Reforma në Drejtësi e ka fajin!

Nga Mero Baze

Ka dy lloj reagimesh pas vendimit të një gjykate që i ka hequr dënimin e përjetshëm Dritan Dajtit, akuzuar për vrasjen e katër oficerëve të policisë.

Reagimi i parë dhe normal, është ai që kërkon të ankimohet çështja dhe të verfikohet integriteti i trupit gjykues nga institucionet e reja që ka krijuar nga Reforma në Drejtësi.

Kjo vjen nga zyrtarë të lartë të qeverisë, të drejtësisë dhe institucionet ndërkombëtare.

Reagimi tjetër cinik është jo kundër gjyqtarëve, por kundër Reformës në Drejtësi. Në të vërtetë ky reagim nuk ka të bëjë fare me rastin në fjalë, por është vazhdimi i luftës kundër Reformës në Drejtësi, edhe duke përdorur arsye përse duhej kjo reformë, që janë gjyqtarët e këtij tipi.

Si shumë politikanë që tentuan të bllokojnë Reformën në Drejtësi edhe mbështetësit e tyre, tentojnë ta shikojnë këtë vendim si fryt i reformës, ndërkohë që e vërteta është se Reforma është fryt i kësaj maskarade gjyqtarësh të cilët e bënë të nevojshme atë.

Gjyqtarët që kanë dhënë këtë vendim, janë ende të pa kaluar në ‘sitën’ e Vettingut dhe si shumë të tjerë i shikojnë orët e fundit të tyre në drejtësi, si një rast për të bërë nderet e tyre. Biles, nëse ka një kohë, që është e zezë për drejtësinë, është kjo para verifikimit final të çdo gjyqtari dhe prokurori nga Reforma në Drejtësi.

Të gjithë ata që e dinë vetë se çfarë kanë bërë dhe që nuk kanë shans ta kalojnë Vettingun, janë sot trupa më e papërgjegjshme e sistemit të drejtësisë. Dhe të gjithë ata që nuk lanë gjë pa bërë që të mos bëhej Reforma në Drejtësi janë sot avokatët e tyre.

E vërteta është se Reforma në Drejtësi ka peshën e saj të fajit në atë vendim. Ajo është shkaktare përse ata gjyqtarë ulin standardin e gjykimit deri në këtë shkallë. Reforma në Drejtësi është me të vërtetë problemi i atyre gjyqtarëve, pasi ajo do t’i nxjerrë nga sistemi. Në këtë kontekst është e vërtetë që Reforma në Drejtësi i ka shtyrë në mëkat, por i ka shtyrë drejt mëkatit të fundit.

Fakti që Reforma në Drejtësi po zbatohet dhe institucionet po ngrihen, pavarësisht pengesave, i ka bërë të pashpresë një kategori të tillë nga njerëzit e drejtësisë. Për këtë arsye, ja vlen ta fajësojmë Reformën në Drejtësi, por jo si një e ardhme e keqe, por si një fund i së keqes.

Pikërisht prej frikës së saj, ata që e ndjejnë veten të ikur, po përpiqen të bëjnë gjëmat e fundit. Dhe pikërisht prej saj, ata që nuk e deshën, po përpiqen të anashkalojnë fajtorët e vërtetë dhe arsyet e vërteta të vendimit të tyre, me shpresë se mund të hedhin sërish një gur mbi reformën.

Ajo e ka fajin! Dhe ajo e ka vërtet. Po i detyron “ujqërit” e drejtësisë të dalin vetë nga strofkulla.

 

 

REMOTE_ADDR:[]

18 komente në “Reforma në Drejtësi e ka fajin!”

  1. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    ore do dali ndonje jurist te analizoje vendimin e gjykates apo do rrime te degjojme pordhet e politikaneve e te gazetareve qe nuk ia kane haberin kesaj pune. Jo per gje po ndoshta fajin e ka prokuroria qe le hapesira e jo gjykata, ose ndoshta fajin e ka ligji e nuk ka faj as gjykatesi as prokurori dhe ligjet dihet kush i ben dhe i aprovon. Pranej po them, a ka mundesi te dali naj jurist e te analizoje per publikun vendimin e gjykates dhe pse e si u arrit deri ketu. A ka mundesi te beni publike e te zbardhni arsyetimin e vendimit te marre nga kjo trupe gjykatesish, pra ti hyjme nje debati profesional duke lene jashte llogjet propgandistike te Meros, Gjonajt, Lleshajt, Preshajt & co..

    1. o car me xhunga relax se ke mare kot.
      nga kush jurist pret ti te te sqaroj,nga ata qe shkelin ligjin ,nga ata te korruptuarit me vila kudo,nga ata qe i ka vene xhaxhi saliu tek plepat,apo nga mediokrit.apo nga profesoret si argita e co qe po i shplajne trurin studenteve te bllokojne universitetet.
      ketu te gjithe hajdutet e kriminelet dhe karieristet e pa afte jane bere bashke dhe nuk cahen.
      po nuk me besove mue pyet idhullin tend saleh,ose bujar nishanin me like floririn,nje shpjegim mund ta japi edhe lulushja me muniken qe shantazhon MD

      1. Sit back and relaks■●▪%^* says:

        o shoku kolloqife me rigon, debati per denimin me 25 vjet te tan dajtit eshte debat juridik e jo politik. A mund te me thuash ti si car pa xhunga qe je, pse ia ulen nga i perjetshem ne 25 vjet? kane marre gje leke gjyqtaret? nqs po mund ta vertetosh? kane marre gje urdher politik? nqs po mund ta vertetosh? jane kercenuar gje nga i pandehuri? nqs po mund ta vertetosh? te gjitha keto hipoteza dhe pyetje ngrihen ne momentin kur vertetohet qe vendimi i gjykatesve eshte i pabazuar ne ligj por deri me sot ne nuk dime e as kemi pare te zbardhur arsyetimin e vendimit dhe asnje jurist i majte i djathte apo i pavarur nuk ka dhene nje opinion, i vetmi eshte Jurist Mero! Ne cdo vendim gjyqesor ka gjyqtare te se njejtes trupe gjykuese qe arsyetojne pro dhe kunder, pra ligji lejon hapesira te tilla dhe prandaj ekziston opsioni i apelimit ne nje shkalle me te larte deri ne gjykate kushtetuese dhe strasburg, sepseti zoti car pa gunga ceshtja mund te shkoje ne strasburg dhe ata te arsyetojne njesoj sic arsyetuan keta gjykatesit por kjo nuk do te thote qe strasburgu eshte kunder reformes ne drejtesi sic aludon Mero. Nqs nuk ju pelqen sistemi gjyqesor qe kemi ath vendosni sistemin amerikan me juri ku vendos juria e jo gjykatesi, bile meqe eshte amerika vete qe po na e ben reformen duhet ta kishte bere edhe kete, nje sistem amerikan te gjykatave ku vendimi merret ne emer te popullit i cili perfaqesohet nga nje juri e nxjerr prej tyre. Por ne kete rast problemi nuk eshte gjyqesori po politika pasi ministrja e drejtesise dhe Leshi i ministrise mrencme dolen ne deklarata pas sulmeve politike te opozites dhe aludimit qe ulja e denimit te Dajtit eshte bere meqe ai qenka afer pozites nderkohe qe pozita akuzon per te njejten gje opoziten. Kjo nderhyrje e politikes ne nje vendim gjyqesor e dhjet drejtesine dhe reformen ne drejtesi me shume sesa vete vendimi gjyqesor sado hipotetikisht i gabuar te qene. Ajo eshte nje ngjarje fatkeqe e cila mund te ishte evituar nqs edhe nderhyrja e policise do kishte qene me profesionale, nqs urdherat do kishin qene me te qarte, nqs emocioni nuk do fitonte mbi llogjiken etj. Ne nuk i dime te gjitha detajet, ne nuk dime nqs policet kishin shenja dalluese kur ju afruan makines me arme ne dore, ne nuk dime nqs ndokush i thirri dil jashte nga makina jemi policia, ne nuk dime nqs policet kishin distinktivet te varur ne vend te dukshem etj etj. cfare duhet te mendoje nje kriminel qe ruhet edhe nga shteti edhe nga rivalet kur shikon civile me arme ne dore ti afrohen makines? Ne nje shtet me polici te korruptuar, me nje politike qe shfrytezon krimin per vota e per favore politike nga ta dinte krimineli qe dikush atje lart nuk do te ishte i interesuar per ta hequr qafe ne nje konflikt te inskenuar me policine? Pra shoku kolloqife prandaj duhet nje debat juristesh dhe specialistesh te fushes se gjyqesorit dhe policise dhe jo lloqet e politikes apo gazetareve qee nuk lene rast pa i lepire bythen pushtetit.

  2. Feniks says:

    Vetem nje pastrim i plote i politikes dhe i gjithe sistemit te drejtesise mund te beje te mundur shpetimin e ketij vendi te degdisur ne buze te gremines perfundimtare!
    Shteti ligjor nuk ekziston!
    Korrupsioni mbrohet nga kryeministri!
    Administrata qendrore dhe vendore eshte e rrenuar totalisht!
    Kushtetuta eshte bere si tefter hallvaxhiu ku per gjithcka vendos sulltani,pra kryeministri atehere cfare pritet te ndodhe ketu pervec se te ikin te gjithe neper bote?
    Kemi nje kryeminister te pa pergjegjshem,arrogant,cinik,mashtrues,mendjemadh,perbuzes i cdo mendimi kunder,organet filtruese te shtetit per zbatimin dhe kontrollin e ligjeve nuk ekzistojne,atehere per cfare na duhet Europa?
    Nje vend ku nuk ka sindikata,ku rolin e tyre e luajne ca analiste qe paguhen nga partite kryesore,qe shtypi eshte ndare ne dy pjese,qe perendimi hesht para hajduteve e krimineleve,atehere demokraci nuk ka!
    Pas 28 vjet kapitalizem Shqiperia perfundimisht ndodhet ne prag te humneres se pakthyeshme!
    Shqiperia eshte me prane se kurre duke u kthyer ne nje “shprehje gjeografike”!

    1. Alb says:

      Pas 28 vjetesh kapitalizem Shqiperia ndodhet shume prane evropes

  3. Flutura says:

    Anslize matematikore 👏

  4. Komentuesi says:

    Respekt Mero.Je i madh.Eshte shume e vertete,se ata qe din fundin e tyre se ç’i pret nga reforma ne drejtesi dhe jane ne oret e fundit e te bejne nderet ndaj njerzeve te denuar. Ata thon se te pakten te marim ca para dhe pastaj te shkojme e te rrim rehat.Por ata nuk e din se edhe po nuk kalove vetingun,do kalosh ne gjykim per krimet qe ke bere.Pershendetje.

  5. sali says:

    Kush jane emrat e gjyqtareve? Pastaj si nuk doli nje burre t’ua q…e k…at ketyre e ca te tjereve. Njerez e popull i tredhur!

  6. marku says:

    Pervec vetingut mendoj se duhet rishikuar edhe kodi penal dhe ai i procedures penale.Si shembull mund te sjell rastin e perdorimit te eksplozivit i cili duhet trajtuar si akt terrorizmi dhe jo si krim ordiner pavaresisht se ku perdoret ! Kufizimi i interpretimit te ligjit nga ana e gjykatesve krahas vetingut te personave qe punojne ne sistemin e drejtesise do te ishte nje arritje e plote reformes ne drejtesi !

  7. Vezhguesi says:

    – Nje person I akuzuar per vrasjet e 4 oficere e te policies , pas 5 vjetesh hetim, denohet me 16 vjet burg ,qe pas disa vitesh mund to ulet per qendrim te mire! Dikushi kerkon shkak in e uljes, qe per must esht I qarte: gjykatave te korruptum qe Kan marr pagesen e radhes para se te shkarkohen nga vetingu! Vendimet e gjykatave keto 30 vjetet e fundit Jan marre mbi arsyetime qesharake , te paskrupullta nga gjyqtaret e plepave te saliqenit, e Kam vuajt ne lekuren time.

  8. Lani says:

    Po qe kane kryer vepra te denueshme nga ligji e qe po vazhdojne te bejne padrejtesi, a do mbajne pergjegjesi keta gjyqtaret? Nuk i prek njeri ndaj dhe vazhdojne t’i heqin dhe guret e fundit drejtesise. Ndaj bejne leket e tallin bythen me keta politikane e sidomos me kete popull shurdh memec e te pandjeshem deri ne çudi!

  9. alphade says:

    Gjyqtaret qe kane vene firmat analfabete per te ulur denimin e
    Dritan Dajtit nga “burgim te perjetshem” ,ne 25 vjet burg duhen
    cuar sa me pare ne burg dhe te denohen aq sa denuan ata D. Daj-
    tin,25 vjet dhe me kushtin qe te mos i zbritet asnje dite ky denim.
    QELBESIRAT E SHEKULLIT….!!!!!!

  10. leka says:

    sakte mero.ne vendet e tjera per kater vrasje denohesh me 4 burgime te perjetshme…hiqi nje te treten si ketij mikut, hajd se po i heq gjysmen, e mbeten 2 burgime te perjetshme ….keta gjyqtare e dijne se nuk e kalojne siten prandaj bejne rremuje

  11. ilir hoxha says:

    ata 3 gjyqtare duhet te burgosen urgjentisht

  12. Anis says:

    E tmerrshme kjo qe ndodh.

  13. peter says:

    Gjykatesit nuk bejne ligje . Gjykatesit vetem i interpretojne ligjet si jane shkruar dhe kuptuar.. Reforma ne drejtesi eshte ndyresia dhe poshtersia e nje sistemi te gjelbur ne shqiperi dhe kudo tjeter ku flitet per te per te mbuluar dobesine dhe poshtersine e ligjeve anti kushtetuse dhe anti popullore te cdo shoqerie. Gjygjtaret jane te gjithe njesoj , ska gjygjtare te mire apo te keq , Ka vetem ligje qe mbeshtesin hajdutin dhe kriminelin…… Prandaj shqiptaret te hapin syte nga qfare ju ushqen qeveria dhe propaganda e saj….. ESHTE ME LIGJ NE SHQIPERI , KODI I ANONIZIMIT NE GJYKATAT POPULLORE, , ruhet privatesija e personit ne gjykaten publike, Nuk ka ironi me te madhe.. per sistemin e drejtesise,ne shqiperine socialiste te rilindur, O NE SHQIPERINE KAPITALISTE TE DEMOKRACISE alla alla shqiptarce ku pronat ju takojne atij qe i punon. . Prisni se shume shpejt do beheni europiane qe jeni , se europian junion nuk do jete atje .. Shqiperia eshte ajo parte e europes qe quhet Turqi..????

  14. Andy says:

    Dikush kerkon emrat e gjyqtarve qe ishin per gjykim te shkurtuar…..
    Njeri prej tyre (S. Damini) ka mbaruar per inxhinier nafte dhe pastaj me kursin e plepave u be gjyqtar me pasuri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *