Pikturat e Hitlerit nuk shiten, ankandi nis me 45,000 euro

10 Shkurt 2019, 22:14Lifestyle TEMA

Pesë tablo që thuhet se janë pikturuar nga ish-kreu nazist, Adolf Hitler, dështuan të shiten në ankand në Gjermani. Shtëpia e ankandit Weidler kishte vendosur një çmim fillestar prej 45,000 eurosh.

Ankandi u mbajt në Nuremburg, qyteti gjerman dikur i njohur për tubimet masive të Hitlerit, ku nazistët kryesorë u gjykuan më vonë për krimet e luftës.

Akuzat për falsifikimin e objekteve e dëmtuan ankandin dhe kryebashkiaku i qytetit Ulrich Maly e përshkroi këtë si një “shije të keqe”. Në shitje kishin dalë gjithashtu një vazo dhe një karrige e thurur.

Shfaqjet publike të simboleve naziste janë të ndaluara me ligj në Gjermani, përveç disa rasteve, si ato arsimore apo historike.

Shtëpia e ankandit përdori disa boshllëqe të ligjit për t’i përfshirë objektet në katalogun e shitjeve.

Ndërkohë, dhjetëra vepra arti që ishin parashikuar të dilnin në shitje, u sekuestruan nga policia gjermane.

Prokurorët thanë se 63 objekte që kishin mbishkrimet “AH” ose “A Hitler” u konfiskuan pas dyshimeve se mund të ishin të falsifikuara.

2 komente në “Pikturat e Hitlerit nuk shiten, ankandi nis me 45,000 euro”

  1. ????? says:

    E bëri Izraelin vëndin më të pasur në botë nazisti Gjerman.

  2. Zigur Qarri says:

    I njejti fat si “pikturat”zhgarravitesit Edvin Rama.Hitleri demagog,Rama demagog,Hitleri perdorues droge,Rama gjithashtu,
    Hitleri piktor i deshtuar,Rama gjithashtu,Hitleri skizofren rreaktiv,Rama gjithashtu!Si ka mundesi kaq ngjashmeri?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje