Reklamoi kompaninë e basteve në stadium, procedohet administratori i "Kastriotit"

10 Shkurt 2019, 09:25Sport TEMA

Administratori i ekipit të futbolli “Kastrioti” është proceduar penalisht nga policia e Tiranës, pasi gjatë ndeshjes së futbollit në stadiumin “Selman Stermasi”, ka reklamuar një shoqëri bastesh sportive në kundërshtim me ligjin.

Policia e Tiranës bën me dije se është proceduar penalisht administratori Gazmend Vogli, 30 vjeç, banues në Krujë.

“Në datën 09.02.2019 në stadiumin “Selman Stermasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes së superligës është konstatuar se në fanellat e lojtarëve të ekipit që ky shtetas është administrator ka pasur logo reklamuese të një shoqërie bastesh sportive, në kundërshtim me ligjin nr.75/2018.

Gjithashtu po kryhen verifikime për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës“ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal edhe për vëzhguesin e Federatës Shqiptare të Fubollit prezent në këtë ndeshje i cili ka lejuar që futbollistët të futen dhe të luajnë ndeshjen duke pasur të reklamuar në fanella këtë logo të kompanisë së basteve.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprime të mëtejshme.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje