Dhunimi i mjekut në QSUT, Manastirliu: Akt barbar, ndryshime në Kodin Penal

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj një mjeku roje në QSUT.

Teksa e ka quajtur një akt barbar, Manastirliu ka kërkuar ndryshime në Kodin Penal.

Kam kërkuar që kanosja për shkak të detyrës ndaj mjekëve, të klasifikohet si vepër penale Në cilësinë e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dënoj me forcë aktin e neveritshëm, të agresionit të dhunshëm ndaj mjekut infeksionist G.S, ditën e djeshme në spitalin infektiv në QSUT.

Eshtë barbari të sulmosh një profesionist të shëndetit, për më tepër në kushtet kur është duke ofruar me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për qytetarët. Sulme të tilla ndaj mjekëve, infermierëve, apo cilitdo që me vetëmohim dhe sakrificë, punon përditë, në shërbim të shëndetit të qytetarëve, meritojnë ndëshkimin maksimal që lejon ligji.

 Inkurajoj organet e drejtësisë të hetojnë me prioritet maksimal këtë ngjarje të ndodhur brenda mjediseve të një spitali dhe të procedojnë duke dhënë një ndëshkim shembullor për agresorët, që duke vënë dorë mbi një mjek, shkelin jo vetëm ligjin, por edhe çdo normë morali dhe etike, si dhe çdo kod sjelljeje. Akte të tilla nuk mund të tolerohen, ndaj kam propozuar një ndryshim në kodin penal, për të konsideruar kanosjen ndaj bluzave të bardha, si vepër penale.

Do të nisin një seri diskutimesh edhe për rishikimin e gabimit mjekësor dhe mënyrës se si ai trajtohet. Patjetër që do të dëgjohet zëri i profesionistëve. Por unë besoj se kjo nismë është e rëndësishme për të garantuar respektimin e dinjitetit të mjekëve, siç ata e meritojnë”, shkruan Manastirliu. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Dhunimi i mjekut në QSUT, Manastirliu: Akt barbar, ndryshime në Kodin Penal”

  1. Kuq e zi says:

    Mjeksia ne shqiperi eshte kategoria me bastarde dhe e pa shpirt mjer ai qe ka nevoje per ta
    Ne perendim cdo mjek ben nje periudhe vullnetare ne shtetet e varvfra kete e ben per te gjetur fisnikrine e zanatit si mjek
    Pra sa mjeke shqiptar kane shkuar ne afrike si vullnetar?
    Me prefesionalizem ta them dhe une fute ne byth ket deklerate per ate kategori hienash

    1. Alumi says:

      100% dakord me ty.

    2. Roberto says:

      Kuq e Zi ti mendon se jashte shtetit doktoret jane me te mire te pakten e atyre qe kemi patur dhe atyre pak qe kane mbetur ketu?? Jashte kane aparatura me te mira por nuk kane eksperiencen e mjekve tane. Jam dakort qe ketu ka hyre pislleku ne mes sepse shume mjeke te shikojne nga duart kurse andej po nuk pate para dhe te jesh i siguruar vdes ose te rrjepin pasi ata shikojne se si e ke ti inshurancen te mire apo te keqe sepse parate ja marrin asaj deri ne maksimum dhe ka shume raste qe te lene sakat me keq nga c’ishe. Te pakten ketu mjeku ka nje pergjegjsi pak me te madhe por qe eshte shume minimale. Iku koha qe ju e keni share apo vazhdoni akoma ta shani kur mjeksia bente te pamunduren per njeriun me gjithe kushtet e veshtira por ishte falas.

  2. Loni says:

    Ogerta sulmi ndaj zyrtarit eshteveper penale aktualisht….

  3. xxx says:

    Mjeket nuk te zene me dore po nuk pagove, edhe kur vete te marresh nje recete na abulance te sjellin verdalle dhe te rastakpitin, nuk e pjerdhin fare betimin e Hipokratit duke e kthyer ne Hipokrit

  4. Sarandioti says:

    Ne Shtator isha me mamane ne Urgjencen e Sarandes edhe mjeku i rrojes nje pallosh i gjate nga Konispoli as nuk ju afrohej fare pacienteve , vetem dergonte nje infermiere (me origjine nga Tepelena ) ti ju bente nga nje serum ( pa dutur se cfare kishin) , kurse dhoma ku rrinin mjeket e tjere te rrojes qelbej era duhan. As dorashka per tu mbrojtur per veten e saje nuk kishte infermerja qe bente serumet ( na sherbeu me miresjellje) Si duhet te sillesh me doctore/hijena te tille?

Lini një Përgjigje te Alumi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *