Jarit i ngrihet morali për suksesin e protestës nga vizita e Lulit në Vlorë!

Afrimi i datës së protestës e ka futur në ankth të fortë Jarin, ndaj edhe gjumi nuk e merr si gjithmonë e në mëngjes zgjohet me kokën e rëndë. Ndaj këto ditë nuk ka qenë shumë i përqëndruar për të bërë klasifikimin e organizatorëve. 

Por sot në drekë situata ndryshoi pak kur pa Lulin që kishte dalë në rrugët e Vlorës, madje kishte blerë edhe një tufë me majdanoz. Dhe me moral të ngritur nga ato pamje, nisi të shkruajë mesazhin e mëposhtëm:

Të dashur miq,

Jari ju sqaron!

Protesta madhështore e 16 shkurtit, ku do të mblidhen mbi 1 milion shqiptarë, sipas Doktorit, e ka suksesin e garantuar. Për këtë arritje të saj meritën kryesore e ka Luli, i cili qëllimisht i ka dështuar të gjitha protestat e tjera, vetëm që të shkëlqente kjo e vetja. Që nga kuksianët e Rrugës së Kombit, protesta e fuqishme e studentëve, e deri tek kjo e pedagogëve të universiteteve, të cilët sa u takuan me Lulin, i vunë drynin grevës.

Jo më kot në ditët e fundit që kanë mbetur ai ka zgjedhur Vlorën për takime, sepse atje nuk ia falin në jetë të jetëve Edi Ramës që i ka prishur pallatin e ëndrrave Lulit. Nëse ai pallat do të ishte gjallë sot, Vlora do të krenohej brez pas brezi që atë e kishte ndërtuar një udhëheqës me formim Perëndimor si Luli.

Ndaj është e sigurtë se e gjithë Vlora do të vërshojë të shtunën në Tiranë për të shprehur urrejtjen ndaj atij veprimi mizor, që i mohoi qytetit një monument kulture me vlera të pallogaritshme.

Në suksesin e protestës pritet të kenë ndikim të fortë edhe deklaratat e Doktorit dhe të Monës, që janë në sintoni të plotë, si nga fjalori, ashtu dhe nga mesazhi politik, gjatë këtyre ditëve.

Doktori është gjigand se ka marrë në mbrojtje Gjushin, për të cilin ka thënë se po e sulmoka shumë ashpër Edi Rama, vetëm se nuk qenka përdhunues. Kjo i ka bashkuar të gjithë faktorët politikë në Durrës, të cilët kanë qenë të ndarë për rolin e Doktorit dhe të Zenit në zgjedhjet e mëparshme për bashkinë e Durrësit.

Ndërsa betimi i kryetares së simotrës LSI që pas 16 shkurtit do të ketë vend, ose për Edi Ramën, ose për atë me Lulin, ka bërë shumë përshtypje pozitive tek demokratët.

Megjithëse këtë moment e kanë shfrytëzuar për keq, armiqtë e egër të partisë sonë, që u thonë këtyre tanëve, se po e mbajti fjalën Mona, do të shpëtoni të paktën nga një e keqe, sepse kështu siç jeni, i keni në kurriz të dy, edhe Edi Ramën, edhe Lulin.

Por nuk besoj se ky detaj i vogël do ta lëkundë besimin e militantëve tanë se fitorja është shumë afër. Ndaj mos u dekurajoni! Luli po vjen. Faleminderit që ekziston!

I juaji, Jari!

 

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Jarit i ngrihet morali për suksesin e protestës nga vizita e Lulit në Vlorë!”

  1. xhangalle says:

    …dhe nje gje o mero qe ti se di, sot kur ecte luli ne vlore i shpetoi shura si berishes vite me pare. Opozite shurake si monika.

  2. Besniku says:

    Kujtova se Jarit i ngrihet ….!
    Ashtu qofte, t’i ngrihet, t’i ngrihet se e kemi patur edhe president, me nder!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *