Kamza ndal Teutën në “Niko Dovana”

Teuta ka regjistruar sot barazimin  katërt radhazi në Superiore, duke humbur përsëri terren nga Partizani i vendit të parë e duke konfirmuar vështirësitë që ka ekipi në këto momente sa i përket fazës ofensive.

Skuadra durrsake është ndalur në shtëpi nga Kamza në barazimin pa gola, duke mos arritur të gjejë rrjetën edhe pse mendohej se do të ishte favorite për të marrë tri pikët në këtë sfidë.

Durrsakët kanë dominuar lojën e krijuara raste, por nuk kanë qenë konkretë para katërkëndorit kundërshtar.

Rasti më i mirë ishte penalltia e minutës së 19, por Kallaku e shpërdoroi atë duke e dërguar topin jashtë.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *