Lumi i Zagories, unë dhe kuçedra e oligarkisë

Nga Kristo  Mërtiri

Nuk e pashë kurrë të sertë e xanxar atë lumë të dashur, që dedhet pa zhurmë e bujë në gjirin e Vjosës hapsorkadhe e nazemadhe. Se Lumi i Zagorisë, shushurin e shkumëzon ndryshe nga të tjerët, atje, në krahun e djathtë të vendlindjes tonë të shenjtë. Ashtu si një hark jo dosido në roje të jetës në breza, i bukur e fjalështruar në thjeshtësinë e modestinë e tij gati proverbiale. Dhe nuk u shfaq kurrë cingun, zemërgur a mospërfillës fodull përballë bashkëfshatarëve e fatit të tyre në histori. Pa i rënë kurrë gjoksit publikisht !

Qysh nga koha e Ali Pashë Tepelenës, ai lumë do të shuante etjen e tokave të pakta te këmbët e Peshtanit. Por shpesh do të shuante edhe urinë e mbijetesës njerëzore. Kështu deri në vitet ’60 të shekullit që shkoi. Kujtdo që vinte nga krahina të tjera fushore a malore, e sidomos të huajve, u dukej dicka e pabesueshme vënia nën ujitje e arave në Gurra, Trëndafile, Dervene e Shëngjergje. Poshtë Qafës së Kalit e pa u puthur ende me Vjosën, u hap me shumë mundime një kanal nëpër gurët e shkëmbinjtë e gjunjëve të Qytezës së lashtë. Por mbi burimin e rrallë në Gurra, sakrificat e vetmohimi do të sfidonin edhe vetë legjendat : Burra të fuqishëm e të lidhur fort me litarë nëpër pemë, do të hapnin një si tunel të vogël shkëmbor, të drejtuar nga ustallarë të mencur. Gabimi më i vogël u kushtonte shtrenjtë, mund ta paguanin deri me kokën e tyre…

Dhe një ditë, ujët e Lumit të Zagorisë u njomi buzët tokave të thara e shterpa. Hodhën shtat misri e perimet nëpër ngastrat e rilindura. U ngrit edhe mulliri, bashkë me këngët për millonanë, si mikpritësit e parë të lumit shpëtimtar e aspak  namusqar. Rrëfimet e paharruara të mullixhinjve të respektuar Seit Bajrami e Pole Kume, më ndezin herë pas here kujtesën dhe mirënjohjen e sinqertë njerëzore për të vdekurit e të gjallët. E, vecanërisht për Lumin që jo rastësisht është pagëzuar me emrin e krahinës lavdimbuluar të Zagorisë. Lumë ku janë derdhur përrenjtë e Ndëranit, Lliarit, Zhejit, Sheperit, Nivanit, Konckës, Hoshtevës, Doshnicës etj. Dhe jo më kot, e kanë përshkuar si “mes i artë” midis 10 fshatrave në male që poeti e gazetari penëhollë, Spiro Dede, i ka quajtur “Dhjetë mjegulla në brinjë”…

Shënimet e mësipërme mu fanepsën ditët e fundit të Janarit, kur befas u duk se Polit(h)ika e metropolit do të “ndizte” gjakrat opozitare edhe me Zagorinë, përballë vorbave të tjera sociale që shpesh shkrepin e shuhen si fishekzjarre ! Mjafton të japin ca prova “besnikërie” dhe dëshmi të filmuara për të justifikuar fondet sekrete të OJQ-ve përgjëruese e mbështetjen e maskuar keq ndaj ndonjë lidershipi partiak. Një tablo e tillë u shfaq edhe të premten e fundit para dite të muajit të parë të vitit, rreth sheshit “Skënderbej” në kryeqytet. Madje dikush shkoi më tutje, i krahasoi  me “ushtarët e Haxhi Qamilit”.

Kur po zbrisja shkallët e jashtme të Ministrisë së Brendshme, u përballa menjëherë me një banderolë jo të vogël tek lëkundej mbi supet e dy aktivistëve mesoburra që lëshonin si në tym ndonjë thirrje gojore egërshane. Ndërsa nga prapa vinte një si iso e cakorduar pjesmarrësish të paktë. Herë-herë ndalonin hapat pak sekonda dhe hidhnin kuturu vështrimet inatcore mbi godinat e ministrive. Kur pashë me shkronja të mëdha kapitale emrin ZAGORIA, pse ta fsheh, emocionet më sollën vetiu ca si mornica e drithërima në kraharor. Dhe iu drejtova banderolmbajtësit të parë. E përshëndeta, i thashë se i kam rrënjët pranë asaj nahije, e pyeta se cilën OJQ përfaqësojnë në protestë dhe a e dinte Vendimin e Qeverisë që e kish shpallur Zonë të Mbrojtur e Park Kombëtar (madje dikush nxitoi të na filmonte me celular). Por dialogu nuk vazhdoi. Sepse banderolmbajtësi me dialekt verior, lëshoi një si klithmë kot më kot:”Sot kemi dalë për të rrëzuar këta komunistët nga pushteti, or ti shoq!”. As që e kishte haberin për problemet mjedisore. Një grua kalimtare në moshë të thyer, iu përgjigj aty për aty:”-Ahaa, nuk paskeni dalë në rrugë për ekologjistët, por për komunistët ?!…U vaftë mbarë !”. Dhe u largua duke buzëqeshur hidhur e me mërmërimën vetiake kuptimplote: Lumë e Det, kush na fton në protest !…

Në pasdite vonë po lexoja në internet edhe shkrimin e një analisti të matur e serioz. Nuk ishte koincindencë e rëndomtë. Nënvizova paragrafin e mëposhtëm:” Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë ndërgjegjen e saj ekologjike. Jo një karikaturë aktivistësh mjedisorë që improvizojnë në ambientin politik e mediatik, por një vetëdije të konsoliduar përmes përfaqësimit fillimisht në rangun e shoqërisë civile e mediave, e më pas edhe në skenën politike. Protesta e banorëve të dëshpëruar të Zagorisë së thellë, tregon se momenti ka ardhur prej kohësh”. Sepse “improvizimet” e sforcuara, në fund të fundit, mbeten si këmborë e zile pa gjuhëz. Përvoja e thartuar e pa bukë gjatë 3 dekadave cmendurake të Tranzicionit rrumpallë, këtë ka vërtetuar nga viti në vit. Fjala vjen, “hakmarrja” e lumenjve dhe e pyjeve në Shqipërizën tonë, tashmë duket sheshit e as fshihet dot. Mjaft fjalime, ligje e vendime janë kthyer në “kartëra të djegura”. Masakrimi në praktikë vazhdon pa pikë mëshire për të sotmen e të nesërmen kurrizdalë të vendit. Mjafton të shuhet etja e një grushti oligarkësh dhe e shërbëtorëve të tyre për kamje e pasuri të pistë marramendëse. Majtas e djathtas. Përshembull, minimalisht më thoni, kush e dëmshpërbleu kasaphanën e drurit të arrës shqiptare 27 vite më parë kur palosej e syrgjynosej matanë detit ?! Sa për krahinën e Zagorisë, e tha bukur e saktë një kolegu ynë : “E ka shpëtuar varfëria dhe mund ta vrasë pasuria “!…

Dy netë më parë, Xhafua i mirë e ekonomist i zoti, më dërgoi disa foto nga Guri i Shkallës dhe Zasteni përkarshi. Diku në mes Lumi i Zagorisë dhe Piligria që psherëtin e rënkon thellë mbi 60 vite me radhë. Për një kohë të gjatë, mbi gjethet dhe degët e një dafine farfurinte edhe një shami e bardhë vajzërie, shami koke e qëndisur nga duart e motërzezës time të madhe që mbylli sytë e bukur atje ku erërat këndojnë e qajnë me ligje(sot ka mbetur në një vizatim me ngjyra të Dhame Cangos, piktorit tonë të talentuar). “ Qerpikkycur Guri i Shkallës/ -O vëllaa,-thërret Frosina,/ Lëre botën, arratinë,/ S’jam bërë ende Doruntina…”. Zërin e saj elegjiak që më thyente vetminë fatgremisur buzë Pireut, e hodhi në valët e Radio-Tiranës regjisori i shquar e zemërllagar, Xhelil Aliu nga Kalivaci.(Nuk ish zëri i “Frosinës së Janinës” në romanin e Mira Meksit, ish zëri i Frosinës time të Dafinës !…). Pranë saj, në zallin e thatë bregut të Lumit të Zagorisë, vite më vonë do të jepte shpirt bariu i dashur për tërë peshtanakët, Come Kora “shpirt njeriu”. Thonë se gati cdo mëngjes(jo vetëm në fotot e Xhafos), kur dielli ngre qerpikët mbi majën e Zastenit dhe shkrin vesën mbi dafina, lisa e trëndelina, një ylber shumëngjyrësh aspak i rremë e hic figurë letrare, bashkon si me gjysëm harku të ndritshëm atë park të rrallë për të vdekur e të gjallë… Unë ua di mirë fjalët këngës së tufave të zogjve në atë luginë-fole të heshtur në pamje; ua di krojeve e burimeve të shumtë; staneve e tëndave; cajit e luleblirit që na përcillte me këmishë e pantallona të reja në shkolla; kafshëve të egra e të rralla në pyllin e pafund etj. gjurmë të pashlyera që pikojnë ende nostalgji e mall përvëlues.

Kur themi sot se ajo krahinë nuk duhet nanuritur e malaksur me Polit(h)ikë e folklorizëm mjedisor, me kompanira kombëtare a ndërkombëtare, me aktivistë që më tepër duken se i bien fyellit të shtogut pa palcë nëpër trotuaret e metropolit, nuk do të thotë të mos begeniset fare ai Lumë i bekuar. Dhe një ditë ta përlajë Kucedra e Oligarkisë për hidrocentrale e “kërkim nafte”, duke harruar qëllimisht se edhe ai lumë i vogël “ka pjesë në detin e madh”! Se nuk është thjesht ajo Kucedra e përrallave të mocme popullore me dy deri trembëdhjetë kokë, por do jenë ata pasanikë politiko-financiarë të pashpirt e përbindësha që nuk bëhen kurrë esëll. Lumi i Zagorisë, përgjithësisht e historikisht ka falur jetë e dashuri. “ Mos ma shaj lumin./ Në brigjet e tij fluturoi fëmijëria;/ mos m’i bjer me gurë pjesës më të dhëmbshur të jetës !”… Dhe s’duhet harruar: Ai nuk kthehet prapa !

Mirëpo, me sa i tregon gjarpri këmbët, aq i tregojnë pasanikët hajdutë. Këta zakonisht rrëmbejnë e gjarpërojnë bashkë me Polit(h)ikën zuzare. Vendimi i Qeverisë duhet mbrojtur e zbatuar me cdo cmim ! Sot dhe nesër. Pa u joshur nga përrenjtë mashtrues me euro e dollarë. Se vërtet mjaft masa hidroteknike të shtetit monist u zhdukën pa nam e nishan në emër të Lirisë së shtetit pluralist(një nga arsyet e braktisjes biblike të fshatit shqiptar), por në rastin konkret Lumi i Zagorisë është aty, bashkë me udhën e vet të mundimeve titanike për të mbajtur në këmbë njerëzinë; cicërimat e pafajshme të zogjve; pylltarinë dhe kullotat e famshme që i ka falur natyra; kanionet e rralla; vetë Turizmin e virgjër. Hileqarët e frikacakët që udhëhiqen vetëm nga “paraja-maskaraja” nuk heqin kollaj dorë nga avazi neveritës “ prish bucela e bëj kënace”! Vecse kjo racë nuk bie dot “në gjak” me atë lumë të urtë, aspak llafazan, aspak i vrazhdë e nursëz. Por as gjaklepur e frikaman. Megjithatë, sic na thotë shpesh një miku ynë, inxhinier i vjetër hidroteknik: Kujdes, lumi që fle edhe të mbyt !…

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zag4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zag4.jpg","attachment_id":"1019088"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zag6-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zag6.jpg","attachment_id":"1019086"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zagori1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zagori1.jpg","attachment_id":"1019091"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zagor2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zagor2.jpg","attachment_id":"1019090"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zag3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zag3.jpg","attachment_id":"1019089"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zag5-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zag5.jpg","attachment_id":"1019087"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zag8-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zag8.jpg","attachment_id":"1019085"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zag9-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zag9.jpg","attachment_id":"1019084"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zag10-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zag10.jpg","attachment_id":"1019083"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zag11-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zag11.jpg","attachment_id":"1019082"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zag12-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zag12.jpg","attachment_id":"1019081"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zag13-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zag13.jpg","attachment_id":"1019080"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zag14-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zag14.jpg","attachment_id":"1019079"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zag15-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zag15.jpg","attachment_id":"1019078"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zag16-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zag16.jpg","attachment_id":"1019077"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zag17-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zag17.jpg","attachment_id":"1019076"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zag18-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zag18.jpg","attachment_id":"1019075"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zag19-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zag19.jpg","attachment_id":"1019074"}]

8 komente në “Lumi i Zagories, unë dhe kuçedra e oligarkisë”

  1. Beni says:

    Ky eshte nje shkrim poeme. Si zagorit kam te drejte ta quaj te tille, se nuk di te jete shkruar me dhemshuri te vecante per ate lum te bukur te Zagorise Duke qene dhe mesues, vleresimin e kesaj perle te te mirenjohurit publicist Kristo Mertiri do ta bej me noten 10. Mirenjohje o pene e dashur.

  2. Niko.mihali says:

    Kristo Mertiri,me kete shkrim ua ke kaluar edhe shume poteve. Vetem malli dhe dashuria per ato ane,ta ka bere gjuhen shume poetike dhe dallgezon dashuria per ato kroje e ato brigje me plot pyje,me ato blire qe ju nisnin ne shkolle! …..Une e kam pare shume here ate lume kur derdhet ne Vjose dhe nuk besoja qe brigjet e Tij kishin gjithe kete pasuri! Po te isha ne Tirane do t,Ju takoja neser tek Bryli e do ngopja xhanin.por do degjohemi.. NikoM

  3. Dr. Fati says:

    Mahnitse natyra jone. Mjeshterisht e bie ate gazetari. Frikesohem nga oligarket qe i kane krahet te mbrojtur nga pushtetare te shitur me euro. O Zot, si mund te demtohet ky thesar, qe fotot e ilustrojne magjishem. Poshte oligarket dhe pusht-pushtetaret demone.

  4. Stefani says:

    Na shtove mallin per ate lum e gjithe luginen e Zagories o Njeri i mire e mendjearte. Njeqind here faleminderit.

  5. Zigua i Kelcyres says:

    Ka te drejte Niko Mihali me komentin e tij. Pajtohem me te.

  6. Ferdinandi says:

    Te lumte pena miku im Kristo! E ke qendisur zotrote, i dashur.

  7. Velo Salaria says:

    Fshatrat e Rrezes, mbushur me ere lule bliri
    na i sjell me mall nje pene floriri
    Nje pene, per tia patur ziline
    den babaden lidhur me Shqiprine.
    Nje pene qe sthyhet perballe cdo qafiri
    I miri yne Kristo Mertiri.

  8. Abdyl bakiu says:

    Vetem nje here kam qene ne ato ane. Kemi Shqiperi te bukur thashe dhe u betova se kete vere do shkoj prape atje. Por kur lexova kete shkrim mahnites mu shtua malli. Atje natyra eshte ulur kembekryq. Virgjeria e asaj zone duhet te jete paprekshme. Deflorimi i saj nga Hece dhe oligarke do ishte krim.Kristo Merturi, gazetari yne profesionist ngre zerin me te drejte.Zeri i tij te shkoje aty ku merren vendimet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *