Rrëfehet Lloris: Isha në depresion pas Botërorit, ndihesha bosh!

Rrefehet Hugo Lloris dhe është një nga ato rrëfime që nuk duhet humbur. Të fitosh Kupën e Botës është kulmi i karrierës për çdo futbollist, gëzimi më i madh për çdo sportist.

Por më pas gjithçka përfundon dhe pas lumturisë mund të përfundosh në një tunel. Kështu ka ndodhur për portierin dhe kapitenin e Francës, Hugo Lloris, kampion bote në Botërorin “Rusi 2018”.

Njeriu që ngriti lart në qiell trofeun, ka rrëfyer për “Telegraph” përvojën e tij pas Botërorit që u zhvillua verën e kaluar: “Pasi fiton Botërorin, 2-3 ditë pas këtij eventi ke se me çfarë te merresh, çfarë të tregosh etj, etj. Janë festimet, takimet zyrtare dhe detyrime të tjera të këtij lloji”, u shpreh Lloris.

Po më pas? “Pasi përfundon gjithë këto takime e ceremoni zyrtare nis një zbrazëti e frikshme. Mendërisht dhe psikologjikisht je në një humbëtirë. Ishte një moment depresioni për mua. Kam qëndruar 24 orë rresht shtrirë në krevat për të harruar gjithçka. Ndihesha tërësisht bosh”, kujton Lloris.

“E dija që as pushimet nuk kisha për t’i shijuar ashtu si gjithnjë, pasi sezoni i ri me Tottenham ishte në derë. Por tani ai depresion ka kaluar. Jam një tip që mësoj shumë nga çdo përvojë, pozitive apo negative. Për mua tani ka nisur një histori e re, në çdo moshë mund të mësosh diçka të re”, deklaroi Hugo Lloris.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *