Demonstratat nuk reshtin: Dhjetëra mijёra serbё kundёr presidentit Vuçiç

11 Shkurt 2019, 08:54Rajoni TEMA

Demonstratat nuk po reshtin – ishte e shtuna e dhjetë në radhë që demonstruesit protestuan në 40 qytete të Serbisë kundër presidentit Aleksandar Vuҁiҁ. Qëllimet e demonstratëve megjithatë mbeten jo konkrete.

Nën moton “një ndër pesë milionë” demonstruesit kërkojnë media të lira dhe kushte korrekte për zgjedhjet.

Pavarësishst këtyre kërkesave objektivat politike të demonstruesve edhe dy muaj e gjysmë pas protestave mbeten jo të qarta.

Spektri i partive që i mbështesin ato përfshin grupimet nga e majta deri tek e djathta ekstreme. Motoja e protestave i referohet një deklarimi të presidentit, sipas të cilit ai nuk do t’u përgjigjej kërkesave të demonstruesve edhe sikur ato të vinin nga pesë milionë qytetarë. Serbia ka shtatë milionë banorë.

Shkas për protestat u bë sulmi ndaj një politikani të opozitës

Kundër qeverisë së Vuҁiҁit të shtunën (09.02) u protestua edhe në qytetet Kragujevaҁ, Pirot, Prokuplje, Gornji Milanovaҁ, Bela Crkva dhe Boljevaҁ, njofton portali “danas.rs”.

Demonstrata e parë kundër Vuҁiҁit u zhvillua më 8 dhjetor duke marrë shkas nga sulmi brutal ndaj një politikani të majtë opozitar nëntorin e kaluar në jug të vendit.

Dorasit deri më sot nuk janë identifikuar. Protestat i iniciuan pas kësaj organizatat e shoqërisë civile dhe aleanca për Serbinë, një shoqatë e përbërë nga një duzinë partishë opozitare me orientime të ndryshme politike. Ato e akuzojnë Vuҁiҁin, se i ka mbyllur gojën medias dhe

Vuҁiҁ, i cili nga utranacionalist është shndërruar në pro-europian, i hedh poshtë akuzat. Ai ka nisur fushatën “E ardhmja e Serbisë”, përmes së cilës në mbarë vendin do të promovojë sukseset e tij politike. Vëzhguesit mendojnë, se Vuҁiҁ me këtë synon të përgatisë zgjedhje të parakohshme.

Opozita e përҁarë

Presidenti disa herë ka përsëritur, se si “lëshim” ndaj demonstruesve ai mund të afrojë afatin e zgjedhjeve në pranverë sivjet, të cilat në fakt duhet të zhvillohen në vitin 2020. Sipas anketimeve ai do të dilte fitues nga këto zgjedhje. Partia e tij SNS dominon skenën politike. Opozita është e përҁarë. Këtë javë opozita kërcënoi me bojkotimin e zgjedhjeve, në rast se Vuҁiҁ nuk u përgjigjet kërkesave të tyre për zgjedhje të lira dhe korrekte.(DW)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje