SPAK dhe do e bëj punën shumë të vështirë. Por jam shpresëplot që SPAK do sjelli rezultate pozitive!

Mediat, zë i rëndësishëm për luftimin e korrupsionit, çfarë mendoni për ndikimin që kanë pasur deri tani mediat shqiptare?

Mediat, si sistemi i drejtësisë kanë një rol shumë të rëndësishëm në një vend demokratik për të qenë ‘check and balace’ e pushtetit. Gjithashtu roli më kryesor i mediave është t’iu japi zërin atyre që nuk kanë dhe të sjellin problemet  sociale dhe ekonimike që vendi i ka në tryezën e diskutimeve. Për fat të keq, Shqipëria është akoma një demokraci hibride dhe mediat nuk janë plotësisht të pavaruara, dhe po ato kanë një axhendë të tyre politike. Kjo nuk i shërben aspak njerëzve për ti ndërgjegjësuar ndaj problemeve që ka shoqëria e tyre, si edukimi jo cilësor, shëndetësia, etj. Sidoqoftë, ka gazetarë që pavarësisht sfidave apo kërcënimeve që marrin, bëjnë investigime cilësore për aferat korruptive dhe meritojnë mirenjohejn tonë për mirëinformimin e  publikut.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar vijojnë të jetë një kusht për integrimin e Shqipërisë në BE. Mendoni se i ka bërë detyrat Shqipëria për një përgjigje pozitive në qershor?

Përsa i përket vendimit të qeshorit, është vështirë të parashikosh pasi nuk varet e gjitha tek Shqipëria pasi janë zgjedhjet e Parlamentit Europian në Maj, edhe nëse do ketë një rritje të madhe të euroskeptikeve do jetë e vështirë që vendet anëtare të jenë pro hapjes së negociatave. Policia Shqiptare ka patur disa operancione të “forcës së ligjit” të suksesshme kundër krimit të organizuar dhe mendoj do jenë ndihmë për të siguruar vendet anëtare, të cilat janë skeptike përsa i përket vullnetit tonë për të luftuar krimin dhe korrupsionin, të jenë të gatshme për të hapur negociatat me Shqipërinë.

Sidoqoftë, e kam dëgjuar shpesh në studiot televizive në Shqipëri dhe në ato pak debate në Kuvend kur vjen puna tek BE-ja i referohen gjithmonë si “detyra shtëpie”. Besoj se procesi i intergrimit duhet të zhvillohet ndryshe dhe jo në formatin që të plotesohen kushtet, psh. të ndryshohen gati 400 ligje, pasi aq do duhen për të mbyllur të gjitha kapitujt negociues – por të na shërbej si një instrument transformues për shoqërinë dhe të kultivojmë vlerat europjane. 

Pse e them këtë? Të jemi një demokraci liberale si shumë vende të Europës Perëndimore janë duhet që ne të respektojmë të drejtat e njerut, të pronës private, votën e lirë dhe shtetin ligjor, etj. Kjo nuk kërkon që ne vetëm të kalojme ligje dhe të ngrejmë  insitutucione të reja, por kërkon që shoqëria të ndërgjegjësohet, së bashku me politikën dhe mediat, që të gjithë janë të barabartë e të kultivohet një sistem meritokracie.

 Problemet që sot Polonia, Hungaria, Rumania, Bulgaria kanë me sundimin e ligjit dhe nivelin e lartë të korrupsionit, ndodhin pikërisht se këto vende ndryshuan ligjet dhe ngritën disa insitucione për të plotesuar sicc thuhet në debatin publik në Shqipëri “detyrat e shtëpisë për BE” pa kultivuar normat e një shoqerie të bazuar në meritokraci. 

Institucionet tona deri më sot nuk kanë qenë aq të afta për ta bërë këtë si pasojë e shumë elementeve që kanë dështuar, e para vullneti poltik, pastaj burimet dhe resurset që kanë në dispozicion, si dhe ruajtja e statusquo-së që i ka shërbyer mirë elitës politike post-komuniste. Në këto vende anëtare që ju përmenda, i’u është dashur Komisionit Europian që ti ccojë në gjykatë dhe ti penalizojë për regresin që kanë bërë në sundimin e ligjit. 

E kuptoj që kjo do kërkoj disa gjenerata dhe vullnet të hekurt që të ndryshojë edhe të kultivohet në shoqërinë tonë, por vetëm kështu mund të ndërtojmë një shoqëri të barabartë dhe që mishëron vlerat Europiane.(TemA Javore)

 

14 komente në “INTERVISTA/ Andi Hoxhaj, profesori vlonjat i drejtësisë në Britani që jep recetat për SPAK: Ja këndvështrimi i një 30 vjeçari dhe sugjerimet ndaj qeverisë”

  1. sunitet nuk bejne ''shtet''........... says:

    material per nje kopesht femijesh,madje ”heroi” eshte nje femi 30vjc si ai tjetri qe u bo ministro i jashtem nga gjatoshi me citjone…….

    1. Arbeni says:

      Ti grek e pus muti je nje funderrine,nje gjiriz haleje greke.Qepe or gojen mut muti se në ate vend u linde dhe u rrite or te martofsha tët ëm.

  2. andi says:

    bravo, djali i nje babai te nderuar..

  3. s.g. says:

    Varet se ku jep ligjërata mund të jetë univerzitet që qëndron shum poshtë ka edhe nëpër vende europiane fakultete ,,shko dhe eja”

  4. Skerdi says:

    Qe eshte djali i babait kuptohet. Se vete si bente dot keto, duhet njeti qe te paguaje.

  5. Trimi says:

    Nuk I kuptoj gazetare amatoresk djali vlonjat apo zonja vlonjate,, pse duhet te indentifikohemi ne kete menyre!

  6. Holta says:

    Mos eshte nga Tepelena ky moj Nada qe te paska heq trunin fare?

  7. Holta says:

    Nga Tepelena eshte ky shkencetari moj Nada qe ta paska heq trunin fare?

  8. mali cikes says:

    djali duket serioz dhe punetor, dhe me perspektive.
    por ju te temes, pak me serioze. profesor eshte nje gje shume e ndryshme nga ‘teaching fellow’ – mjafton te kerkosh per djalin ne internet. mos beni keto lloj gabimesh, sepse keto i bejne keq djalit. ndersa ju nuk doni t;ia dini, ju eshte bere lekura sholle me lajme kuturu.

  9. Ana says:

    Universiteti i pare ne Angli shenon ne vitin 1096 ,e ne vazhdemesi universitete te tjere ne kohe dhe me eksperience si rrjedhim edhe konkruence.Pa asnje dyshim I riu A.H eshte me talent dhe ka sh.pune qe te behest professor.Urime per arritjet! Congrat.!

  10. Korcari says:

    Krahasojeni KETE shqiptar me Enkeleid Alibeaj me Argita Saliun apo Pandeli Majkon.

  11. realisti says:

    Ben gallate kur thote se fajin ekame rrogat e ulta. Nuk justifikohet shkelja e ligjit , vjedhja, korrupsjoni shitja me para e drejtesise se e kam rrpgem e ulet dhe s’kam c’bej duhet te vjedh. Budallalleqe! Sistemi demokratik nuk funksionon sepse dditen rrogat.

  12. Spartak VERDHA says:

    Amon mër perëni . Veç me sha e me nënvleftësu të tjerët dini . Qenka i ri . Po tamon pra , se po nuk u arsimove kur je i ri kur pret , kur t’plakesh . Po pse kush po e mban botën në zhvillim përveçse rinia . Ju kujtoni se rinia në botë është e duhet të jetë vetëm e kategorisë KRISTAL & Co dhe e kafeneve plot .
    Po se mos është vetëm ky djalë i ri i arsimuar e punëtor që është shembull . Me dhjetra e qindra të rinj shqiptarë na kanë përfaqësuar e nderuar denjësisht kudo nëpër botë . Me dhjetra , e qindra mijëra të rinj të tjerë shqiptarë , pavarësisht se nuk përmenden , janë duke punuar me dinjitet , nivel e përkushtim në dhjetra e dhjetra vende të mbarë botës , duke filluar nga vetë vendi ynë , Kosova , në vendet e Ballkanit , me qindra mijëra në Greqi , Itali , Francë , Gjermani , Angli , etj , etj , etj . Ajo rini që punoi , u arsimua dhe mësoi lloj lloj profesionesh andej , është kthyer e po kthehet përditë duke investuar e kontribuar qenësisht në përparimin e sotëm të ekonomisë e krejt vendit tonë .
    Për mbi 40 vjet , pavarësisht sistemit , ato qindra e mijëra vepra e kryevepra që u ngritën dhe u zhvilluan në vendin tonë , a mos i bënë pleqtë . Jo mor jo , por rinia e mrekullueshme shqiptare që u arsimua me dëshirë , pasion e dashuri këtu dhe jasht shtetit ishte promotorja dhe kontribuesja kryesore e atij zhvillimi , pa mohuar dhe ndërthurjen me dijet , përkushtimin dhe angazhimin e korifejve të ma kahershëm e me bagazh, eksperiencë e atdhedashuri që asnjëherë nuk i kanë munguar vendit tonë .
    Ne si popull e kemi në filozofinë tonë trashëgiminë e brezave në ç’do element të jetës .
    Ai që nuk ka besim dhe përçmon punën dhe dijet e të rinjve , ai nuk është nihilist por një regresiv i destinuar të mbarojë e asnjë të mos e kujtojë , madje as fëmijët e vet .

    Spartak VERDHA

  13. Martini says:

    Ka patur dhe ka gjithmone shqitare shume te zote si ky kingu nga Vlora pse jo dhe Z.Gjonaj ishalla nuk gabohemi.Por fajin né Shqiperine e sotme e kame perverset kryesore qe drejtojne paryite politiken dhe i bejne lista para.zgjedhjeve si ju do by…shpesh me qellime antikombetare te qellimeshem.Ata e kane katandisur Kuvendin per te ardhur turp te.thuash se jam shqiptar.Te kane faj , te pacipet ,duan dhe permbysje me viktima pet te ardhur ne pushtet Luli me Monen Pika qe su bie.Ciret ai mashtruesi Luli se Po falimentojne 50 biznese né dite si pasoje e politiken se per ekonomine nga PS.Sikur.2000 dite pushtet i PS duket te qene mbyllur 100000 biznese.Kjo eshte bere manover mbyllur dhe hapje te reja.Kujton se jemi bole si puna e tij.Ik ore.thyeni sarà.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje