Mjaft më! Ato janë të mitura, mos i torturoni duke dhënë mend!

Nga Klaudia Malaj

Kjo javë, që nuk dihet kur do mbyllet dhe do hesht përgjithmonë nga përdhunimet masive që po i bëhen vajzave të mitura që kanë rënë pre e abuzimeve seksuale, u bë më e rëndë seç u mendua në fillim.

Përveç dëmit psikologjik, njollës që iu vu familjes dhe vetë vajzës, askush nuk ka dal më i dëmtuar nga kjo situatë.

Dhe, si për të mos mjaftuar tragjedia fizike dhe psikologjike, sot vjen edhe një tronditje kohore e cila zgjat shumë dhe nuk i ndihmon dot as plagët të mbyllen.

Të gjithë personat publik, të cilët deri para një jave heshtën, sot hapin nga arkivat mesazhe më fëmijë të përdhunuar, hapin kujtime të hershme dhe i tregojnë si raste që duhet marrë masa, apo se si mund të jenë ndjerë kur i kanë lexuar apo kur kanë qenë shumë pranë rasteve.

Po ku ishit ju të kollarisur dhe flokëkrehura që nuk i keni ndihmuar këto vajza? Por, sot dilni si heronj që i dinit disa situate dhe keni materiale për t’i sjell shembull?

Me ç’të drejtë? Me cilin tagër? A e kuptoni çfarë bëni? Media, opozita dhe shoqëria po i ripërdhunon duke folur dhe duke i shndërruar në tema të ditës.

Fëmijët nuk janë parti politike që të mund t’i ngjyrosësh me ngjyrat tuaja të preferuara. Ku janë organizatat për të drejtat e fëmijëve, të drejtave të njeriut të çojnë këshilluesit dhe të organizohen tryeza, dhe tu jepet ndihma vajzave në nevojë. Të mos mungojë këshillimi psikologjik.

Apo kur nuk hidhen lekë nuk e shihni si pjesë të misionit tuaj për të ndërmarrë organizime të tilla? Turp! Nuk zgjidhet asgjë me çuarjen e një grupi njerëzish në protestë sepse kështu do politika.

Para flamurit partiak, jeni njerëz.

Fëmijët njihen me fatkeqësitë përmes njerëzve, ashtu siç u njohën dhe këto vogëlushe me lënien tuaj në baltë dhe me vijimin e misionit tuaj: “Të keni gati emisionin në darkë”!

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Mjaft më! Ato janë të mitura, mos i torturoni duke dhënë mend!”

  1. h says:

    Dënoj me forcë aktin kriminal të pa pranueshëm nga një shoqëri civile
    që shqipëria nuk është,por ju nese doni të jepni kontributin tuaj,
    jepni edhe vajzës një këshillë si më e rritur, sepse një fëmijë 14 vjeç
    nuk mund të shkojë në hotel me djem me dëshirë që të bëjë sex
    për dhuratë.Kjo është e paparanueshme për moshën e saj.

  2. Flutura says:

    Shume e drejte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *