VIDEO: Dy gjermanët dhe Ronaldo i japin fitoren Juve-s

Juventus ka mposhtur 3-0 ndaj Sassuolo-s në Mapei Stadium dhe rikthehet te fitorja pas barazimit me Parma-n një javë më parë.

Skuadra e Allegri-t ka vuajtur gjatë pjesës së parë dhe duhej ndërhyrja e portierit Szczesny për të shmangur golin e avantazhit për vendasit.

Megjithatë, ka gjetur golin e avantazhit me Sami Khedira në mesin e pjesës së parë.

Pas golit, Juve e kishte më të lehtë të kontrollonte ndeshjen dhe shënoi edhe dy gola të tjerë me Cristiano Ronaldo dhe Emre Can.

Me golin e shënuar ndaj Sassuolo-s, Cristiano Ronaldo tashmë ka shënuar 20 gola në të gjithë kompeticionet. Diçka që e ka bërë në 13 sezonet e fundit (1 Juventus,  Real Madrid, 3 Man United).

Me këtë fitore, bardhezinjtë shkojnë në kuotën e 63 pikëve dhe vazhdojnë të marshojnë përpara pa asnjë humbje këtë sezon.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *